Lulzim Basha, kryetar i Partisë Demokratike dhe i Bashkisë Tiranë. U shfaq në Tiranë në vitin 2005. Jurist i diplomuar në Utrecht. Shndërrohet në një nga yjet e KOP-it dhe fitoi simpati publike me pjesëmarrjet në debatet televizive falë artikulimit dhe stilit të ri që solli në politikë. Fitoi në një zonë të vështirë në Tiranë dhe pas zgjedhjeve, Sali Berisha i besoi postin e Ministrit të Transporteve. Më pas Ministrinë e Jashtme dhe Ministrinë e Rendit. Në 2011, siguroi fitoren e Bashkisë së Tiranës me ndërhyrjen e KQZ për të numëruar votat e hedhura gabim që u quajt nga OSBE-ODIHR, procedurë e diskutueshme. Ia doli të merrte Bashkinë që Edi Rama e kishte drejtuar për 11 vjet dhe të konsiderohej nga ambasadori amerikan në Tiranë, një yll në ngjitje por po nga i njëjti ambasador është vënë në pikëpyetje lidershipi i tij në krye të PD, ku u ngjit në Korrik të 2013 në një garë të konsideruar nga rivali Olldashi si e deformuar. Prej Korrikut e deri tani, opozita e drejtuar prej tij, ka patur si qëllim të denoncojë abuzivitetin dhe arrogancën duke filluar me protestën për zgjedhjet në Korçë dhe thirrjet drejtuar brezit të ri të përfshihet në politikë për të nxitur mirëqeverisjen dhe llogaridhënien.

 

Ilva Tare: Mirëseerdhët Lulzim Basha në “Tonight”.

Lulzim Basha: Falemnderit!

Ilva Tare: Një hyrje. U përpoqa ta bëja sa më shkurt, por në pak sekonda është shumë e vështirë të thuhet çfarë keni bërë në këto vite karriere politike.Do 
doja ta nisja me dhjetorin, është dhjetori i rithemelimit mund ta quajmë të Partisë Demokratike, keni një festë të rëndësishme, 23 vite PD, çdo të thotë për ju ky përvjetor, meqenëse jeni për herë të parë Kryetar i Partisë Demokratike dhe kur do të festoni, me 11 apo me 12 Dhjetor, se vjet keni festuar me 11 dhe sot vura re që thonit se Partia Demokratike është themeluar në mesnatën e 11 dhjetorit.

Lulzim Basha: Kemi zgjedhur datën 12. Natyrisht, datat historike janë ato dhe nuk ka asnjë diksutim për këtë. Para kësaj kemi një tjetër datë historike, që është 8 dhjetori, Dita e Rinisë, zyrtarisht , në kalendarin zyrtar shqiptar. Por, më shumë se kaq, është një ditë që mbart emocione, do të thoja për qindra mijëra shqiptare, sepse përkujton nisjen e rrugëtimit 23 vjeçar, që pavarësisht bindjeve politike që qytetarët shqiptarë ndajnë, padyshim ka qenë 23 vjeçari më transformues, ndonjëherë në historinë e Shqipërisë dhe kemi vendosur ta festojmë këtë 8 dhjetor me një fjalë të vetme, me një virtyt, me një cilësi të kombeve të arrira, që në pikëpamjen time, të demokratëve,  besoj të mijëra e mijëra qyetarëve të thjeshtë, është arsyeja e vërtete e këtij progresi 23 vjeçar, që është: Liria. Pra më 8 dhjetor , në orën 12;00 në Pallatin e Sportit, Partia Demokratike do të festoje lirinë dhe do të përkujtojë një ditë të jazhtëzakonshme të së kaluarës sone, por po kështu, do të projektojë nëpërmjet energjisë rinore në këtë ditë të rinisë, të gjithë vitalitetin e saj, të gjithë vendosmërinë e saj për të mos u kthyer prapa, por për të shkuar përpara dhe rruga Përpara, është rruga drejt Bashkimit Europian që tashmë është bërë ndoshta një frazë e lodhshme për veshin e shqiptarëve, veçanërisht gjatë fundit të vitit, që përkon edhe me Progres – Raportet e BE-së por që une doja fare shkurt ta perkufizoja: Shumë qyetarë shqiptarë me të drejtë identifikojne lëvizjen e lirë si një nga gjërat më kryesore të të qenit europian, por këtë tashmë e kemi fituar. Ajo që mbetet të fitojmë dhe konsolidojmë, janë garancitë për dinjitetin individual, për secilin prej nesh në këtë shoqëri dhe nëse ka një tipar që e dallon europianin nga çdo entitet tjetër gjeopolitik është respekti për dinjitetin individual.

