Të nderuar pjesemarres,
Të nderuar pjesemarres, Fjala e plotë e deputetit të PD Florion Mima në konferencën e organizuar nga Partia Demokratike takim me biznesin: Ku po shkon ekonomia shqiptare!? – Vendimet e qeverisë dhe sfida përballë krizës globale. “A do te jete akti normativ per ndryshimet ne buxhetin e 2013 nje akt shkaterrimtar e rrenues per financat publike shqiptare dhe ekonomine reale te vendit? Kjo eshte pyetja te ciles na takon t’i kemi gjetur pergjigjen ne fund te ketij sesioni dhe uroj e besoj, duke theksuar qysh ne krye te heres, qe pergjigja te jete nje ‘JO’ e forte. Personalisht, mendoj se ekonomia e vendit, ndonese modeste ne madhesi, ndonese e brishte ne shume prej komponenteve te saj, ndonese ende e pasofistikuar dhe e paglobalizuar mjaftueshem dhe ne mungese te shume prej strukturave, instrumenteve dhe faciliteteve te nje ekonomie tipike te konsoliduar te tregut, nuk do te kurbohet perballe nje akti te tille si ai I ndryshimit te buxhetit te vitit 2013. Akti eshte thjesht nje virus qe bart mikrobin, por gjykoj se ekonomia e vendit ka mjaftueshem antikorpe per te luftuar cdo virus si edhe energji e optimizem per te ruajtur nje trup te shendetshem edhe ne nje ambient viral, e me fqinje qe kolliten e lengojne prej vitesh ne shtratin e krizes. Dy antikorpet me te forte te saj jane dhe do te jene edhe per 20-30 vitet e ardhshme, se pari, nje kerkese konsumatore domestike relativisht e larte dhe nje nivel poashtu I larte investimesh kapitale, kryesisht private, si edhe nje perspektive e qarte dhe solide ne kerkesen eksterne, ne eksportin e mallrave e sherbimeve te caktuara si energji e rinovueshme, pasuri strategjike te nentokes, produkte bujqesore e blegtorale bio si edhe sherbime te nderlidhura me transportin nderkombetar te mallrave e udhetareve, turizmin etj., mallra e sherbime keto me kerkese te garantuar ne tregun e madh evropian ku shpejt do te jemi edhe pjese integrale; dhe, se dyti, nje shtet I vogel e I strukturuar relativisht mire per te mos qene nje barre e rende per ekonomine dhe shpatullat e tatimpaguesit shqiptar. Por parapyetja qe natyrshem mund te ngrihej perpara se t’I jepnim pergjigje pyetjes se mesiperme do te ishte:’A do te kaloje pa pasoja nje akt normativ I tille, I cili po fillon te vendose pengesa ne rruge e te prodhoje ngarkesa te panevojshme per shpatullat e ekonomise shqiptare ne pergjithesi dhe per financat publike ne vecanti?’ Sigurisht jo. Cilat mund te jene disa nga keto pengesa e ngarkesa? • Sinjali I pare negativ u eshte derguar tregjeve nderkombetare te kapitalit ku Shqiperia ka provuar te jete huamarres deri tani I besueshem dhe luajal ne nderimin ne kohe e me cilesi te detyrimeve te saj. Kete e ka konfirmuar edhe gershera e interesit te tregtimit te eurobondit te pare shqiptar e cila erdhi vazhdimisht duke u mbyllur nga momenti I emetimit e deri me sot me afersisht 3 pike perqindje, pike te cilat nuk kane sesi perkthehen ndryshe vecse: risk me I ulet, besueshmeri me e larte dhe perspective e qarte ekonomike si stabel dhe e pacenueshme nga krizat prezente ne rajon e me gjere. Sinjale te kunderta me sinjalin e mesiperm te tregut kane vijuar te vijne cuditerisht nga brenda vete shtepise sone dhe nga bujtesi kryesor I saj, I cili, vetem sefundmi, ka ndalur deklamimet e tij per rrenim te ekonomise se vendit, grope te zeze ne financat