Deklarata për media e zëdhënëses së Partisë Demokratike Laura Vorpsi:
Deklarata për media e zëdhënëses së Partisë Demokratike Laura Vorpsi: Sapo jemi njoftuar për një ngjarje të rëndë në komunën Dardhas të Pogradecit, ku disa të rinj raportohet se kanë humbur jetën në minierat e kësaj zone. Partia Demokratike ngushëllon familjarët e viktimave në Pogradec dhe është thellësisht e prekur nga kjo dramë e madhe për të afërmit e tyre, dhe gjithë vendin. Partia Demokratike akuzon qeverinë si përgjegjëse direkte për këtë humbje të rëndë të jetës së këtyre të rinjve. Ne kërkojmë që autoritetet e ngarkuara për sigurinë dhe menaxhimin e minierave të mbajnë përgjegjësi, dhe kërkojmë që drejtësia të vihet menjëherë në lëvizje për këtë tragjedi. Ne kërkojmë që Kryeministri i vendit të mbajë përgjegjësi. Të gjithë e mbajnë mend, se Edi Rama hidhte valle sa herë që ndodhte ndonjë incident në minierat tona, dhe të gjithë e kujtojmë se Edi Rama ka premtuar siguri në miniera. Të gjithë e kujtojmë se Edi Rama ka premtuar se kur ai të vijë në pushtet nuk do të ketë më të vdekur në nëntokën tonë. Tani, Ne kërkojmë që Edi Rama të mos shmanget, por të mbajë përgjegjësi për këto viktima të pafajshme në minierat tona.