Ilva Tare: Interesante, do t’ju pyes edhe për këtë sepse e kishit përmendur në bashkebisedimin me studentet në UET 2 ditë më parë, por dua të ndalem pak tek datat… Ju thatë që përkujtojnë data të rëndësishme, padyshim, por ka bërë shumë përshtypje ndarja sërish edhe këtë vit, edhe pse tashmë jeni ju kryetar i Partisë Demokratike, 28 dhe 29 Nentori, dita e Çlirimit të Shqipërisë. Pse nuk respektoni Kushtetutën? Pse nuk e lini pas traditën e vjetër dhe 
ndasitë politike, të paktën për një datë?

Lulzim Basha: Nuk ka përcaktim kushtetues për 28-29 nëntorin, nëqoftëse nuk gabohem, është perceptimi i ligjit, protokollit.

Ilva Tare: Presidenti i Republikës respekton Kushtetutën dhe bën më 29 nëntor nderimet.

Lulzim Basha: Mesa di unë, është përcaktim i Ligji të protokollit. Por një gjë është e qartë, që pavarësisht përqëndrimeve për datën, ne nderojmë sakrificën e atyre që u flijuan në luften Nacional Çlirimtare, për lirinë e atdheut, për lirite pra, dhe parimet e dinjitetit të shqiptarëve, për demokraci.

Ilva Tare: Ekzakt, për hir të këtij dinjiteti, pse të mos e kemi një datë ?

Basha: Pra në këtë e nderojmë pa asnjë ekuivok. Siç e dini, ka patur një skizëm politike, skizëm e cila për fat të keq mban akoma peng sjelljen e klasës politike, ju e dini fare mirë që për një pjesë të madhe të shqiptarëve, 28 nëntori, ka qene edhe dita e çlirimit te Shqipërisë, madje arkivi historik tregon që edhe për komunistët e Enver Hoxhës në vitet e para të çlirimit, kjo festë është festuar më 28 nëntor.

Ilva Tare: Është polemikë e gjatë.

Lulzim Basha: Pas kësaj ka patur një vendimarrje politike, që e ka shtyrë këtë datë, që fatkeqësisht të përkojë me një datë që për fat të keq përkon po ashtu, disa vite më vonë, me themelimin e Republikës Federale Jugosllave, me demokracinë, referencat historike, tonat, janë që 28 nëntori është në fakt nëntori i tretë i shqiptarëve dhe ne këtë bëjmë, ndjekim një referencë historike të pakundershtueshme, pastaj datat e çlirimit.

Ilva Tare: Jo! Vetëm se e ndani Shqipërinë në demokrate dhe socialiste, demokrate dhe jo demokrate!

Lulzim Basha; Jo, abolutisht jo! Nëqoftëse i referohemi të vërtetës historike, nëqoftëse i referohemi faktit që në vitin1945, në mos gabohem 1946, kur vendi ishte tashmë në duart e komunistëve shqiptarë, data e çlirimit është festuar më 28 nëntor, e besoj se këtu nuk po bëjme gjë tjetër veçse po i mbetemi një date që jo vetëm përkon historikisht, por edhe në mos qoftë kështu, është një datë shumë simbolike për shqiptarët, e nuk ka asnjë arsye që 28 nëntori të mos jetë datë e krenarisë edhe për luftën Nacional-Çlirimtare dhe sakrificën e jashtëzakonshme të shqiptarëve në atë luftë.

