Nuk mund të rri pa denoncuar aktin e shëmtuar të kësaj maxhorance, ditën e flamurit, ditën e pavarësisë, përdhosjen që i bënë gjakut të dëshmorëve, martirëve të lirisë, shqiptarëve dhe kombit në tërësi me portretin e Hitlerit të Europës së pasluftës, Hitlerit shqiptar, Enver Hoxhës. E ngritën për herë të parë pas 20 vitesh. Festuat ditën e tradhtisë më të madhe kombëtare. 29 nëntori shënon për kombin shqiptar datën e tradhtisë, datën në të cilën Enver Hoxha njësoi festën me serbët vetëm e vetëm që të hapte tiparin e procedurave të bashkimit të Shqipërisë me republikën federarative jugosllave. Vetë në fjalimet e tij dhe në dokumentet historike ishte pranuar se dita e çlirimit ishte data 28 dhe e tillë ishte festuar. E kaloi në datën e Federatës sepse me një akt madhor tradhtie kombëtare ai do të ecte me shpejtësi të bashkimit të Shqipërisë me Jugosllavinë. Në projektin e Titos dhe Stalinit.
Qytetarë dhe qytetare!
Ngritja e flamurit të Enver Hoxhës, Hitlerit të pas luftës, në varrezat e dëshmorëve ishte poshtërimi më i madh të rënëve në luftë, heronjve të kombit. Enver Hoxha beri luftën dhe këtë nuk e mohon askush. Ata të cilët përpiqen të paraqesin demokratët se mohoi luftën, ata mashtrojnë. Por Enver Hoxha e konfiskoi luftën përveçse futi gjëmën vëllavrasëse gjatë luftës. Pas luftës ai vendosi në Shqipëri sistemin me opresiv. Ju ngritët portretin e tij por ju shkelmuat shpirtrat e dhjetra mijëra shqiptarëve që ranë për të qënë të pavdekshëm për lirinë e fjalës, për besimin tek zoti, për besimin tek Europa, për besimin tek Shqipëria. Ju ngritët flamurin e Enver Hoxhës tek varrezat e të rënëve të kombit ju përdhosët vuajtjen, sakrificën e qindra mijëra shqiptarëve, në burgje dhe kampe përqendrimi, për lirinë e fjalës, besimit, lëvizjes. Ju ngritët flamurin e Enver Hoxhës tek varrezat e të rënëve por ju shkelmuat shpirtin e qindra shqiptarëve që vdiqën urie nga Vermoshi në Frashër të Përmetit sepse për vite të tëra nuk kishte asgjë tjetër në tryezën e tyre veçse kiles së bukës, kripës, vajit e sheqerit. Ju ngritët flamurin e Enver Hoxhës, Hitlerit të pasluftës, tek varrezat e dëshmorëve në një kohë kur ai zhyti Shqipërinë në një armiqësi të thellë me botën e lirë me aletatë e saj natyralë. E shkëputi nga trungu i saj perëndimor. Ju ngritët flamurin e rreckosur të hitlerit të pasluftës tek varrezat e dëshmorëve në një kohë kur Europa do të votojë për statusin e vendit kandidat. Shpesh shtrojmë pyetjen nëse ka merita Enver Hoxha? Zotërinj, po Hitleri ndërtoi për gjermanët autostradat më të mira të Europës? Ska gjerman që thotë se ka merita Hitleri. Hitlerët janë hitlerë. Ata i përkasin turpit të historisë kombëtare e njerëzore. Atë që Enver Hoxha ua bëri shqiptarëve nuk ua ka bërë asnjë pushtim, asnjë epidemi që nga koha e murtajës së zesë deri në ditët e sotme. Kur unë deklaroja se ky zotëria (Edi Rama) ka për at shpirtëror Enver Hoxhën, sepse e shihnim edhe me çitjane ndonjëherë. Nuk e besonit por ja ku