Diskutimi i deputetit të PD Ridvan Bode në konferencën e organizuar nga Partia Demokratike takim me biznesin: Ku po shkon ekonomia shqiptare!? – Vendimet e qeverisë dhe sfida përballë krizës globale.
Diskutimi i deputetit të PD Ridvan Bode në konferencën e organizuar nga Partia Demokratike takim me biznesin: Ku po shkon ekonomia shqiptare!? – Vendimet e qeverisë dhe sfida përballë krizës globale. Ish-ministri i Financave, Ridvan Bode ka deklaruar dje gjatë fjalës së mbajtur në tryezën e organizuar për ekonominë se qeveria nuk duhet të vijojë më me uljen e rendimentit fiskal. Sipas Bodes në vitin 2005 vendi pati rritje të të ardhurave doganore ndërkohë tani ka ritme të humbura për rritjen e të ardhurave. Bode theksoi se në katër muajt e fundit janë ulur të ardhurat. “gjatë periudhës tetëmujore, të ardhurat ishin realizuar në masën 93% të programit të tetëmujorit me një deficit prej 16 miliard lekë nga të cilat rreth 13 miliardë lekë lidhen me buxhetin qendror, ndërsa pjesa tjetër prej 3 miliardë lekë lidhen me buxhetin vendor dhe të gjitha këto janë mosrealizime. Dhe në këto 13 miliardë lekë të parealizuara, ekzistonin mundësitë për të rialokuar mosrealizimin pa ndryshuar dhe rrënuar financat publike. Rreth 7 milion lekë ishin kursime definitive, 5 milionë lekë interesa dhe 2 milion lekë ishin fondi i ministrive, I cili nuk figuron më në buxhetin që ju na keni paraqitur. Në periudhën tetëmujore shpenzimet ishin realizuar në masën 92%, pra me rreth 21 miliardë lekë më pak shpenzime nga at o të planifikuara”, nënvizoi më tej Bode. Gjithashtu, ish-ministri i Financave, Bode, u ndal edhe tek modeli ekonomik i ndjekur nga qeveria e mëparshme, si dhe tek modeli i taksave. Bode tha se qeveria e mëparshme u fokusua tek politika e taksave të ulëta, ndërsa premtimi i qeverisë Rama për ta zeruar taksën e biznesit të vogël sipas tij është abusive. “Jemi bazuar tek model i taksave të ulëta për të favorizuar biznesin dhe për të mënjanuar informalitetin dhe invazionin. Premtimi për të hequr taksën e biznesit të vogël është abuzive. Qeveria e PD përgjysmoi taksat. Qeveria e re nuk duhet të vijojë me uljen e rendimentit fiskal. Në 2005 pati rritje të të ardhurave doganore. Ndërsa tani vendi ynë, shfaq ritme të humbura për rritjen e të ardhurave. Në katër muajt e fundit janë ulur të ardhurat”, tha Bode. Gjatë vitit 2005 kur kemi ardhur në pushtet, gjatë periudhës tetëmujore të ardhurat ishin realizuar në masën 88% dhe në katërmujorin e fundit doganat tejkaluan planin me 120%. Po ashtu tatimet nga 80%, kaluan në 90-92% gjatë asaj periudhe. Dhe kjo bëri që vonesat që ju përmendni i sot për thesarin, ne i kemi gjetur edhe me 21 ditë vonesa dhe 9.8 miliardë lekë nga 2005 sigurisht që janë sa 23 dhe 24 miliardë lekë e 2013. Në u morëm me përmirësimin e performancës dhe lamë pas paraardhësit, ne mblodhëm tatimet dhe taksat dhe në fund të vitit, jo vetëm që nuk ndryshuam buxhetin, por nuk rritëm deficitin duke e ulur atë nga 4.5% që ishte programimi në 2005, ne e çuam në 3.8% të PBB-së. Ju po bëni të kundërtën, edhe një avantazh që ekziston dhe që duhet përkthyer si rotacion që t’ju mobilizojë më shumë si administratë, edhe këtë po e thyeni dhe po e rrënoni përfundimisht me këtë akt normative të buxhetit. Raport-progresi është dokumenti që përmbledh në vetvete të gjitha konsideratat e institucioneve për ekonominë shqiptare dhe ai daton më 16 tetor publikimin për t’i kujtuar qeverisë se ekonomia shqiptare ka bërë progres të madh dhe po shkon drejt një ekonomie funksionale të tregut. Pra nuk është në kolapsin e modelit që prezanton qeveria shqiptare e Ramës. Pas një rritjeje prej 1.6% të vitit të kaluar pritet që sipas institucionit më