Ilva Tare: I kthehemi sërish takimit tuaj me të rinjtë e UET-së. Kam shkëputur një fjalim të shkurtër, do doja ta komentonim së bashku. E ndjekim:
Basha tek studentet: “Së dyti, për të filluar sëbashku, në partneritet dhe respekt të ndërsjelltë, një bashkëbisedim të hapur dhe një bashkëpunim të vazhdueshëm për një varg çeshtjesh madhore që lidhen me funksionimin dhe forcimin e demokracisë në Shqipëri, me hapjen e një periudhe të re, të nj
ë demokracie të re në Shqipëri, që duhet të jetë e do të jetë ajo e dinjitetit me “D” të madhe e çdo individi, si guri i themelit i një shoqërie të lirë.

Ilva Tare: Interesante, dinjiteti me D të madhe, një demokraci e re, në fakt më bëri përshtypje, më erdhi edhe në Face Book një pyetje nga z. Shahin Baja, që thote: A mund ta pyesim z. Basha çfarë do të thotë demokracia e re, se po e përdorni shpesh këto kohët e fundit?

Lulzim Basha: Demokraci e re do të thotë, demokraci e tipit europian, ku jo vetëm…

Ilva Tare: Po ajo që kemi pasur deri tani?

Lulzim Basha: Sigurisht ka qenëe demokraci e një vendi në tranzicion, por që ka marrë disa sëmundje shumë te rrezikshme, veçanërisht në kohët e fundit, siç provuan për fat të keq edhe zgjedhjet e fundit, që janë mbajtur në këtë vend, që janë mbajtur nën kujdesin e qërisë së re, zgjedhjet e Korçës. Ku është 
provuar përtej çdo dyshimi që lekët janë përdorur për të kompensuar votat e hedhura-shitblerja e votes.

Ilva Tare: Ky ështe një fenomen që ka ndodhur vetëm për zgjedhjet e Korçës apo trashëguar edhe nga zgjedhet e 23 qershorit dhe 8 vietëve qeverisëse?

Lulzim Basha: Jo, sigurisht që jo edhe vetë në videon e Korçës i bëhet referencë faktit që ky sistem është përdorur të paktën nga Partia Socialiste, këtë degjojme dhe e shikojmë me zë dhe figurë, është përdorur edhe në zgjedhjet e 23 qershorit. Pra demokraci e re do të thotë një demokraci europiane dhe demokraci europiane do të thotë një demokraci ku dinjiteti individual është në qendër të vëmendjes. E para, vota është e epacënushme, e dyta, demokracia nuk pushon së egzistuari ditën e dytë ose ditën e parë të zgjedhjeve, por vazhdon, pra përgjegjshmëria e qeveritarit ndaj zgjedhësit, e të zgjedhurit ndaj zgjedhësit nuk bëhet 1 herë në 4 vjet, por është një realitet i përditshëm. Demokracia e re do të thotë një mirëqeverisje dhe mirëqeverisja është transparencë plus përgjegjësi. Të kapësh pushtetin dhe te mos kapësh përgjegjësitë nuk eshtë një demokraci e vërtetë , është nje stil i vjetër i konsolidimit në pushtet dhe demokracia e re do të thotë pikërisht të zbatosh këto norma bazë të identitetit të çdo demokracie europiane dhe mbi të gjitha këto: Të zbatosh ligjin, të respektosh dhe forcosh shtetin ligjor.

Ilva Tare: Do të jetë një demokraci e re e ndryshme nga ajo që ka qëne e 8 viteve të qeverisjes së Partisë Demokratike?

Lulzim Basha: Vitet e qeverisjes së Partisë Demokratike, mos harrojmë, janë 8 vite të mbushura me ngjarje shumë të rëndësishme për vendin.

