Kryetari i opozitës z. Lulzim Basha priti në një takim të veçantë në selinë e Partisë Demokratike të Shqipërisë, Ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Turqisë, z. Ahmet Davutoglu.
Gjatë bisedës u diskutua në lidhje me trashëgiminë e fortë të marrëdhënieve Shqiptaro – Turke dhe mbi partneritetin e rëndësishëm strategjik, që ekziston prej kohësh mes dy vendeve tona. U bë një bilanc i hovit që morën marrëdhëniet Shqiptaro – Turke gjatë 8 vjeçarit të kaluar të qeverisjes së Partisë Demokratike dhe Kryeministrit Berisha, ku shkëmbimet tregtare mes dy vendeve u shtatëfishuan dhe Turqia u bë partner kryesor i Shqipërisë në lidhje me investimet e huaja, si dhe bashkëpunimin e ngushtë në fushën e energjisë, shëndetësisë, infrastrukturës, financës dhe telekomunikacionit.
Z. Basha theksoi se Partia Demokratike dhe opozita shqiptare, do të vazhdojnë të mbështesin fuqishëm partneritetin strategjik me Republikën e Turqisë dhe bashkëpunimin mes dy vendeve tona në rrafshin dypalësh dhe shumëpalësh.