Ku po e çoni Shqipërinë? Ku po e çoni ekonominë shqiptare? Ku e kanë nisur të dashur shqiptarë ekonominë tuaj familjare? Sa para do të keni në portofolet tuaja të dashur shqiptarë pas këtij dekreti? Ky akt është kriza që do të hyjë në shtëpitë tuaja për fat të keq. Ky akt është konfirmimi i dështimit Rama me 95% siç ju paralajmëruam. Këtu shkruhet e këtu do të votohet nga rilindja…Shqipëria drejt greminës, ky është fermani Rama-Meta!
Kjo Shqipëri që nga fillimi i krizës globale në 2008 ruajti qëndrueshmërinë, kjo Shqipëri që edhe pse e rrethuar nga kriza e vendeve fqinjë vazhdoi të rritet; kjo Shqipëri që pavarësisht vështirësive tërhoqi 4 miliardë & investime të huaja në 4 vitet e fundit; kjo Shqipëri që uli në 12,8% papunësinë në kohë shtrëngate; kjo Shqipëri që në kohë krize globale çdo vit rriti rroga e pensione, nuk do të jetë më e tillë pas këtij akti!
Kjo Shqipëri që rriti të ardhurat 9 miliardë & në 8 vite, që ndërtoi 10 000 km rrugë të reja, 456 kanalizime të reja, 369 ujësjellësa të rinj, 1300 shkolla nuk do të jetë më e tillë pas këtij akti. Kjo Shqipëri që ruajti stabilitetin makroekonomik, nuk do të jetë më pas këtij akti.
Ky akt është rrokullisja drejt krizës. Dhe vetëm 40 ditë nga rilindja. Këto janë të 40-t…. e ekonomisë shqiptare!
Pas këtij fermanit rritje rrogash si në kohën e Berishës nuk do të ketë më. Rritje pensionesh e dyfishim të tyre nuk do të ketë më! Rrugë të reja, tunele, ura, spitale e shkolla të reja nuk do të ketë. Për ish-pronarët e ish-të persekutuarit nuk thuhet më gjë!
Të ardhurat, që u rritën me 9 miliardë dollarë si në 8 vite. Jo vetëm nuk do të ketë më….por ato vetëm për 4 muajt e ardhshëm do të ulen, e jo me 1, 2 ,4 milionë dollarë, por plot 240 milionë dollarë!
Ky është fermani. Por ky është edhe alarmi.
Me urdhër nga lart kanë vendosur që në 4 muajt e ardhshëm, të ardhurat të mos hyjnë në buxhetin e shtetit siç ishte parashikuar me ligj! ose në arkën e shtetit do të hyjnë 4 herë më pak para! Me ferman kanë vendosur që deri në fund të vitit t’i zhvasin arkës së shtetit 240 milionë dollarë! 240 milionë dollarë për t’i harxhuar për qejf. Para xhepi!!!
E sikur kjo të mos mjaftojë do të rrisni borxhin edhe me 240 milionë $ të tjera! Pra, me një fjalë binomi Meta-Rama, sot hapin një gropë financiare prej mbi 500 milionë dollarë.
Po rrisin borxhin nga 64 në 70%. Pra, në 4 muaj rrisin borxhin aq sa ne e kemi rritur në 8 vite!!!! Imagjinoni për një sekond nëse ne do të kishim rritur borxhin me ritmin e tyre do i binte që në 8 vite në të kishim çuar borxhin në 186%!!!! Dmth vendi ynë do të kishte shkuar në të kuqe!!!
