Fjala e Prof. Doc. Sali Berisha në Kuvend:
Të nderuar zonja deputete,
Të nderuar zotërinj deputetë,
Zoti bashkëkryetar i mazhorancës aktuale apo i parlamentit Meta – Rama,
Të dashur qytetare dhe qytetarë,
sot diskutohet për buxhetin e vitit 2012, viti më i vështirë në historinë ekonomike të Europës, viti në të cilin Europa në tërësi, përfshi ekonominë e saj më te madhe njohu vështirësitë më serioze.
Vit në të cilin pa diskutim ekonomia e vogël shqiptare u përball me vështirësitë më të mëdha.
Këtë vit, në vitin 2012 përveç krizëz lubi evropiane që zhyti në recesiopn të thellë edhe partnerin tonë tjetër kryesor Italinë, përveç Greqisë, shqipëri njohu dimrin më të thellë të 30 viteve të fundit i cili në shumë mënyra paralizoi jetën ekonomike në tërësi si sipërfaqe pothuajse të 2/3 të vendit, natyrisht në peshë specifike jo 2/3 në ekonominë e vendit.
Të gjitha këto bëjnë vitin 2012, buxhetin e tij, tërësinë e zhvillimeve më të vështirin në 8 vitet e qeverisjes sonë.
Por, viti 2012 pikërisht në kulmin e krizës, ekonomia shqiptare qëndroi, nuk ra në recesion, ajo falë reformave dhe menaxhimit, ia doli të garantojë një rritje rreth 2 përqind siç thotë Fondi Monetar Ndërkombëtar.
Ia doli të rrisë të ardhurat, në një vit më parë, rreth 10 – 12 përqind.
Ia doli mbi të gjitha të garantojë rritje rroga dhe pensione tre herë më shumë se inflacioni për qytetarët shqiptarë.
Ia doli të garantojë ndërtimin e mbi 1 mijë km rrugë të të gjitha kalibrave kombëtare, rurale, dytësore, tretësore e me rradhë.
Ia doli të finalizojë ndërtimin e dhjetra, qindra shkollave, sistemit të kanalizimit, ujësjellësave, t’i afrojë afër përfundimit për herë të parë, mbi 11 impiante të ujërave të zeza.
Ia doli të gjenerojë vende pune, ia doli të bëjë që Shqipëria të mos dorëzohej në situatën më të vështirë të saj.
Të gjitha këto të dashura qytetare e qytetarë janë botërisht të konfirmuara.
Viti 2012 me të gjitha veshturësitë që pati, të padiskutueshme, u mbyll me një shëmbëlltyrë makro-ekonomike të shkëlqyer, në një aspekt, inflacioni 2 përqind, me deficitin buxhetor 3.2 përqind, borxhi publik rreth 60 përqind. Në kulmin e krizës borxhi publik pati kontrollin më të fortë.
Shqipëria ia doli përsëri, vendi i vetëm në rajon, nga më të paktët që të ruajë investimet e huaja mbi 1 mld dollarë.
Shqipëria ia doli të ruajë një ritëm investimesh publike të cilat çuan drejt finalizimit – Autostradën Shkodër – Hani i Hotit, çuan drejt finalizimit autostradat e jugut, shtyjnë punimet për Rrugën e Arbrit, zgjeruan ndjeshëm listën e barnave për njerëzit në nevojë.
Shqipëria qëndroi në këtë krizë ekonomike në vitin më të egër të saj. Por çfarë shërben kjo? Kjo shërben për ata të cilët duan t’i referohen praktikës së doktrinës, të nxjerrë mësime. Dhe mësimi më i madh i këtij viti ishte, se fushë vendimtare është disiplina fiskale.
Keni qenë këtuy të nderuar deputetë të krahut të majtë kur ne erdhëm këtë vit të vështirë të /12-ës, dhe çfarë bëmë ne? Shkurtuam me 19 mld lekë shpenzimet, çfarë bëmë tjetër? Rritëm vetëm me 6 mld lekë borxhin dhe me këtë garantuam një deficit buxhetor 3.2 përqind ndër më të përshtatshmit që mund të ekzistojë.
