Fjala e plotë në Kuvend e deputetit të PD, Flamur Noka:
Fjala e plotë në Kuvend e deputetit të PD, Flamur Noka: Te nderuar kolege deputete Qeveria na ka sjelle nje projektligj per shkurtim shpenzimesh per deputetet …..etj. Ne fakt mire ka bere qe e ka sjelle pikerisht sot. Mire ka bere, pasi sot eshte nje dite qe te gjithe ne duhet te jemi te shqetsuar , madje duhet te jemi te alarmuar per shpenzimet. Por ama jo per shpenzimet e ulura per ne, apo thjesht per shpenzimet zyrtare te rritura frikshem duke marre edhe borxh per ministrat dhe ciftin bashkekryeministror Rama –Meta. Sot eshte dita qe te gjithe ne, jo thjeshte te flasim, por te ulerasim per disa shpenzime, shpenzime antiligjore dhe teresisht kriminale qe jane ogure I zi per lirine dhe per demokracine e vendit tone. Dhe te nderuar kolege besoj se te gjithe e dime pse eshte pikerisht sot dita e alarmit jo vetem per ne por per cdo shqiptar.. Sepse kur ne e thame me te madhe qe cifti mafioz sot ne pushtet,,derdhi dhjetra miliona euro te pista dhe te ardhura nga rruge kriminale me 23 Qershor per te deformuar vullnetin e shqiptareve e per te fituar karriget e pushtetit, kishte edhe skeptike qe nuk na besonin. Sot nuk ka me shqiptar te pandergjegjesuar per kete fenomen kriminal pasi kete radhe nuk e thame ne qe jemi kundershtaret tuaj . Shqiptaret e pane qartesisht me ze edhe me figure, e perseris ME ZE EDHE ME FIGURE shqiptaret pane ne nje media vizive te pavarur nga opozita Dhe cfare pane ?? Kane pare live ate qe quhet vullnet mafjoz te ketij cifti qe rri ketu mbrapa per te zhvilluar jo zgjedhje te lira por zgjedhje te blera. Apo nuk eshte keshtu..?? Nje process zgjedhor ne nje bashki kishit per te organizuar. Dhe cfare bete?? Cfare demonstruat ne kete proces te pjesshem??Demonstruat qe cifti mafioz Rama –Meta dhe vota e lire nuk kane asnje pike takimi se bashku. Qe voten e lire keta nuk e njohin, qe e kane shpallur armike prej kohesh….. Demostruat qe ju zotrinj Rama-Meta edhe me konceptin baze te demokracise , me konceptin ‘’zgjedhje “nuk keni asnje njohje sepse ju neper te gjitha proceset zgjedhore keni ditur dhe keni menduar vetem te jepni zgjidhje pavaresisht se duheshin zgjedhje. .Dhe ato qe u bene ne Korce nuk ishin zgjedhje por zgjidhje qe bête ju per ta fituar ate bashki. Marifet I vjeter I juaji ky!!! Por do ju pyesja nese eshte apo jo sipas jush ky marifet tipik mafjoz?? Pasi mafja dy rruge perdor per te arritur qellimin: ose dhunen ose parate..Dhe ju dhunen sigurisht qe nuk e perdornit dot hapur per shume e shume arsye qe varen dhe nuk varen prej jush. Cfare bête ?? Perdoret parate…perdoret 20 mije lekshat per te arritur qellimin tuaj. Korca tregoi qe keni blere votat . Keni blere karrigen e pushtetit te kryetarit te bashkise asht sic edhe me te tilla para krimi e droge u turret dhe blete mandate deputeti, mandate pushteti ne 23 Qershor. Keni realizuar korrupsion elektoral. Si mund te permendni fjalen korrupsion ju pas ketij akti te filmuar me ze dhe me figure. Si mund te luftoje korrupsionin nje pushtet qe kapet mat duke bere korrupsion? Dhe cfare ?? Pushteti qe kapet duke