Natyrisht për këtë i duhet alibia dhe deloitt prej muajsh është bërë hazër për këtë! Aty punojnë edhe familjarët e qeverisë! Borxhin ndaj bizneseve ka mbi një muaj që e kanë shumëfishuar (caktuar), shto pusulla, shto fatura shto, shto e shto e herë thonë 600 një herë tjetër 700, por në fund do e negocionojnë në konfidencialitet edhe ky sipas aktit dhe e ndajnë si brenda klubit! Ndërkohë, tani bëjnë demek se po e llogarisin! E sikur kjo të mos mjaftonte nuk bëjnë tender për kompaninë, në kundërshtim me ligjin! Nuk ka më tendera! Tani sulltanati nxjerr vetëm fermane! Tani nuk ka me ligje, tani e mbrapa ka fermanë!
Edhe ky Akt normativ i Rama-Metës është i paligjshëm! Ai është në thyerje të ligjit të buxhetit! Tamam si akti i nëpunësit civil, që jo vetëm përmbysi konsensusin, që në planin politik është akt para fundor, është të shpallësh opozitën armike, por në planin ligjor është në thyerje flagrante të Kushtetutës e Ligjit!
Tani nuk ka më ligje, tani e mbrapa ka fermanë! Dhe siç thonë këtë e bëjnë me “konstruktivitet”!
Hallet e problemet, varfëria e papunësia me këtë akt vetëm do të rriten! Të gjithë ju që i keni besuar premtimeve papandreutjane të udhëheqësit keni të drejtë të zhgënjeheni! Ju të tjerët që nuk e votuat keni të drejtë të zemëroheni, por përtej zhgënjimit, zemërimit, frikës apo panikut kësaj radhe rrokullisja do të jetë më e rrezikshme nga ç’mund ta merrni me mend!!
Po ku mund të ndodhë që me një ferman si ky, t’i jepni vehtes 240 milionë USD para qejfi, para xhepi!!!! E t’i hiqni shqiptarëve rroga, fëmijëve shkolla, bujqësisë subvencionet! Po ku ndodh që me një letër si kjo të varfëroni me 240 milionë dollarë shqiptarët, e kjo deri në fund të vitit!
240 milionë USD e avulluara, të munguara për arkën e shtetit, janë shumë për US, kurse për Shqipërinë tonë me halle është kriminale!
Ku po e çoni ekonominë? Ku po e çoni Shqipërinë. A nuk duket gati profetike eksperti juaj, kur tha se me 95% do të dështoni!!!! Por, në fakt dështon Shqipëria, dështon ekonomia shqiptare që ia doli në vitet më të vështira! Po nëse ky është fillimi me minus 240 milionë dollarë për qytetarët e plus 240 milionë dollarë për klubin tuaj, të dashur qytetarë, mbajeni mend, vitin e ardhshëm rrezikoni që të fillojnë uljen e rrogave e pensioneve tuaja!!!!!
E sa për mashtrimet e sotme të Ramës se arka është boshatisur dhe vendi është rrënim, më lejoni t’iu lexoj jo sipas meje, por sipas FMN, BB, BE etj., se cila është Shqipëria që ju lamë ne, cila është inventari i ekonomisë që dorëzoi Berisha:
Më 12 tetor 2013, FMN çertifikoi edhe një herë ekonominë shqiptare. Fjalë për fjalë, shifër për shifër, FMN konfirmoi çdo gjë që qeveria Berisha ka bërë e ka deklaruar. Deklarata e Saccomanos në emër të FMN hedh poshtë çdo mashtrim të bërë javët e fundit nga Rama për ekonominë shqiptare! Skaneri që FMN i bëri ekonomisë shqiptare është inventari i dorëzimit të pushtetit! Ja cila është ekonomia që ne kemi lënë edhe sipas FMN:
1) Pas një rritje prej 1.6 për qind në 2012, PBB pritet të rritet afro 2 për qind në 2013, dhe të vazhdojë të rritet nga pak gjatë 2014.
2) Rritja e eksporteve vazhdon të jetë e fortë, si rezultat i përmirësimeve strukturore të ekonomisë.
3) Papunësia vazhdon të mbetet e pandryshueshme, 12.8 për qind.