publike etj., te cilat me siguri do te kene tronditur edhe analizat dhe vleresimet e tregjeve nderkombetare cka menjehere eshte perkthyer ne nje rritje te lehte ne tregtim te interesit te letres me vlere, e cila ndonese e lehte, na jep sinjalin se pas rreth nje viti kur letra do te duhet te rifinancohet interesat nuk do te jene me keto qe jane sot e aq me pak ato qe ishin deri dje. Ne kete situate edhe kompanive te rating-ut te besueshmerise kredimarrese mund t’u duhet te rishikojne, fatkeqesisht ne ulje, vleresimet e tyre per besueshmerine kredishlyese te vendit dhe per perspektivat e zhvillimit ekonomik te vendit. • Dalja e menjehershme ne treg dhe thithja prej tij e nje shume prej rreth 400 milione dollaresh ne vetem tre muaj jo vetem do te rrise madhesine e thesit te borxhit public per shpatullat e shqiptareve por do te beje te perballueshme edhe kostot e sherbimit te tij te cilat me nga rreth 3 pike perqindje qe sherbeheshin kane gjasa te kercejne ne 4 apo me shume pike perqindje. Te mos harrojme se vetem nje pike, kur vjen fjala te deficit, ka vleren e rreth 130-140 milione dollareve. • Pokeshtu nje tharje ne nje mase te tille e likuiditetit te bankave dhe institucioneve financiare do te beje qe 400 miliione dollare te cilat mund te ishin kanalizuar ne financimin bankar te mijera projekteve private te zhvillimit e qe do te gjeneronin qindra mijera vende pune, te vijne ne arken e shtetit, jo per financuar projekte investimesh kapitale publike por per te financuar shpenzime operative, paga, kanceleri, utilitete e te tjera si keto. Shkurtimi I rreth 70 milione dollareve te planit te investimeve publike eshte sinjali me I keq qe qeveria ka leshuar ndaj ekonomise se vendit dhe indekseve te tij te besimit. Ekonomia ka nevoje qe qeveria te shpenzoje cdo qindarke te planifikuar te saj pasi cdo shpenzim I qeverise eshte e ardhur ne nivelin e dikujt tjeter qe I furnizon qeverise mallra e sherbime. • I kercenuar nga nje veprim I tille mbetet edhe inflacioni I targetuar I Bankes se Shqiperise I cili, me nje mase te tille monetare ekstra te hedhur ne qarkullim ne nje kohe kaq te shkurter, pritet te kerceje jashte tavanit te shenjestruar duke bere qe efektet e padeshirueshme te tij te ndihen nga cdo konsumator shqiptar. • Cfare do duhej te bente nje qeveri e pergjegjshme ne nje situate kur ne arken e perbashket nuk gjen ate qe priste per te financuar premtimet e saj elektorale te egzagjeruara dhe te pambeshtetura ne realitetin ekonomik, monetar dhe fiscal te vendit? Kishte vetem nje rruge: te mos borxhonte vendin ne nivele te panjohura me pare por te pervishte menget per te mbledhur ato te ardhura te cilat ekonomia e vendit I prodhon natyrshem, mjafton vullneti politik, si edhe dhuntite dhe aftesite menaxheriale dhe administruese, te multiplikuara ne vlere te shtuar edhe me avantazhet qe vijne nga nje rotacion politik I pushtetit. Egzaktesisht ajo qe ne paralajmeruam dhe qe u konfirmua vetem ne nje muaj pune te qeverise se re. Plani I te hyrave I rishikuar u tejkalua duke iu afruar me rreth 15 milione dollare kufirit te vjeter te te hyrave cka konfirmon se ulja ishte totalisht e panevojshme, se ekonomia prodhoi egzaktesisht aq te hyra sa ishin parashikuar dhe se borxhimi I vendit ne keto kushte eshte pikerisht ajo qe nuk duhej bere. Mund te jete edhe mungesa e experiences, mund