është. Ja ku shpërndau në facebook-un e tij dhe përdhosi ”Facebook”, këtë rrjet të mrekullueshëm social komunikimi, duke shpërndarë në të katër anët e botës portretin e Enver Hoxhës. Zotërinj, protokollin e shtetit e ka qeveria dhe zyrtarët ua shtruan shqiptarëve festën me simbolin e Enver Hoxhës. Shkuan në Vlorë dhe ndërpretë transmetimin direkt të ceremonisë në respekt të Ismail Qemalit, në respekt të Vlorës dhe sheshit të flamurit. Dhe çfarë mësuan shqiptarët nga të dy pasi kishin ngrënë një tavë me ngjala, Ilir Meta do të thoshte se jam i lumtur që kam kryeministrin këtu. A thua se e kishte në hënë më përpara. Pra këtë nëntor ju e përdhosët në mënyrën më të padenjë. Ndaj dhe unë i kërkoj parlamentit të shqyrtojë të gjithë legjislacionin për hitlerin e Europës së pasluftës. Këtë vlerësim ia ka bërë Bashkimi Demokrat Europian, 37 kryeministra të Europës në prill të vitit 1991 dhe këtij qëndrimi ne i qëndrojmë plotësisht.
Në vazhdim të veprës së tyre për Enver Hoxhën, po sillen si barbarë ndaj punonjësve të administratës. Dje në kombinatin mekanik të Poliçanit janë pushuar 60 punëtorë të thjeshtë me motivacionin vetëm se janë simpatizantë të PD-së. I kanë poshtëruar duke i lënë pas gardhin dhe nuk i pranojnë as për të dhënë shpjegimin për largimin nga puna. Kjo është botërisht e njohur se përveç trinomit Meta-Braho-Ylli skrapalinjtë e tjerë i quan alieno. Kjo është vepër e Ilir Metës. Jo e Edi Ramës. Urdhëroni çfarë qëndrimin mban Ilir Meta ndaj skrapalinjëve të thjeshtë. Njerëz që sigurojnë bukën e gojës me një rrezik konstant.
Tani do lexoj diçka tjetër. “Babai im ishte elektricist në Parlament, ka punuar vite të tëra dhe e shkarkuar pa asnjë motivacion dhe na lanë pa bukën e gojës. Nuk kemi njeri tjetër në punë”.
Kur ua bëni njerëzve këto duket të dëgjoni ata. “Jam Denis Terolli djali i një polici. Besoj se i dini vështirësitë e kësja pune. Im atë ka mbrojtur shtetit nga plumbat në 97. im atë 22 vite karrierë në polici, më shumë larg nesh në borë e në shi. Por ska pasur asnjë vërejtje në këto 22 dhe u shkarkuar pa asnjë arsye ligjore dhe ne sot zhytemi në mjerim të plotë. Babai im quhet Edmond Terolli”. Sigurisht i dashur Denis këta zbatojnë luftën e egër të klasave njëlloj siç bënte ati i tyre.
Janë gjëra shumë të rënda. Në Patos kemi orë të tëra pa drita, nga ora 8 deri në 5. nëse vazhdoni kështu Shqipëria do tu ngrihet në protestë. Tani kjo letër shkruhet nga djali i një “armiku” të popullit që është djali i nipit të Azem Hajdarit. “I kam shkruar Saimir Tahirit. Së pari mbarësi për ju dhe familjen tuaj. Unë quhem Elvis Hajdari. Jam nga Tropoja dhe banoj në Tiranë. Dua t’u ankohem ju se s’po gjej zgjidhje tjetër. Babai im punon në polici ë në vitin 1992. Që kur kam lindur unë na ka ushqyer duke punuar në diell, shi dhe borë. Por ka dy ditë që e kanë liruar nga detyra pa asnjë motiv apo arsye”.
Ju nusja e Gjallicës që ke ndërtuar parajsën me paratë e vjedhura të shkon shumë kjo buzëqeshje dhe cinizëm.