konservator të rritjes ekonomike, FMN-së të kemi një rritje ekonomike prej 1.2% për vitin 2013, si dhe me një tendencë rritjeje të lehtë edhe gjatë vitit 2014. Ne sot, në opozitë dhe dje në qeveri kemi thënë vazhdimisht se ekonomia shqiptare po performon pozitivisht dhe më mirë se rajoni. Kemi thënë se ekonomia shqiptare ka humbur ritmin e saj dhe kapacitetin e saj të rritjes që nga fillimi i krizës globale. Presioni i kësaj krize, shtimi i kanaleve të komunikimit me ekonominë shqiptare në mënyrë të detyrueshme do të ndikonte në humbjen e këtyre ritmeve me të cilat abuzohet prej jush. Reformat strukturore të ndërmarra nga qeveria e mëparshme, thuhet në raportin e FMN-së bënë të mundur që ekonomia shqiptare të jetë jashtë krizës. Në këto tetë vite të qeverisjes sonë ne e kemi ndryshuar pesë herë në rritje buxhetin dhe tre herë në rishikim në ulje. Është krejt normale që një qeveri e përgjegjshme të sjellë për të rishikuar buxhetin dhe financat e vendit, por jo për ta shkatërruar atë. Diferenca këtu është përpjekja për të rrënuar në mënyrë përfundimtare financat publike të Shqipërisë. Buxheti shkurton të ardhurat e vitit dhe rrit deficitin e të ardhurave me 39 miliardë lekë dhe nga këto 35 miliardë lekë janë mosrealizime nga tatimet dhe taksat. Nëse në periudhën 8-mujore mosrealizimi ishte me 13 miliardë lekë, për katër muaj ju po e rrisni me 22 miliardë lekë mosrealizimin e të ardhurave nga tatimet dhe taksat. Nëse mosrealizimi mesatar mujor në periudhën tetëmujore ishte 1.5 mld lekë në muaj, ju programoni që në këtë periudhë mosrealizimi të jetë në 5.5 miliardë lekë në muaj. Janë pra rreth 55 milion dollarë më pak në muaj. Deficiti në mbledhjen e të ardhurave është rreth 3.5 herë më shumë. Të ardhurat flasin për një rritje të evazionit me rreth 30 milion dollarë në muaj në krahasim me këtë periudhë të keqe dhe shumë të dobët që pati qeverisja e PD-së, siç thoni ju. Deri në fund të vitit 2012 stoku i borxhit publik në total ka qenë 833 mld e 732 ml lekë (përfshi borxhin local dhe garancitë) ose sa 61.9% e PBB. (42% e PBB borxh i brendshëm dhe 19.9% e PBB i hua). Për vitin 2013 është planifikuar një deficit prej 49 mld lekësh dhe me rritjen ekonomike të programuar do të mbetej në të njëjtin nivel në raport me PBB. Në përfundim të periudhës 8 mujore huamarja e brendshme dhe e huaj ishte në përputhje të plotë me programin buxhetor, pra huamarja e brendshme ishte programuar 23 mld lekë dhe jane realizuar po 23 mld lekë; huamarrja e huaj ishte programuar 11 mld lekë dhe është realizuar po aq. (Shih Anex 3) Deficiti vjetor, pra dhe borxhi publik normohet ligjerisht me ligjin vjetor të buxhetit vetëm në vlerë absolute, si limit i autorizuar për përdorimin e huamarrjes si burim i financimit të shpenzimeve të programuara në buxhet. Raportimet në raport me PBB janë vetëm për qëllime krahasimi dhe analizash të tjera ekonomike. Një analizë e tillë në nivel rajonal është paraqitur në Aneksin nr 4. (përgjatë krizës borxhi i vendeve të rajonit është ritur me 18 pikë përqindje të PBB në Shqipëri me 7 pikë. Kështuqë ndryshimi i këtij treguesi analize mund të vijë për dy arsye: ose nga mos aritja e objektivit të rritjes ekonomike (siç mund të jetë rasti i këtij viti), ose nga rritja me ligj e nivelit të autorizuar të huamarrjes. Për të respektuar nivelin e autorizuar të financiumit të defiçitit vjetor me huamarrje, ne kemi bërë çdo vit rishikimin e buxhetit në muajin korrik dhe nuk kemi lejuar ritjen e deficitit për shkak të mosrealizimit të të ardhurave. Për vitin 2013 qeveria Rama pretendon të ritë deficitin vjetor dhe huamarjen e brendshme me 24 mld lekë pasi pretendon se të ardhurat në buxhet do të jenë mbi 30 mld lekë më pak.