4) Rritja në pagat reale dhe kostot e njësive prodhuese janë të qëndrueshme. 5) Inflacioni indeksit të konsumit (CPI) ishte në një mesatare prej 2.1 për qind për tetë muajt e parë të vitit.
6) Shifra e deficitit aktual është ulur gjatë tre viteve të fundit.
7) Balanca e përgjithshme e pagesave ka qenë në suficit gjatë vitit 2013.
8) Ka patur rritje të investimeve të huaja direkte (IHD) (Investime e Huaja Direkte)
9) Borxhi publik është në rreth 64 për qind të PBB, deklaratë e Saccomanos para Bordit të Drejtorëve të FMN:
më 16 tetor 2013 Komisioni Europian dha të njëjtin çertifikim! Ishte dita kur komisioni rekomandoi statusin për herë të dytë, por ju ishit aq shumë të mërzitur!
Katër ditë më vonë, më 16 tetor, raporti i progresit i BE konfirmon se:
• Shqipëria ruajti stabilitetin makroekonomik me rritje 3.1% në 2011, 1.6% në 2012, dhe 1.7% në tremujorin e I-rë 2013.
•
Investimet e huaja në gjysmën e parë të 2013 u rritën 12.3% dhe eksportet u rritën me 18.4%.
• Papunësia në 2012 u ul në 13% nga 13.4% në 2011. Punësimi u rrit me 2.8% dhe në gjysmën e parë të 2013, papunësia u ul më tej në 12.8%.
• Inflacioni nga 3.5% në 2011, ra në 2% në 2012, dhe në tremujorin e I-rë dhe të II-të të 2013 ishte përkatësisht 2.5% dhe 2.2%. Ndërsa, kursi i këmbimit të lekut ishte i qëndrueshëm.
• Raporti i BE konfirmon se në 2012, deficiti u ul në 3.4% të PBB nga 3.5% që ishte në 2011, ndërsa qeveria në vend që ta ulë me aktin e djeshëm e rrit atë në 6.3%.
• Raporti i BE thekson se, rishikimi i buxhetit në 2012 e kompensoi uljen e të ardhurave me shkurtim të shpenzimeve, ndërsa akti i kësaj qeverie e katërfishon mosrealizimin mujor të të ardhurave dhe e mbulon atë me borxh të dyfishuar. Deri në gusht u morën borxh rreth 35 miliardë lekë, ndërsa në 4 muajt e mbetur do të merren rreth 37 miliardë lekë.
Tani vetëm një pyetje të thjeshtë ka: kujt mendoni ju se i besojnë shqiptarët: Saccomanos, Ministrisë së Financave të Italisë apo Canit, Fondit Monetar Ndërkombëtar apo Ramës, Bankës Botërore apo bashkëkryetarëve, BE apo udhëheqësit?
Tani, nëse ju këtë e quani rrënim dhe veten rilindje, atëherë ju duhet të dyfishoni pensionet, e rrogat brenda vitit! Pse nuk e bëni? Ju duhet të rritni vendet e punës, jo vetëm se keni premtuar 300 000 mijë, por në vitin e parë duhet të hapni mbi 100 000 vende të reja pune, pse nuk e bëni? Nëse ky çertifikim i BB, FMN, BE që shkruan për arritje, por që ju e lexoni rrënim, ju duhet ta ulni borxhin që ne iu lamë në 64% e jo ta rrisni në kufijtë e lartë të rriskut 70%!
Për kujtesë në 2005, realizimi 8-mujor i të ardhurave ishte 88% dhe në tremujorin e fundit të ardhurat u tejkaluan me 28% dhe deficiti vjetor u ul në 3.8% e PBB nga 4.5% e PBB e programuar.
Në 2005 për muajt shtator-dhjetor ne rritëm të ardhurat me 120 milionë dollarë mbi planin, ju sa erdhët në pushtet për muajt shtator-dhjetor po e aprovoni 240 milionë $.