Ai më tej thotë se “babai im është hequr për arsye politike sepse ne jemi të djathtë dhe nuk ndryshojmë. Babai im quhet M. Hajdari dhe ka punuar edhe në kohën e PS në vitet 2000. aktualisht punon në Lezhë por ju e shkarkuar dhe i ka fituar me mund gradat”.
Çdo ditë e më shumë më bind çnjerëzimi juaj, nga pushteti dhe interesat personale. Duhet të keni më shumë respekt për qytetarët. Ata janë zgjedhësit tuaj dhe zgjedhësit tanë. Ata nuk vijnë dot këtu dhe ne vijmë si deputetë këtu. Nuk veprohet në këtë mënyrë.
Tjetër. “Jam Leart nga Londra dhe kam blerë 3 bileta. Nuk më përgjigjet askush”. I dashur Leart. E vërteta është se Belleair falimentoi me dashjen e vetë të qeverisë. Së pari sepse qeveritarët dhe fiks zoti Olsi Rama, bashkë me një eksponent të mafies së Kosovës kërkon të marrë Belleair nën kontroll. Po e ndjekim. Por seç ndodh me Belleair është puna juaj. Por ju para një muaji keni nënshkruar marrëveshje me të për të paguar këstet dhe pagoi 100 milionë. Po pse e ndërpretë sepse nuk do të paguajë. Sigurisht që ato 7 milionë detyrime që i ka qeverisë u bënë të paqena nëpërmjet falime
ntimit dhe dikush tjetër do ta marrë në kthetra që të pasurohet. Janë 52 mijë qytetarë që kanë prerë biletat me Belleair. Unë i kërkoi Parlamentit që me një rezolutë dhe vendim që atyre tu garantohet e gjithë tarifa dhe bileta të mundshme për të bërë udhëtimin. Pastaj ju vazhdoni të pasuroheni mbi Belleair.
Kjo është ora për qytetarin dhe kam shumë të tjera. Po e mbyll me këto dhe ju po vazhdoni me shkarkime masive. Po shkarkoni 2200 drejtorë shkollash dhe vetëm dje 47 në Tiranë. Po vijon dënimi kolektiv nën flamurin e Enver Hoxhës.
Ndërhyrja e dytë në Kuvend:
Së pari do ti them z Braho se për Skraparin qeveria e maxhoranës së kaluar ka bërë më shumë se për çdo rreth tjetër. Ka bërë TAB-in i cili shndërron Skraparin në kantierin vitin tjetër më të rëndësishëm të Europës. Por ju Skraparin e shikoni nga gota e rakisë. Kaq. Unë e shoh tek njerit. Së dyti duke besuar kodin e heshtjes, çdo gjë e ka të shkruar nga kryekreu. Tani do ti them kryekreut dy gjëra.
Nekropolitika është tipar i njerëzve me shpirt të zi dhe natyrisht nuk mund të mos shprehen në një ligjëratë kaq të turpshme të akuzoje këtu prindërit e viktimës, në vend të ngrije këtë Parlament në këmbë. Dhe ftoj Parlamentin një minutë heshtje për viktimën. Përsa i përket rendit, ju jeni shokët e krimit, të hakmarrjes, të bandës së Durrësit, të bandës së Lushnjes, Shullazit që drekoni me të, shokë itimë të Altinit dhe nehatit. Ku pyesin ata për ju, ata ju drejtojnë ju nga çdo skaj dhe kudo që të jenë, ndaj dhe ka rrokullisje të madhe të rendit si asnjëherë. A e dini që tani ministrinë e drejtojnë bandat, e kontrollojnë hakmarrja, ndaj shkohet poshtë e më poshtë. Në cilin muaj ka pasur 47 të vrarë, nxirrni statistikat janë shpirtra njerëzish. Ndaj dhe duhet të jeni ndryshe.