Deklarata e kooordinatores për media, Silvi Bardhi: Edi Rama po tregon anën e tij cinike në një ditë të rëndë për gjithë vendin, dhe për familjarët e të afërmit e 7 viktimave të pafajshme në minierat e Pogradecit dhe Librazhdit. Dje në parlament me skërmitjen e dhëmbëve, sot në gazetën e tij zyrtare, Rama dëshmoi se është një qënie e dështuar humane, e zhveshur nga cdo lloj ndjeshmërie njerëzore, dhe një politikan i pashembullt që fajëson viktimat, dhe e shfrytëzon rastin fatkeq për të fajësuar kundërshtarët politikë. Shfrytëzonte funeralet dje për të bërë politikë, shfrytëzon sot sërish funeralet për të bërë politikë. Cinizmi i Ramës nuk njeh kufinj, ndërkohë që sot u jepet lamtumira e fundit 7 të rinjve. Ai i që i keqpërdori të vdekurit në miniera kur ishte në opozitë, sot lan duart me ta sikur të mos kishte ndodhur asgjë. Vetëm një gjë është më e errët se nëntoka që mori jetën e 7 të rinjve, është shpirti i zi dhe pafytyrësia e Edi Ramës.


Deklarata e kooordinatores për media, Silvi Bardhi, 21 Nëntor 2013