te thote dikush; mund te jete edhe deshira per te brohoritur per treguesit qe u tejkaluan; mund te jete edhe vendosja e nje baze te ulet nisjeje per 2014, por mund te jete edhe ndonje keshille diabolike keshilltaresh te cilet pergatiten te leshojne fatura te kripura me performance fee te cilat tejkalojne disa here koston e sherbimit. Koha do ta tregoje. • Gjithsesi, gjykoj se demin me te madh akti e ka bere tashme ne goditjen psikologjike te konsumatorit dhe investitorit shqiptar. Tulatja, pritja, pasiguria dhe hezitimi ndaj te panjohures qe vjen neser, te tharmuara ne mjaft raste edhe me friken e hapur se investimet e tyre te ligjshme mund te jene neser pre e veprimeve destructive e antiligjore te trupave qeveritare, po krijojne nje fryme te pergjithshme terheqjeje dhe akomodimi ne pritje cka do te perkthehet ne me pak konsum e me pak investime, cka nenperkthehen ne me pak punesim, me pak mireqenie dhe me pak besim ne tregje. Kryeministri I vendit duhet te kuptoje se eshte aty nder te tjera edhe per te rrezatuar besim, besim te tregu, besim te konsumatori, besim te partneret, besim te investitoret, besim te huadhenesit etj. Nje sinjal ndonese I
dobet erdhi se fundmi prej tij kur deklaroi se kriza perfundon me 2013. Ndonese deklamime te tilla te bejne thjesht te buzeqeshesh per ate se si fillokerka e perfundokerka nje krize e stisur me deklarata opozitare dhe e bitisur me vleresime kryeministrore, perseri ato jane shume me te mireseardhura per relaksimin e situates dhe kthimin e saj ne normalitet te plote. Thame se akti normativ eshte thjesht virusi, semundja e vertete pritet te jete procesi buxhetor 2014 I cili nese materializon, jo te gjitha, por vetem disa prej premtimeve ekstravagante te qeverise, pritet te jete devastues per ekonomine. Mungesa e stimulit fiscal, ndjekja me verberi e keshillave te FMN per balancimin e te ardhurave e shpenzimeve (Forbes thote: “Do te shkaterrosh ekonomine amerikane?-Balanco buxhetin!”), prezantimi I sistemit progresiv dhe nderhyrja ne taksimin korporativ si konsekuence e te parit per te shmangur arbitrazhin fiskal, pritet te kene ndikim jashtezakonisht negativ ne ekonomine e vendit ne pergjithesi dhe financat publike ne vecanti. Qeveria socialiste te mos na degjoje ne, mos te degjoje kerrkend qe ajo e gjykon ideologjikisht kundershtar, le te shohe shembullin e nje vendi kampion ne politikat e veta sociale, Suedise. Ajo zgjodhi te fokusohej te punesimi dhe per kete nuk ndoqi verbtazi as politiken e stimulit e as te austeritetit. Ajo uli taksat korporative ne menyre te vazhdueshme, fillimisht me 20%, me tej edhe tre here te tjera dhe tani po pergatitet per uljen e peste. Sot shkalla marxhinale e saj, me vetem 22% eshte gati sa gjysma e asaj ne SHBA. Si pasoje rritja ekonomike e Suedise per 2012 me 1,4% ka qene dukshem me e larte se mesatarja e vendeve te tjera evropiane, -0,3%, borxhi eshte sot sa 40% e GDP dhe korona suedeze ka fituar terren te dukshem karshi euros. Per ta mbyllur, te nderuar kolege, nje xhevahir nga zonja Thatcher, qe gjykoj se I shkon kontekstit ekonomik dhe ideologjik shqiptar:” Qeverite e majta gjthmone krijojne katrahura financiare, dhe, si per cudi, vetem atyre nuk u dalin parate e popullit”. Do te uroja qe per rastin e Shqiperise zj.Thatcher te ishte gabim, por druaj se I vetmi qe eshte gabim, jam une. Ju faleminderit!