Ne në 2005 gjetëm deficit 4,5% e PBB dhe e ulëm për 4 muaj në 3% të PBB, ju në 2013 vetëm për 4 muaj rrisni borxhin me 4%.
Ju në muajt e fundit të tetë viteve të qeverisjes socialiste latë të ardhurat në 88% të planit. Ne e lamë me 93%. Ju jeni në muajt e parë të qeverisjes suaj më keq se ç’ishit në fund të qeverisjes 8 vitë më parë! Po nëse ky është fillimi juaj ku do të rrëshqasë fundi juaj? ku po e çoni vendin, ku po e çoni ekonominë. Unë e di që nuk keni progam, ju nuk keni projekt zhvillimi për vendin, por ju sigurisht keni një plan për bahçen tuaj e klientëve tuaj, por para se të bëni që vendi të bie në humnerën e errët të destabilizimit, shqiptarët do të dijnë të refuzojnë, të ju refuzojnë.
Kam parë e s’kam parë, por si ky Kryeministër nuk më ka rënë kurrë të dëgjoj. Ky është fermani i tij! Ky është emri, firma e vula e tij! Ka firmosur pikë për pikë e fjalë për fjalë në relacion çdo gjë që ne kemi deklaruar. Ka firmos e ka vulosur me dorën e tij se çdo gjë që ka thënë vetë mbi tmerrin e rrëninim e Shqipërisë kanë qenë shpifje e mashtrime! Ka thënë se ka 1 milion shqiptarë të papunë, por ka firmosur se papunësia është 12,8% ose 146 000 ose e thënë ndryshe çdo herë që ka folur ka gënjyer në shifra me 8 deri 9 herë. Ka thënë se arka është boshatisur, por ka firmosur në relacion se në 8 muajt e parë të 2013 ne kemi mbledhur 93% të të ardhurave të planifikuara! Ka folur për rrënim, por ka firmosur Shqipërinë me rritje ekonomike, me rritje eksportesh me borxh 64%, me ulje deficiti etj. Tani si ia vini emrin këtij, po iu a lë juve! Por ai që e ka firmosur e vulosur e ka emrin Rama!
Pasi ka firmosur relacionin ka marrë sopatën e ka heq 100 milionë investime kapitale, ose ka shkurtuar 20 000 vende pune. Pastaj ka vendosur të zhdukë nga Thesari i Shtetit 240 milionë $ të tjera! Vetëm me këtë të fundit do të kishte rritur rrogat me 30, ose do të ishin ndërtuar 240 km rrugë të reja, ose 300 shkolla të reja; ose spitale të reja do të kishte rritur pensionet me 23%…por këto nuk do të bëhen më, por nuk ndalet këtu. Sikur të mos mjaftonte ky, merr borxh edhe 240 milionë $ të tjera. Ky që para një viti thoshte të ndryshojmë Kushtetutën e të vendosim kufirin e borxhit në 50% sot e çon borxhin në 70%… Kjo është papërgjegjshmëri lapidare!
Ky është starti drejt recesionit! Kjo është rrokullisja drejt krizës dhe delegjimitetit! Ky është dekreti juaj, qindra milionë dollarë me një dorë, për pare xhepi… ju ia kaloni stilit të sulltanëve e sulltaneshave, sheikëve, mbretërve e bosëve! E keni nisur mbrapsht, shumë mbrapsht! Ju mund të pasuroheni, ju mund të jetoni në saraje, ju mund të sillni edhe dekrete të tjera, por vendi do të lëngojë, papunësia do të rritet, çmimet do të rriten…vendi do të rrëshqasë, por para se ai të bjerë në humnerën e errët të destabilizimit, shqiptarët do të ngrihen, mbajeni mend: Kujdes beg se ka hendek!
Milet bahçe bashkan haram saraje mysafiri zhduk pazare të bien humnerën e errët të destabilizimit.