Kreu i Dmokratëve Euroatlantikë, Lulzim Basha, në tryezën me partitë politike dhe këshilltarët bashkiakë të forcave të Harkut Opozitar Euroatlantikë, se shqiptarët kanë mundësi për të hedhur kastën e vjetër dhe të dëgjojnë ofertën e gupimit të tij për Shqipërinë e të nesërmes.

Basha tha se programi i Demokratëve Euroatlantikë për të përndjekurit politikë, për pronarët, për sipërmarrësit, për fermerët, për rininë, janë vetëm disa nga zotimet për t’i rikthyer shtetin shqiptarëve dhe për të shporrur qeverinë korruptive.

“Kthejmë kokën nga njëra anë dhe shohim Edi Ramën dhe Sali Berishën të përqafuar duke kërcyer tango bark më barkë me njëri tjetrin dhe po kështu edhe vartësit e tyre. Le të kthejmë kokën nga ne dhe mos ta heqim vështrimin, mos ta heqim vëmendjen, të dëgjojnë ofertën tonë politike, angazhimet tona për Shqipërinë e të nesërmes, programin tonë për të përndjekurit dhe për pronarët. Humbësit më mëdhenj të Katovicës së parë, kundërshtarët më të rrept të Katovicës së dytë të rilindur apo të rithemeluar. Le t’iu flasim të rinjve dhe të rejave shqiptare, jo me slogane, as me dëshirën për t’i përdorur për fushatën e rradhës, por me fjalë të qarta që i bëjnë të kuptojnë njësoj si fëmijët tanë që ne i kuptojmë ata.

Le t’i flasim sipërmarrjes shqiptare dhe t’i themi kështu siç po mundohen të monopolizojnë Parlamentin me lëpirësit e kryetarëve, me kamikazët e Edi Ramës dhe Sali Berishës, kështu ju kanë shtyrë ju nga tregu sepse treg më nuk ka. Me planin tonë do ta pësojnë monopolistët, pseudosipërmarrësit që nuk ekzostojnë dot një ditë pa dorën e djerësitur të shtetit korruptiv dhe se me taksën 9% do të vendoset jo thjesht drejtësi, por dhe barazi oportunitetesh, baza e një tregu të lirë prodhues, punësues dhe krijues i mirëqenies dhe jo i fatkeqësisë i sipërmarrjes shqiptare, duke përfshirë këtu profesionet e lira dhe shtresën e mesme.

Le t’i flasim fermerëve shqiptarë, më të diskriminuarit e Ballkanit, ata që nuk kanë nevojë t’i krahasojmë as me holandezët dhe italianetë dhe as me grekët dhe gjermanët, as me kroatat madje, por me fermerët e Kosovës për të kuptuar se çfarë rrënimi kanë sjell jo vetëm politikat e mbrpshta, shkatërrimtare për zhvillimin rural, jo vetëm batërdia dhe vjedhja e fondeve shqiptare por dhe vjedhja e fondeve Europiane për të cilat shumë shpejt do të përgjigjen në nivelin më të lartë, por dhe harbutëria e tyre e demonstruar ditë për ditë dhe javë për javë mbi fermerët. Të rikonfirmojmë zotimin tonë në një Shqipëri me 7.2 miliardë euro shpenzime që nuk gjen 100 milionë euro subvencionime për 1/3 e shqiptarëve që jetojnë me tokën dhe nga toka. Është minimumi që do të gjejnë në programin tonë vetëm për subvencione” – tha Basha.

Ai më tej tha se kjo është një mundësi e artë për t’i dhënë shkelmin përfundimtar përfaqësuesve të kësaj kaste të vjetërruar politike të korruptuar deri në palcë, që ka humbur çdo lloj lidhje me njerëzit. Sipas tij, 11 qershorit nuk ishte goditja finale, por i motivon më shumë demokratët euroatlantikë për t’i shkuar deri në fund betejës e për t’i dhënë shqiptarëve një ekip të ri,

“Është një mundësi e artë për t’i dhënë shkelmin përfundimtar përfaqësuesve të kësaj kaste të vjetërruar politike, të korruptuar deri në palcë, që ka humbur çdo lloj lidhje me njerëzit, që nuk i voton as shtëpia e vet dhe që nuk shohin dot në sy as prindërit, as fëmijët e tyre, jo më të shohin qytetarët. Ndaj, le të ngrihemi në lartësië e këtij momenti. Shumëkush në veçanti pas 11 qershorit ka ndjerë sikur kjo ishte goditja finale. Nuk ishte goditja finale. Ishte përpjekja e rradhës për të na ulur kokën. Nuk na e ulin kokën. Nuk na e zbusi nervin, nuk na dëshpërojnë, na motivojnë për t’i shkuar deri në fund betejës për t’i shporur së bashku siç janë kapur dorë për dore. E për t’i dhënë shqiptarëve një ekip të ri, një ekip frymëzues dhe programin ashtu siç e meritojnë” – u shpreh Basha.