Deklarata e plotë e ish zëvendësministrit të Financave, Alfred Rushaj:
Deklarata e plotë e ish zëvendësministrit të Financave, Alfred Rushaj: Dje pamë aktin e parë të një shfaqje mashtruese që ne e kemi paralajmëruar prej 1 muaji; qeveria nxitoi të shpallte lajmin se “Plani Rama” ishte realizuar në masën 105% nga dogana; 1 muaj më parë ne u treguam shqiptarëve që kjo do të ndodhte; Por çfarë përfaqëson “Plani Rama” në të ardhurat doganore? Me aktin normativ, qeveria Rama, e uli me rreth 15% realizimin e të ardhurave nga doganat. Çdo të thotë kjo? o Realizimi (sipas qeverisë) me tejkalimin e planit në dogana, është në fakt 1,1 miliardë lekë, apo 11 milionë dollarë më pak se plani që kishte për detyrim të realizonte dogana. o E shprehur në përqindje, realizimi (sipas qeverisë) me tejkalim të planit në dogana, është as më shume, as më pak, por sa 90% e planit qe kuvendi i Shqipërisë i kishte vene detyre te realizonte, para se qeveria te miratonte “Planin Rama” me Akt Normativ. o Dëgjuam se u realizuan 800 milionë lekë më shumë se vjet, kur ne fakt ishte parashikuar qe te realizohej 3 fishi i kësaj shume. o Krahasohen me vjet dhe “harrojnë” te përmendin qe vjet ne Tetor, me ligj, Doganës ju kalua përgjegjësia dhe e ardhura e akcizës që paguhej në Tatime dhe që është shume më e madhe se 800 milionë lekë. o Kënaqen (dhe për ketë mirë bëjnë), me faktin që në Tetor realizuan me shumë se në shtator, kur po vetë e kishin qeverinë. Por, a po bëhet kjo gjë vetëm për t’i shitur publikut se janë duke punuar? Pjesërisht po, dhe sado e rëndë që është kjo, në fakt është e keqja më e vogël. Ka një arsye tjetër shumë herë më të madhe dhe kjo është çështja “Crown Agents”, që për hir të së vërtetës mund të jetë një nga zullumet më të mëdha të kontinentit. Për këtë kemi fakte shumë të rënda, që do t’i bëjmë publike nesër.