Ilva Tare: Jo jo, merremi me këto fenomene që ju i denoncuat.

Lulzim Basha: Dakort, dakort! ….dhe midis tyre padyshim ka patur një seri zgjedhjesh të cilat janë vlerësuar në mënyrë objektive nga vlerësuesit, ndër më të mirët që ka rruzulli siç është sot ODHIR dhe OSBE, një gjë është e sigurtë, që kauza e demokracisë dhe kauza e shtetit ligjor në këto 8 vite, ka njohur përparim, nuk kanë arritur perfekten, absoltisht jo. Ka patur të meta…

Ilva Tare: Të meta që kanë deformuar demokracinë, përderisa po kërkojmë demokraci të re.

Lulzim Basha: Ka patur probleme. Nuk do thoja deformuar demokracinë, sepse në asnjë rast nuk kemi patur observim i cili ka thënë se vullneti i qytetarëve shqiptarë u deformua në këto palë zgjedhje.

Ilva Tare: Ka lejuar nivele të larta te korrupsionit, të abuzimit me ligjin, ka pasur problem me krimin e organizuar…

Lulzim Basha: Po flasim për zgjedhet, po nqsse do të flasim për shtetin ligjor, edhe këtu absolutisht vendi në këto 8 vite, ka njohur një rrugë progresi që vërtetohet me pak fjalë, nga3-4 arritjet më të rëndësishme për shqiptarët, antarësimi në NATO, heqja e vizave, hapja e rrugës për aplikimin ne BE, e të gjitha këto janë rezultate reformash, asnjëra prej tyre nuk ështe dhuratë, por natyrisht kanë kaluar nëpërmjet sfidave, kanë kaluar nëpërmjet fitores së disa betejave, si p.sh, konsolidimi i ligjit për luftën kundër krimit, beteja që nuk luftohen vetëm një herë, duhet të luftohen ditë për ditë.

Ilva Tare: E drejtë! Po demokracia e re si do ti luftojë ndryshe këto?

Lulzim Basha: Me konceptin demokraci e re, edhe një here dua të theksoj që ka në qendër një raport të ri midis “ te zgjedhurit`” dhe” zgjedhësit”, midis pushtetarit dhe qytetarit. Demokracia që une kam parasysh është ajo e konsultimit të përhershëm e llogaridhënies, transparencës dhe përgjegjëshmërisë së përhershme nga pushtetari tek ai që ja jep pushtetin. Tek ai nga i cili buron pushteti që është sovrani , që janë qytetarët shqiptarë. Dhe kjo do të thotë ti përmbahesh nje sërë normave, që nuk kanë nevojë të shpiken sepse egzistojnë praktikat e çdo demokracie të zhvilluar europaine.

Ilva Tare: E drejtë!

Lulzim Basha: Dhe mendoj që nëqoftëse flasim për integrimin europian të vendit, mes shumë e shumë benefiteve, një nga benifiet kryesore që qytetari shqiptar pret, është që shteti ta trajtojë me respekt, për dinjitetin e tij, me garancitë kushtetuese, për liritë e tij dhe me garancitë ligjore për të drejtat e tij.

Ilva Tare: Egzistojnë këto debate sepse ju kam parë shumë aktiv në mbledhjet e grupit parlamentar, keni mbajtur fjalim. Shpeshherë keni qenë kritik serioz dhe i ashpër me vendime të ndryshme të qeverisë. Por s’kemi parë dhe mbledhjet, i janë respektuar traditës së vjetër të PD. Vini ju, mbani fjalimin, ndizen kamerat e më pas fiken dhe nuk dimë çfarë ndodh. Flasin deputetët në grupin parlamentar? Sigurisht që flasin. A ka mendime të ndryshme?

Lulzim Basha: Natyrisht që po. Ju e dini dhe do të thoja që janë të rralla rastet kur në sallën e deputetëve në Partinë Demokratike nuk ka debat për çështjet që shtrohen.

