I nderuar Kryetar i Kuvendit,
Të nderuar kolegë,
Të nderuar Bashkëqytetarë,
Kuvendi në këtë seancë dedikuar Buxhetit faktik të vitit 2012, rikonfirmon menaxhimin perfekt të krizave financiare nga qeveria ‘Berisha’ dhe jep leksionin e parë për Ramën në auditoret e shifrave.
Kryeministri Piktor duhet të qartësohet nga njohësit e shkollës ekonomike se Shqipëria në 2009 përballoi recensionin, me një buxhet ekskluziv, me ndërhyrje të qarta për të zbutur efektet e krizës financiare botërore, por në të njëjtën kohë për të stimuluar edhe rritje ekonomike.
Ndërkohë në vitet pasardhëse, buxhetet 2010, 2011 dhe më specifikisht buxheti 2012 u orientuan kryesisht në ruajtjen dhe konsolidimin e stabilitetit makro-ekonomik të vendit, përmes një pakete politikash që siguruan rritje ekonomike dhe një mbrojtje më të madhe sociale.
Buxheti faktik i vitit 2012, i certifikuar tashmë edhe nga Kontrolli i Lartë i Shtteit, përforcon treguesit e qeverisë ‘Berisha’ në qëndrueshmërinë fiskale dhe atë ekonomike.
Dua të përgëzoj Ministrinë e Financave të drejtuar nga z. Bode për jetësimin e një eksperience të suksesshme në menaxhimin efektiv të financave dhe fondeve publike.
Përkundër kësaj, akti normativ për buxhetin 2013, erdhi si një lëvizje kryekëput me qëllime destruktive për situatën makroekonomike, me ndikime jo vetëm në financat publike, por edhe në ekonominë familjare.
I pa mësuar me punë shtetërore serioze, Kryeministri që edhe në zgjedhjet e 23 qershorit pagoi për tu votuar nisi të përhapë panik për gjoja krizë të rëndë ekonomike në Shqipëri, për arkën e trashëguar bosh etj me qëllimin e vetëm: Manipulim për të mashturar sërish shqiptarët, të cilëve u premtoi kthimin në shtetin falas!
Por, në ndryshim nga ajo që pretendon Rama, vendi në 8 vitet e Berishës pati vetëm rritje pozitive, ndonëse nën trysninë e herëspashershme të efekteve negative të krizës globale. Sistemi bankar ishte solid, i mirëkapitalizuar e likuid, që vlerësohet si nga më të qëndrueshmit në Ballkan; arritëm të mbajmë vlerësimin B+ nga ana e Standard & Poor’s për stabilitetin e financave publike dhe riskun e letrave me vlerë të qeverisë; një qëndrueshmëri relative të lekut ndaj euros dhe dollarit dhe një stabilitet çmimesh të vlerësueshëm, ndërkohë që për disa kategori të popullsisë u reflektua një rritje e fuqisë blerëse.
Pra , Shqipëria e vitit 2012 i rezistoi krizës së dytë ekonomike globale!
Është rasti t’i kujtojmë dhe përsërisim Z. Rama, çfarë shkruhet në progres-raportin e Bashkimit Europian për ekonominë shqiptare:
1. “Ekonomia shqiptare, – citohet në progres-raport – ka vazhduar të ruajë qëndrueshmërinë makroekonomike. Shqipëria ka bërë progres të mëtejshëm, drejt shndërrimit në një ekonomi tregu funksionuese. Në vijim të rritjes me 1.6% në vitin 2012, ekonomia shqiptare pritet të shkojë rreth 2% në këtë viti dhe të përmirësohet lehtësisht edhe në 2014” – vë në dukje FMN.
2. Rritja e eksporteve mbetet e fuqishme favorizuar nga përmirësimet strukturore në ekonomi dhe një kurs i favorshëm këmbimi.Papunësia mbetet e stabilizuar në 12.8% dhe indeksi i inflacionit në 2.1%. Deficiti i llogarisë korrente ka ardhur në rënie në tre vitet e fundit. Bilanci i pagesave është me suficit, gjatë vitit 2013, favorizuar nga fluksi i investimeve të huaja direkte” . Këto janë citime të drejtpërdrejta, nga raporti i sipërpërmendur.”
Të nderuar bashkëqytetarë,
Po cilat janë tiparet kryesore të buxhetit faktik 2012 dhe ku qëndron ndryshimi i madh midish filozofizë së Qeverisë së Berishës dhe asaj të Ramës??
Ndërsa në 2012 buxheti ishte instrumenti financiar i prioriteteve te identifikuara ne Strategjine Kombetare per Zhvillim e Integrim. Kryefjala e tij ishte procesi i Integrimit Europian, duke alokuar, edhe në kushte jo të favorshme financiare, fonde drejt sektorëve më prioritarë dhe përmbushjes së detyrimeve në kuadër të integrimit në Bashkimin Evropian.