Me këtë kontrolluam borxhin në mënyrën më të vendosur. Me këtë hodhëm bazat për një 2013 krejtësisht tjetër, vit kthese, vit të rëndësishëm sëbashku me reforma të tjera në vazhdim.
Rritja ekonomike, e kam theksuar dhe, edhe një herë po e theksoj në vlerësimin tim duhet të jetë në qëllimin më madhor i politikës ekonomike.
Rritja ekonomike është gjeneratori universal i krijimit të vendeve të punës. Për qytetarin që të punësohet në kushtet e tregut të lirë, ai ka arsye të jetë i lumtur në punën e tij… Pa punë lumturi nuk ka!
Çfarë ndodh?
Me shpejtësi të madhe, në mënyrën më të pabesueshme kjo qeveri po rrokullis ekonominë shqiptare. Dhe është mirë të dëgjoni. Unë e kuptoj që ju jeni me klishe parafabrikatesh, unë e kuptoj që ju, jua them me keqardhje të madhe, keni faktuar në mënyrë të përtsëritur se s’keni interesa të tjera përveç personaleve. Por dëgjoni!
Po e shtyni vendin drejt një krize dhe ky është mëkati më i madh që mund të bëhet. Po e çoni vendin prapa. Po e rrokullisni drejt recesionit!
A nuk ishin këta që bërtitën 2 vjet rresht për borxhin 60 përqind dhe llogariznin borxhin për frymë?
Borxhi i mirë nuk është, por nuk morëm një qindarkë për rroga, pensione dhe probleme të tjera. Çdo qindarkë e investuam, aty ku kishte jetë më shumë.
Borxhi i mirë  nuk është, por investuam në fushën e rentabilitetit, ai tregon se gjeneron rritje, se shtrinim infrastrukturën, shtrimë investimet në katër anët e vendit.
Se shtrimë infrastrukturën dhe bëmë të mundur që asetet e këtij vendi të bëhet disponibël për bizneset dhe investimet.
Ne bëmë të mundur që në kulmin e krizës të ruanim fluksin më të lartë në rajon dhe më gjerë.
Sepse investuam fuqishëm në arsim, në shkollim, natyrisht që efektet janë afatgjata dhe është larg sistemit të përsosur por ishte një sistem arsimor krejt tjetër nga ai që gjetëm.
Se investuam ndjeshëm në shëndetësi. Dua t’ju them dy fjalë këtu! Nuk kam folur deri sot. Ju kam dëgjuar të flisni me sa injorancë për shëndetësinë. Me çfarë përçmimi flini ju për një armatë të tërë burrash dhe grash që punojnë me vetëmohimin më të madh ditë e natë dhe unë nuk them që s’ka të meta, që s’ka korrupsion, por dy gjëra do t’ju them.
Midis Petrit Vasilit që hesht si fija e barit kur sulmohet këtu puna e tij katër vjeçare dhe këtij elif matrakut këtu që s’merr vesh se ç’është shëndetësia dallimi është si nata me ditën.
Dhe unë ju them që shëndetësia që ndërtoi Petrit Vasili kishte dhe të meta dhe dobësi, por mos harroni se ajo shëndetësi arriti vdekshmërinë foshnjore një shifrore.
Mos harroni se ajo shëndetësi arriti të ketë pozicionin e tretë në Europë për eksesin më të lehtë tek mjeku.
Por tani, kompromisi i 1 Prillit, i shuan dhe i rrafshon edhe malet.
Ajo shëndetësi arriti që në katër vitet e fundit Shqipëria të ketë një nga nivelet më të ulta në botë, të nderuara ministre, në vdekshmërinë amëtare, e cila përbën një nga treguesit më cilësor të kujdesit shëndetësor. Merrni e lexoni!
Por unë besoj se jeni një model që keni krijuar në mendjen tuaj dhe s’ekziston kërkund përveç mendjeve tuaja. Vazhdoni!
Ju dëgjoj këtu të flisni për borxhe. Në cilin vend në botë nuk u ka borxh sipërmarrjeve dhe në cilin vend në botë sipërmarrjet nuk u kanë borxh administratës?
S’ka vend në botë, kështu funksionon kjo!