Ilva Tare: Po debatin pse e bëni pasi e thoni fjalimin?

Lulzim Basha: Unë përdor këtë oportunitet për të shprehur mendimet dhe qendrimet e mia si kryetar i partisë të cilat natyrisht janë konsultuar në forma të ndryshme të vendimarrjes në Partinë Demokratike. Më pas debatet përqëndrohet në disa tema të tjera praktike që kanë të bëjnë me aktivitetin e grupit parlamentar të PD-së për javën që vjen. E hëna është dita e fillimit të komisioneve dhe e enjtja është dita e seancës.

Ilva Tare: Cilat janë forumet që konsultoheni z. Basha?

Lulzim Basha: Një nga forumet që mblidhet më shpesh në Partinë Demokratike është ajo që mund ta quaja kryesia parlamentare e grupit që përbëhet nga kryetarët apo nënkryetarët e komisioneve parlamentare dhe të tjerë drejtues të Partisë Demokratike të cilët kanë mandatet e përcaktuara në statutin e Partisë Demoktratike.

Ilva Tare: Janë mbledhje periodikë e të shpeshta?

Lulzim Basha: Minimalisht janë javore. Por nganjëherë sipas rasteve deri në katër herë në javë.

Ilva Tare: Më lejoni të ndalem në humbjen e jetës së Sokol Olldashit. Humbja e një zëri të fortë opozitar. Ju keni bërë publik pas vdekjes një tak
im që keni bërë me të e që keni biseduar. A kishte vërejtje Sokol olldashi për mënyrën e drejtimit të PD dhe a kishte kërkesa se ç’duhet të ndodhë me Partisë Demokratike tani?

Lulzim Basha: Takimi me Sokolin ishte edhe takimi ynë i fundit. Ndenja e fundit tona së bashku. Është një takim që kam folur para se të ndodhte aksidenti tragjik. Kam qenë i ftuar tek një koleg i juaj (Çim Peka) pak kohë para se Sokoli të ndahej nga jeta në mënyrë tragjike. Dhe ka qënë një takim midis kolegësh, midis bashkëluftëtarësh dhe midis miqsh. Çfarë kam pasur për të folur në raport me atë takim e kam thënë në atë mënyrë të përmbledhur ditën që nderuam formalisht si grup kujtimin e Sokolit. Një gjë është e sigurtë. Që në parimet dhe vlerat kryesore të Partisë Demokratike Lulzim Basha dhe Sokol Olldashi jo vetëm që kanë qënë gjithmonë të bashkuar por do të thoja, Sokoli ka qënë një zë i fuqishëm i cili do ti mungojë shumë Partisë Demokratike, do ti mungojë shumë anëtarëve dhe militantëve, do ti mungojë shumë grupit parlamentar, do të më mungojë shumë edhe mua personalisht.

Ilva Tare: A kishte Sokol Olldashi vërejtje se nuk janë bërë ende zgjedhjet?

Lulzim Basha: Nuk mendoj se ky është momenti për të folur. Mendoj se kjo do të ishte e tepërt.

Ilva Tare: Unë kam veçuar një pjesë të fjalimit të fundit të tij që ndoshta vlen edhe për ju dhe mund ta merrni si një amanet të Sokol Oldashit…

Lulzim Basha: Sokol Olldashi ka bërë fjalime të mrekullueshme nga ajo foltore dhe foltore të tjera.

Ilva Tare: Sidomos ky i fundit…

Lulzim Basha: Duhet të kesh shumë guxim t’ia atribuosh fjalimin e fundit për shkak të ngjarjes tragjike, por unë mendoj se kjo nuk do të ishte e drejtë ndaj Sokolit. Megjithatë le ta dëgjojmë. (Jepet pjesë nga fjala e Sokol Olldashit për blerjen e votës) 
Ilva Tare: A do merreni seriozisht me këtë problem z. Basha?

