Tre gënjeshtrat e Ramës për të justifikuar shtyrjen e hyrjes në fuqi të ligjit për nëpunësin civil
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, deklaroi sot se Edi Rama u justifikua dje me 3 gënjeshtra për shtyrjen e hyrjes në fuqi të “Ligjit për Nëpunësin Civil” i miratuar me konsensus me 30 maj të këtij viti. Duke i’u përgjigjur pyetjeve të gazetarëve lidhur me deklaratën e një dite më parë të kryeministrit Rama, zoti Basha tha se Rama gënjeu se ligji është i pazbatueshëm, gënjeu kur deklaroi se ka kërkuar konsensusin e opozitës, sikundër gënjeu kur tha se shtyrja e ligjit është sugjerim i partnerëve. Zoti Basha i ka kujtuar Edi Ramës, se nuk është ai që gjykon kur ligjet janë ose jo të zbatueshme, ai ka detyrimin vetëm t’i zbatojë ato.
“Gënjen kur thotë se ligji është i pazbatueshëm sepse aktet normative nuk janë hartuar. Ligji i miratuar me unanimitet në sallën e Kuvendit me 30 maj thotë që aktet nënligjore do të bëhen tre muaj pas hyrjes së ligjit në fuqi. Ligji hyn në fuqi me 1 tetor dhe zoti kryeministër ka tre muaj kohë për të bërë aktet nënligjore. Pra në mos qoftë një keqkuptim apo keqkëshillim është një gënjeshtër e pastër.
Së dyti, gënjen kur thotë që ka kërkuar konsensusin e opozitës aq më pak të Partisë Demokratike, as një akt nuk kemi pasur deri sot për të kuptuar se çfarë do të ndryshojë dhe se çfarë e pengon zotin Rama të zbatojë ligjin, të cilin e ka detyrim ta zbatojë.
Së treti, gënjen kur thotë se ky është një sugjerim i partnerëve, kur në fakt është mësuar se është ai që ka kërkuar në mënyrë jo transparente, tinëzare në dhoma të errëta për qëllime të errëta përkrahje për nëpërkëmbjen e konsensusit të 30 majit, konsensusit të tre ligjeve për integrimin e vendit në Bashkimin Europian. Këto janë tre gënjeshtra.”- u shpreh Basha.
Kryetari i PD e konsideroi vënien në pikëpyetje të zbatueshmërisë së ligjit një akt destabilizues për vendin, ndërsa theksoi se kryeministri nuk gjykon kur ligjet janë ose jo të zbatueshme, ai ka detyrimin vetëm t’i zbatojë ato.
“Ligjet nuk janë që të gjykojë kryeministri janë apo s’janë të zbatueshme, ligjet nuk janë që të gjykojë qytetarët janë apo s’janë të zbatueshme. Janë apo s’janë të zbatueshme ligjet e vendosin gjykatat e vendit, kryeministri, ministrat, drejtorët dhe çdo qytetarë ka për detyrim ta zbatojnë ligjin dhe jo të venë në pikëpyetje zbatueshmërinë e ligjit. Vënia në pikëpyetje e zbatueshmërisë së ligjit është një akt destabilizues jo vetëm për administratën, por për vendin në tërësi. Ndaj i bëj thirrje të heqë dorë nga ky hap që ka një dhe vetëm një motiv spastrimin e administratës publike me mjete të jashtëligjshme. Ligji hynë në fuqi me 1 tetor, është një ligj i miratuar me unanimitet, i hartuar me ekspertizën më të mirë vendas dhe të Bashkimit Europian dhe kryeministri e ka për detyrim ta zbatojë e jo të vëre në pikëpyetje zabtueshmërinë e tij. Çdo hap tjetër e vë në pikëpyetje legjitimitetin e një kryeministri që vë në pikëpyetje zbatueshmërinë e Kushtetues dhe ligjeve të vendit”- u shpreh Basha.
Prononcimi i plotë i Kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha:
Konstatojmë tre gënjeshtra në një fjalë të zotit kryeministër.
Gënjen kur thotë se ligji është i pazbatueshëm sepse aktet normative nuk janë hartuar. Ligji i miratuar me unanimitet në sallën e Kuvendit me 30 maj thotë që aktet nënligjore do të bëhen tre muaj pas hyrjes së ligjit në fuqi. Ligji hyn në fuqi me 1 tetor dhe zoti kryeministër ka tre muaj kohë për të bërë aktet nënligjore. Pra në mos qoftë një keqkuptim apo keqkëshillim është një gënjeshtër e pastër.
Së dyti gënjen kur thotë se ka kërkuar konsensusin e opozitës aq më pak të Partisë Demokratike. Asnjë akt nuk kemi pasur deri sot për të kuptuar se çfarë do të ndryshojë dhe se çfarë e pengon zotin Rama të zbatojë ligjin, të cilin e ka detyrim ta zbatojë.
Së treti gënjen kur thotë se ky është një sugjerim i partnerëve, kur në fakt është mësuar së është ai që ka kërkuar në mënyrë jo transparente , tinzare në dhoma të errëta dhe për qëllime të errta përkrahje për nëpërkëmbjen e konsensusit të 30 majit , konsensusit të tre ligjeve për integrimin e vendit në Bashkimin Europian.
Këto janë tre gënjeshtra.
Tani të merremi pak me një koncept shumë të rëndësishëm që çdo qytetar e ka të qartë por mesa duket kryeministri i vendit s’e ka të qartë:
Ligjet nuk jane që të gjykojë kryeministri janë apo s’janë të zbatueshme. Kryeministri, ministrat, drejtorët dhe çdo qytetar e kanë per detyrë ta zbatojnë ligjin, dhe jo të venë në pikëpyetje zbatueshmërinë e ligjit. Vënia në pikëpyetje e zbatueshmërisë së ligjit është një akt destabilizues jo vetëm për administratën, por për vendin në tërësi.
Ndaj i bëj thirrje të heqë dorë nga ky hap që ka një dhe vetëm një motiv: spastrimin e administratës publike me mjete të jashtëligjshme. Ligji hyn në fuqi më 1 tetor. Është një ligj i miratuar me unanimitet, i hartuar me ekspertizën më të mirë vendase dhe të Bashkimit Europian dhe kryeministri e ka për detyrim ta zbatojë e jo të verë në pikëpyetje zbatueshmërinë e tij.
Çdo hap tjetër e vë në pikëpyetje legjitimitetin e një kryeministri që vë në pikëpyetje zbatueshmërinë e Kushtetutës dhe ligjeve të vendit.