Ju doni t’i bëni reparte policeske, por s’i bëni dot. Kjo është shoqëri e lirë!
Ju shkoni dyllosni llogaritë bankare i falimentoni për tu futur vetë sëbashku me pronarin në mënyrë që të mos paguajë detyrimet. Lini me mijëra njerëz rrugëve, siç vepruat këto ditë.
Në vend që të nxirrni mësime, operoni një model që shkatërron mbajtjen e rritjes ekonomike, mbajti Shqipërinë.
Të dashur qytetarë dhe qytetare,
Po ecim drejt një situate shumë të vështirë ekonomike dhe unë dua t’ju garantoj ju se asgjë mbi tokë nuk ndikon mbi xhepin tuaj, në jetën tuaj, në të ardhurat tuaja, në vendin e punës suaj sesa masat e reformave ekonomike të qever
isë.
Para dy ditësh Banka e Shqipërisë informoi se në tre mujorin e dytë, të këtij viti pas heqjes së tatim-fitimit për rrogat 300 dollarë e poshtë, u krijuan 22 mijë vende pune. Sigurisht që kjo s’mund të ndodh, sepse ata të cilët kanë krijuar në Shqipëri modelin e asaj Shqipërie që s’ekziston ata jetojnë në stratosferë.
U thonë shqiptarëve që sëmundjet kronike të vendit do të shërohen plotësisht. Moj doktoreshë shpjegoi pak kryetarit tënd se sa shërohen sëmundjet kronike të vendit, se po të ndodhte kjo, Shqipëria do të shndërrohej në ishullin legjendar të pavdeksisë së njerëzve.
Pra, çfarë po ndodh?
Ekonomia po shkon drejt recesionit, e sigurt!
Njeriu që dy vjet rresht, në kundërshtim me çdo institucion ndërkombëtar, thoshte se Shqipëria është në krizë, kur të gjitha institucionet ndërkombëtare thonin – NUK ËSHTË NË KRIZË!
Kur papritmas një ditë të bukur vjeshte, në fund të tetorit deklaron – U zgjidh, në dhjetor merr fund kriza. Ai kur tha, sëmundjet kronike të vendit tim shërohen, tha një të vërtetë 0.1 përqind, se ndonjë sëmundje kronike edhe mund të shërohet, nga shumë faktorë, në tërësi kurohen, mjekohen, por kur tha se nga tetori ne dhjetor kriza mori fund dhe se skenari grek nuk do të na vijë, ai tregoi edhe një herë nulitetin e tij absolut në nocionet më elementare ekonomike. S’po them më shumë.
Çfarë ndodhi? Pse po ecim drejt situatës shumë të vështirë? Po ecim sepse erdhëm në këtë parlament që në vend se të studionim këtë buxhet me plus minuset e tij, sepse nuk ishte i përsosur, ju bëtë të kundërtën. Nqse ne shkurtuam me 19 miliardë shpenzime dhe morëm borxh vetëm 6 miliardë, ju zotërinj shkurtuat me 13 miliardë shpenzime dhe morët borxh 40 miliardë.
Ju bëj thirrje të uleni si grup, të merrni ekonomistët dhe t’i pyesni se po e çoni vendin drejt asaj situate që s’e meriton kurrë. Ju me një të rënë të lapsit deklaruat se do marrim 40 miliardë, do rrisim borxhin në 4 muaj sa ç’e kemi rritur në në 8 vjet.
Dhe më tutje, absolutisht Shqipëria do të shkojë drejt skenarit grek, në këtë mënyrë. E ka paralajmëruar kryetari juaj, e ka në fjalime kryetari juaj. Por, tha më në fund që shpëtuam! Në dhjetor dalim prej atij rreziku! Këtu është kafshata e gojës, këtu është ekzistenca, këtu është rroga, këtu është pensioni, s’po rrit dot rrogat, s’po rrit dot pensionet. Për herë të parë, s’ka ndodhur asnjëherë. Leri mashtrimet, mos dëgjoni mashtruesit e lindur. Keni patur 40 milionë dollarë në arkë për pensionet e invalidëve dhe ndihmën ekonomike. E keni shkurtuar me ligj, me vendim duke mos ditur se çfarë është ajo.
Vijon…