Lulzim Basha: Është thelbi i asaj që diskutuam pak më parë. Dinjiteti. Demokracia e re dhe thelbi i demokracisë së re, rrënja pa të cilën nuk mund të ketë as trung, as degë, as lule as fruta, është vota e lirë. Dhe nuk ka gjë më të tmerrshme që 23 vjet pasi shqiptarët fituan të drejtën e votës së lirë ne të kemi jo thjeshtë pretendime siç dëgjuam masivisht më 23 qershor, por tashmë fakte me film, me zë. Tronditëse, jo vetëm për një incident të shitblerjes së votës por për një sistem të tërë kriminal për një rrjet të ngritur që vepron me një ftohtësi klinike.

Ilva Tare: Do të ishte më e shëndetshme dhe për ju ta shikonit këtë problem më gjërë se sa PS. Z.Olldashi e pa edhe si problem të Partisë Demokratike? Nuk është vetëm një sëmundje që ka kapur vetëm kundërshtarin tuaj politik?

Lulzim Basha: Nuk e shikojmë vetëm si problem të PS. Por një gjë është e vërtetë.

Ilva Tare: Por keni njerëzit që e kanë ushtruar në PD. Çfarë do të bëni me ta?

Lulzim Basha: Një gjë është e vërtetë.që në këto 23 vite demokraci, PD nuk ka qënë në anën inicuese.
Ilva Tare: Krim është ajo nga çdo drejtim…?

Lulzim Basha: Partia Demokratike nuk ka inicuar në asnjë fushatë elektorale, në asnjë çast të saj, shitblerje votash.

Ilva Tare: Z. Olldashi përmendi rastin e presidentit?

Lulzim Basha: Po flasim për dy gjëra të ndryshme. Po flasim për trafikun e votave në Kuvend, por mendoj se fjala e z. Olldashi, preku çështjen e blerjes së votës së qytetarëve. E dyta është një fenomen që absolutisht ka ndodhur në të dy krahët e politikës. Ka ndodhur dhe ndodh edhe në demokraci të tjera, ai i ndërrimit të krahut politik të një deputeti, shpeshherë nën joshje të forcës së pushtetit. Dhe joshja merr forma dhe dimensione të ndryshme. Për fat të keq që nga koha e Presidentit Linkoln, i cili arriti të heqë ligjin për skllavërinë duke emëruar dy kongresmenë drejtorë doganash dhe tatimesh në portin e Nju Jorkut dhe dhe në Uashingon, por kjo është e 200 viteve përpara dhe nuk është një nga gjërat frymëzuese të Presidentit Linkoln. Por le të mbehetmi tek problem i vërtetë që është shitblerja e votës së qytetarëve që është në fakt një kambanë vdekje për demokracinë. Dhe këtu qendrimi i Sokolit është dhe nuk kam asnjë presje ti shtoj apo ti heq. Është identik me qëndrimin që unë kam mbajtur para dhe pas shitblerjes së votës në Korçë. Sigurisht që më 23 qershor ne kishim një problem sepse ishim ne në qeverisje. Ne morëm gjatë kohës që ndodhte dhe pas saj shume informacione se çfarë po ndodhte por kishim njëfare stepje sepse në fakt dhe ishim në kontrolll të shtetit. Fakti është se qeveria nuk bleu vota. Që PD nuk organizoi asnjë skemë të shitblerjes së votës. Dhe fakti është se në zgjedhjet e para që kjo shumicë organizoi, ne pamë një sistem të ngritur që  përsërish nuk vepronte me militantizëm apo me një frymë hajt ti marrim pak vota këtu dhe ti çojmë atje. Është një system që vepronte me një frohtësi klinike, me një organizim për tu pasur frikë.

Ilva Tare: Z. Basha, a kemi përfituar ju nga trafikimi i votës, mbi interesin e votës. E kam fjalën kur u zgjodhët kryetar i Bashkisë së Tiranës? Me mënyrën se si u soll KQZ me ato10 vota dhe me numërimin e votive të hedhura në kutitë e gabuara?

