Deklaratë për shtyp e deputetit të Partisë Demokratike Flamur Noka:
Dje të gjithë shqiptarët u njohën me një akt të papreçedent revanshi dhe hakmarrje që tregon qartë orientimin dhe fillin politik antishtet të këtij pushteti.
Dje Tahiri, pa bërë ende prezantimin me efektivat e Gardës së Republikës, u deklaroi zhbërjen e institucionit me një histori 85- vjeçare në shërbim të shtetit.
Ky akt i rëndë, është në thelb, dëshmi e qartë e urrejtjes dhe hakmarrjes, që kjo qeveri tregon ndaj këtij institucioni, që pengoi tentativën për grusht shteti në 21 janar.
Është hakmarrje primitive ndaj institucionit dhe efektivave që penguan në realizimin e ëndrrës famëkeqe për marrjen e pushtetit me dhunë.
Hakmarrje ndaj atyre që mbrojtën rendin dhe institucionet kushtetues.
Hakmarrje ndaj atyre që më 21 janar, mbrojtën shtetin nga Rama dhe Tahirët e tij, që përfaqësonin antishtetin, hakmarrje ndaj institucionit që mbrojtën ligjin nga Tahiri dhe hordhitë, që më 21 janar përfaqësonin egërsisht antiligjin.
Kjo ndodh kur në krye të pushtetit është vetë antishteti, kjo ndodh kur në krye të institucioneve të zbatimit të ligjit emërohet zjarrvënësi dhe dirigjenti i dhunës së 21 Janarit.
Kjo ndodh kur në krye të institucionit përgjegjës për luftën kundër krimit, emërohet njeriu i kapur nga fyti prej krimit.
Kjo ndodh kur ministri skafist, emërohet për të luftuar trafiqet. Kjo ndodh kur ministri i evazionit emërohet për të luftuar krimin ekonomik.
Kjo ndodh kur organizatori i dhunës së i 21 janarit , është ministër për rendin dhe sigurinë.
Kjo ndodh kur njeriu që sulmonte egërsisht efektivët e policisë dhe Gardës së Republikës dhe që me urë zjarri në dorë, digjte makinat e tyre dhe hidhte molotov në dyert e institucioneve, sot është drejtues politik i tyre.
Dje në përpjekje për të fshehur të vërtetën, kërcënon efektivat e Gardës në emër të drejtësisë, ndërkohë që ai vetë duhet të jetë para drejtësisë për aktet e tij kriminale.
Goditja e rëndë, që Qeveria Rama kërkon ti japë Gardës së Republikës, është dëshmi e qartë e frikës ndaj të vërtetës së madhe për 21 janarin, ku organizatorët dhe përgjegjësit kryesorë të tentativës për grusht shtetit, duan të shtiren si viktima dhe mbrojtësit e rendit kushtetues, shtetit ligjor dhe institucioneve të shpallen fajtorë.
Tashmë shqiptarët e kanë kuptuar të vërtetën që vendosja e Tahirit në drejtimin e Ministrisë së Brendshme është mbrojtja që z. Rama po u jep organizatorëve, skenaristëve dhe zbatuesve të atij skenari famëkeq të 21