Reagim i kryetarit te Grupit te PD, Edi Paloka për largimin e deputetit Gjovalin Kadeli:

Largimet nga opozita drejt qeverisë  nuk dëmtojnë asnjëherë opozitën, e cila nga vetë emri që ka është kategori e pakicës.

Dëmtojnë vetëm atë që ikën.

Personalisht mbroj parimin se deputeti duhet terespektoje deri fund voten e 
zgjedhësve. 
Megjithatë,ka një kuptim politik për deputetin të lerë qeverinë  dhe të kalojë në opozitë.
Por e kundërta, domethenë  ikja nga opozita për t’ju shtuar si numër qeverisë është vetëm një çështje e interesave vetjake dhe pazareve të paskrupullta.

Gjovalin Kadeli e dëshmoi dje se erdhi para zgjedhjeve me qeverinë e Partisë Demokratike vetëmpër përfitime vetjake. 

Kjo qeveri mund të blejë deputetë me premtime dhe shpërblime.

Gjuetia e mandatmbajtësve pa integritet politik dhepublik është shprehje e qartë e dobësisë së saj.

Por nuk mund të blejë  me këto mjete të ulta simpatinëdhe mbështetjen e publiku.

Sikurse nuk mund të cënojë as edhe një  milligram vendomërinë e opozitës për të berë detyrën e saj. 

Opozita dhe opozitarizmi janë një sprovë karakteri.

Forca e opozitës buron piksëpari nga vlerat që ajombron, nga alternativa që 
zhvillon, nga shpresa qëngjall për publikun. Në këtë kuptim Partia demokratike me grupin e saj shumë të kualifikuar parlamentarështë një opozitë e fortë, që vetëm do të forcohet errisë mbështetjen popullore dita-ditës.