Ndërkohë që Programi ekonomik i qeverisë Rama nuk përcakton as politika prioritare, as sektorë prioritare që do të mbështeten me politika të posacme nxitëse, rrjedhimisht që edhe buxheti 2013 ishte vecse një instrument për të përmbushur shërbimet luksoze të oborrit Kryeministror duke harruar pagesat për personat me aftësi të kufizuar.
Së dyti:
Qeveria Berisha vazhdoi në mënyrë kembengulese politikat nxitëse për përmirësimin e ambientit dhe klimës e biznesit si një prej kushteve esenciale për rritjen dhe zhvillimin e mëtejeshëm ekonomik.
Shqipëria jo vetëm i shpëtoi recensionit, por reformat e bazuara në lirinë ekonomike, e mbrojtën Shqipërinë nga kriza ekonomike botërore.
Ekonomia Shqiptare është e vetmja ekonomi në Evropë, me një rritje ekonomike prej rreth 20 %. Në 2012 janë dyfishuar investimet e huaja direkte në krahasim me vitin 2004, duke e listuar Shqipërinë ndër vendet e para në rajon.
Përkundër kësaj, në programin e saj ekonomik, Partia Socialiste e përjashton mbështetjen e zhvillimit ekonomik tek investimet e huaja. Po ashtu, mungesa e ligjshmërisë së akteve, mungesa e transparencës,kontratat abuzive dhe krejtësisht klienteliste me Deloitte dhe me Crown Agents, janë zilet e para të alarmit për humbjen e sigurisë për investimet e huaja në Shqipëri.
Nga ana tjetër, marrja e një borxhi vetëm nga tregu i brendshëm, i heq automatikisht mundësinë bizneseve që ta përdorin këtë të fundit për rritjen apo zgjerimin e tyre, dhe për punësimin e shqiptarëve.
Vlerësimet e fundit jo shumë pozitive nga ana e FMN edhe agjencisë Moody’s për Shqipërinë, mund të ndikojnë negativisht tek bizneset.
Së treti:
Hartimi dhe realizimi i buxheteve në Qeverinë Berisha janë provë bindëse se është e mundur të qeveriset edhe me një qeveri të vogël.
Në 2012 Shpenzimet administrative, u ulën nga 5.21% në 2011 në 5.1 në 2012 duke reduktuar në 0.14 subvencionin sipas rekomandimeve të institucioneve ndërkombëtare. Por z. Rama , nuk erdhi në pushtet për të rritur mirëqënien e shqiptarëve.
Zmadhimi i kabineteve personale e klienteliste qeveritare rritën ndjeshëm shpenzimet administrative me 2 mln dollarë më shumë. Por, për rilindasin Rama, 2 milione dollarë nuk janë asgjë, sepse sic e dini edhe ju, i fut një shumëzim me zero dhe rezultati dihet !!!
Së fundmi dhe kjo është pika që dua të ndalem më shumë e që u trajtua gjerësisht edhe nga Ministri Veliaj:
Në buxhetin 2012 Për sa i përket përfshirjes sociale, Pavarësisht të ardhurave pothuajse në të njëjtin nivel me atë të vitit 2011, uljes së borxhit publik me 0.1% kemi një rritje të ndjeshme të mbështetjes së buxhetit social. Buxheti i mbështetjes sociale nga 9,3 miliardë lekë që ka qenë n
ë vitin 2005, në vitin 2012 arriti në 18 miliardë, pra është gati u dyfishuar.
Duke u nisur edhe nga kjo, të gjithë ne në këtë sallë, duhet të denoncojmë vendimet abuzuese të Qeverisë Rama për të përdorur për lukset e veta buxhetin social, dedikuar kryesisht për personat me aftësi të kufizuar.
Rama dhe ministri i tij Veliaj nuk mund të dalin me “alibinë” e shtimit të 6000 përsonave para zgjedhjeve të 23 qershorit, se nuk janë opozitarë. Aq më pak mund të përdorin justifikimin që nuk ka para në arkën e shtetit për këto pagesa për aq kohë sa Rama po e zhyt vendin në borxhe thjesht për shpenzime për veten e tij, ministrat, orendi zyre, karrike, udhëtime, dieta etj.
Për këtë, JU z. Veliaj duhet tí kërkoni ndjesë qytetarëve shqiptarë!!
Plot 240 milionë dollarë borxh, për dy muaj, ku asnjë qindarkë nuk do shkojë për investime, e aq më pak për këto shtresa që as festat e fund-vitit nuk do mund ti kalojnë gëzuar më familjet te tyre.
E kishit rastin z. Ministër që të ishit Ministër i suksesshëm, sikur Ju të kishit programuar vetem 2-3 mln dollarë për këto shtresa, nga borxhi i luksit prej 240 mln dollarësh, do kishit mundësi ti kryenit pagesat deri në fillim të vitit që vjen, dhe unë e para do ta kisha votuar aktin tuaj normativ.