korruptuar qytetaret e vet.. Ky eshte krim . Nuk e di cfare mund te benit me shume.. Akti qe keni ndermarre eshte krim I parashikuar ne ligjet e vendit ,Zotrinj dua tju pyes ?Kur pushteti ben krim ne kurriz te qytetareve te vet cfare ju ngelet atyre te bejne? Mafja per nje shoqeri perben rrezik dhe shoqeria duhet te kujdeset ta luftoje ate. Por kur mafja eshte ne pushtet apo pushteti perdor ne vend te rrugeve ligjore , rruge majoze cfare rreziku perben dhe cfare I ngelet shoqerise? Ato 20 mije leksha qe u filmuan duke u shperndare ne korce por qe ne 23 Qershor jane shperndare ne gjithe vendin ne terma edhe me shume se 20 mijeshe dhe qe jane para te erreta, para krimi, para droge jane tregues jo thjeshte I qarte por tregues I kristalte qe kupola e dy partive tuaja eshte e inkriminuar dhe se po perpiqeni fort te inkriminoni shoqerine duke ja imponuar si normalitet. Republikene shqiperise e ekni kthyer ne Rebubliken e 20 mij lekshit Dhe ky eshte krim ne vetvete.Turp per ju qe po neni cmos te turperoni shoqerine me 20 mije lekesha. Ajo pamje filmike tregoi se per ciftin e padrinove te pushtetit cdo gje ka cmim financiar, qe vota ka nje cmim ne terma financiar , karrigia e hierarkise se pushtetit ka nje cmim ne terma financiare , qe liria ka nje cmim ne terma financiar , qe demokracia ne varesi te cmimit neperkembet, shkelet apo dhunohet. Dhe ky eshte krim dhe ka fytyren e ciftit mafjoz Rama- Meta Dhe nje pyetja kam une .. Keto para qe u perdoren per te devijuar vullnetin e korcareve dhe ato qe perdoret me 23 qershor per te devijuar vullnetin e shume shqiptareve hallexhinj dhe fukarenj nga erdhen? Ku eshte ky burim dhe a jane para qe merren nga ky binom mafjoz pushteti qe kemi prapa dhe shlyhen nga dy zonjushat e tatimeve dhe doganave ? Se edhe kjo eshte nje arsye pse u ul plani ne dogana dhe tatime. Sepse me taksat e shqiptareve do ju kthehet restoja dhe do kompensohen parate e krimit dhe te droges qe u derdhen per ti sjelle ne pushtet kete binom mafjoz bashkekryeministror dhe po vazhdojne te derdhen per ti mbajtur ne pushtet. E pra zoterinj, kjo eshte mafja dhe jo thjesht mafja me ndikim ne pushtet por mafja qe po drejton shtet. Dhe se fundmi, pamjet filmike me ze dhe me figure, deshmuan se ato 1 milion votat qe s’ju hiqen nga goja, nuk kane qene gje tjeter vecse 1 milion 20 mije lekesha te qelbura ere krimi e droge. Ne jemi ketu, te vendosur per te zbardhur deri ne fund me çdo mjet ligjor kete krim elektoral. Do te bejme gjithcka per te nxjerre ne drite edhe interesat mafioze qe fshihen pas ketyre akteve okulte qe shkaterrojne lirine dhe institucionin e votes, themelin e demokracise . Dhe nuk do reshtim ne kete mission, se jemi parti e themeluar mbi bazen e ketyre parimeve te shenjta, tek te cilat besojme fort. Jemi ngritur ne vitin 1990 per liri dhe voten e lire dhe e fituam ate. Nuk do t’ju lejojme ta neperkembni apo ta percudnoni ate ju sot. Keni marre shume revansh e po neperkembni ligj, shtet, kushtetute e gjithcka. Mos harroni se shume shpejt do te vije dita, kur perballe ligjit nuk do te kete korrace pushteti qe tem und t’ju mbroje.