Lulzim Basha: Unë mendoj se për këtë çështje ka folur shumë qartë raporti I OSBE/ODIHR dhe Komisioni i Venecias dhe mos harroni se PS gjatë reformës që i parapriu zgjedhjeve të 23 qershorit kërkoi që votat e hedhura gabim të numëroheshin.

Ilva Tare: Pra nuk keni përfituar?

Lulzim Basha: Mendoj se është evidente dhe vetë rivali dhe kundërshtari politik, një vit e gjysëm pas zgjedhjeve të Tiranës kërkoi që ajo që unë mbrotja që çdo votë ehehdur gabim të numërohej. Çdo votë të numërohej, kaq kërkova unë. Mos thuaj që këto vota do numërohen dhe këto jo. Çdo votë ku ishte shprehur vullneti i qytetarit të numërohej. Të mos pretendohej se vota ehehdur në kuti të gabuar nuk shprehnin vullnetin e qytetarit. Unë këtë kërkova.

Ilva Tare: Pretendimi ishte të mos ndëroheshin rregullat e lojës pasi kishte filluar gara?

Lulzim Basha: Nuk ka rregulla loje këtu sepse bëhet fjalë për një të drejtë kushtetuese. A do të numërohet ose jo vota jote. Ky ishte thelbi i kontestimit të zgjedhjeve të Tiranës. mendoj se debati është i mbyllur dhe më vjen mirë që nuk besoj se e kam bërë për demagogji apo për vetëplagosje që PS një vit e gjysëm pas zgjedhjeve të Tiranës, është bashkuar me një qendrimt imin dhe të PD që çdo votë e hedhur duhet të numërohet, edhe pse kjo e hedhur në kutinë e gabuar.

Ilva Tare: Analizën e humbjes së 23 qershorit, kur do ta bëni z. Basha, nga 22 korriku kur jeni zgjedhur kryetar i PD-së premtuat se do ta nisni, jemi sot 5 dhjetor.

Lulzim Basha: Është e vërtetë, ka pasur një pasur një vonesë, vonesë rreth 2 mujore do të thoja, sepse realisht ishim përgatitur që procesin ta nisnim rreth mesit të tetorit apo 10 ditëshit të parë të dhjetorit. U shty për arsye objektive të luftës opozitare, që në fakt nuk ishte ajo që ne kishim pritur, kishim pritur dhe kishim shpresuar që d
o të ndesheshim me Edi Ramën si kreun e një mazhorance socialiste, me të cilën nuk ndajmë vlera dhe pikëpamje programore, pra pse jo, kishim dëshiruar të ndesheshim me të si një socialist europian në fakt po ndeshemi me të si me një antidemokrat sepse i tillë po sillet në praktikën e qeverisjes tashmë prej 3 muajsh. Kjo ka diktuar një axhendë, nuk kam kompleks ta them, krejt ndryshe nga ajo që ne kishim parashikuar, krejt ndryshe. Besoj që askush nuk do të kishte parashikuar 8 javë pas futjes në zyrat e kësaj qeverie ne do të detyroheshim të thërrisnim një protest para Kryeministrisë, një protest masive dhe do të kishim një përgjigje kaq të madhe qytetare ndaj kërkesës sonë për këtë protest që ka të bëjë pikërisht me dhunimin e zgjedhjeve në Korçë. Dhe kjo për arsye objective ka shtyrë procesit të analizës së zgjedhjeve. Brenda 3-4 ditëve të ardhshme Partia Demokratike do të nisë procesin e analizës që do të shkojë paralel me procesin e zgjedhjeve të degëve të të gjitha strukturave.

Ilva tare: Pra, përpara se të festoni 23 vjetorin, do të jeni gati për të nisur analizën dhe zgjedhjet breda PD-së?

Lulzim Basha: Besoj që do të nisë. Urojmë të mos vendosemi përsëri në një tjetër dinamikë nga qeverisja, në këto ditë sigurisht do të ishte e pafatë, por do të jemi gati. Por, besoj se brenda ditëve të ardhshme do të nisim procesin e zgjedhjeve dhe të  analizës që do t’i paraprijë zgjedhjeve.