Në lidhje me pyetjen tuaj në një emission të mbrëmshëm televiziv që e përmendët edhe sot, se për cfarë shqetësohet opozita pse ju po hapni, merrni e coni dosje dhe denonconi??? Dua t’ju informoj që opozita nuk është aspak e shqetësuar se ju po denonconi ata që thoni që kanë abuzuar në Elbasan apo kudo qoftë, përkundrazi, edhe në shkresën që unë ju kam dërguar si kryetare e Komisionit të Punës, Cështjeve Sociale dhe Shëndetësisë rekomandimet e para janë:
1- Inkurajojmë Ministrinë e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë që të ndërmarrë hapa konkrete, për të cuar para drejtësisë të gjithë personat që kanë abuzuar me kompetencën që u jep ligji, duke rritur në mënyrë fiktive numrin e përfituesve;
2- Të merren masa efikase për të pastruar skemës e përfituesve nga të gjithë ata individë që përfitojnë pagesat pa të drejtë.
Por më lejoni z. Ministër t’ju tregoj dicka nga dinamika e numrave dhe fondeve për Personat me Aftësi të Kufizuar ndër vite e qe me siguri ju s’í dini pasi në vitet 2004 – 2005 keni qenë duke protestuar që të largohej Krueministrt Socialist i Qeverisë Socialiste, ministër i së cilës Ju jeni tani!
Vetë numri i skemës tregon se çfarë politikash janë bërë: politika për të rritur trajtimin apo për t’u përfshirë në skemë.
Në vitin 2001 kanë qenë 47 mijë e 638 persona; në vitin 2002 kanë qenë 49 mijë e 925 persona; 2003 – 52 mijë e 886 persona; 2004 – 54 mijë e 560 persona; 2005 – 92 mijë e 77 persona; (pra janë shtuar për një vit rreth 50 mijë persona në skemë); 2006 – 101 mijë persona; 2007 – 108 mijë e 768 persona; 2008 – 117 mijë e 698 persona; 2009 – 126 mijë e 595 persona; 2010 – 133 mijë persona; 2011 – 144 mijë persona dhe në vitin 2012 – 147 mijë persona (rreth 5 % e popullsisë).
Para Ju, Qeveria Socialiste në vitin 2004 në mënyrë tërësisht elektorale, aspak ekonomike dhe aspak sociale, ftuat dhe përfshitë në skemë 50 mijë persona, në mënyrë të menjëhershme, pa shtuar fondet përkatëse: 5 miliardë në vitin 2004 dhe 6 miliardë në 2005-n, ndërkohë që numri i personave u dyfishua.
Por në atë kohë Berisha nuk erdhi në parlament për ti vënë gishtin opozitës e të thoshte që nuk do ti bëjë pagesat pasi ju nuk i kishit lënë para të programuara mjaftueshëm, por siguroi fondet e duhura për të bërë pagesat respektive për kategotitë përkatëse.
Paketa e shpenzimeve sociale, sipas standardeve të Bankës Botërore, në vitin 2004 zinte rreth 60 miliardë lekë, ndërsa vitin 2012 zinte 140 miliardë lekë, pra një rritje prej 2,5 herë a më shumë të fondit në total. Në raport me GDP-në, nga 6,7% që zinin në 2004, në fund të vitit të kaluar zunë 11%, duke qenë ndër më të lartat në rajon. Pra, Qeveria Berisha ishte një qeveri e vogël, me taksa të ulëta, por me paketën e shpenzimeve sociale në buxhet më të lartën në rajon.
Për këto kategori janë alokuar më shumë se 120 milionë dollarë. Çfarë është e nevojshme? Pastrimi nga informaliteti i kësaj skeme, e për këtë Qeveria jonë ka negociuar me Bankën Botërore një projekt prej 38 mln EUROSH. Është shumë e nevojshme një reformë të re në këtë skemë pasi ajo që bëri PS në vitin 2005 e dëmtoi thellësisht atë pasi ishte thjesht një ftesë për të votuar qeverinë e kohës.
Në fund dua t’ju citoj një mesazh në facebook të një zotërie të quajtur Haki Cenaj i cili thotë:
Si e mendon Edi Rama të qeverisë kur në të njeten kohë nuk u jep invalidëve të punës pagesën mujore, kur ata kanë lënë kockat në punë? cfarë është kjo qeverisje sipas tij kur në një kohe duhet ndihmuar, kurse ky një pseudo kryeministër në vend që të ndihmojë shtresat më të varfra nuk u jep edhe pensionin e tyre? unë mendoj se ky njeri nuk mendon për njerëzit që jane sakrifikuar në krye të punes, por mendon për hajdutat dhe kriminelat si të vrasin dhe të vjedhin më shumë.
Dhe një këshillë miqësore z. Ministër, meqenëse duke filluar që nga dita e djeshme nga ana e OKB ngjyra mavi e simbolit që mbani është bërë portokalli, mbase edhe ju mund të konsideroni që ta ndërroni atë.
Ju faleminderit!!