Ilva Tare: Ju çfarë opozite po bëni z. Basha, po ndiqni apo po udhëhiqni axhendën e qeverisë?

Lulzim Basha: Opozita po bën të dyja frontet. Besoj që në këto 9 – 10 javë të opozitës sonë efektivisht, që kur Partia Demokratike dorëzoi në mënyrë paqësore, të rregullt dhe të lavdërueshme pushtetin tek kundërshtarët tanë politikë, fituesit e zgjedhjeve të 23 qershorit. Kemi treguar se jemi një opozitë e fortë, jemi një opozitë ballore, jemi një opozitë e fakteve, argumenteve dhe arsyes nga njëra anë, dhe nga ana tjetër jemi një opozitë alternative. Nuk kemi hezituar të japin alternativën tonë, megjithëse jemi në 3 muajshin e parë dhe të japësh alternativën do të thotë të këshillosh kundërshtarin. Nuk kemi hezituar. Përse? Ne kemi pranuar rolin tonë si opozitë dhe dëshira jonë e sinqertë është që Shqipëria të ecë përpara. Ndonëse nuk ndanim dhe nuk ndajmë asnjë nga parimet apo pikëpamjet e shprehura në programin elektoral, apo në atë që u katandis në Parlament dhe që tani është harruar fare prapë se prapë dëshira jonë është që qytetari shqiptar të ketë një jetë më të mirë sot dhe akoma më të mirë nesër. Dhe këtu, opozita shqiptare që unë drejtoj, Partia Demokratike që unë drejtoj, nuk do të hezitojë në asnjë çast të jetë edhe një opozitë alternative. E kemi treguar këtë në disa raste, e kemi treguar këtë edhe në rastin e integrimit europian edhe në rastin e diskutimit të aktit normativ të buxhetit dhe do të vazhdojmë ta bëjmë këtë sa herë që na jepet rasti.

Ilva Tare: Për t’iu rikthyer sërish analizës. Ish-ministrat e Partisë Demokratike nuk kanë nguruar ta thonë edhe publikisht, ndoshta nuk e kanë kuptuar mirë 23 qershorin, mesazhin, ose ndoshta kur je vetë i prekur është më e vështirë të jesh më objektiv, janë shprehur se gaboi populli, populli u gënjye, populli u ble. Me këtë shpirt do ta nisni analizën e zgjedhjeve të 23 qershorit?

Lulzim Basha: Mendoj se duhet te ndalemi në dy gjëra. Asnjë demokrat, aq më pak, drejtues demokratësh nuk janë shprehur asnjëherë se ne jemi në opozitë se është faj i popullit.

Ilva Tare: Por të thuash që populli u gënjye, populli u ble.

Lulzim Basha: Tani do të vij aty. Pa ekuivok ne pranojmë verdiktin e 23 qershorit edhe pse duket qartë se ato që ishin thjesht pretendime po faktohet dita-ditës se ishin deformime të mëdha zgjedhore të 23 qershorit. Ne kemi pranuar rezultatin, kemi siguruar një tranzicion paqësor, rrotacionin dhe transferimin e pushtetit.

Ilva Tare: Po përgjegjësit që sollën atë rezultat, do të mbajnë përgjegjësi brenda Partisë Demokratike?

Lulzim Basha: Do të ketë një analizë të plotë të shkaqeve që sollën këtë rezultat të Partisë Demokratike. Pa dyshim që përgjegjësitë kanë filluar të mbahen që në çastin e parë dhe do të vazhdojnë të mbahen deri në fund. Kryetari i Partisë Demokratike, Kryeministri Berisha dha dorëheqjen. Mori mbi vete përgjegjësitë, natyrisht ishte një xhest, sepse përgjegjësitë janë të shpërndara në të gjitha nivelet drejtuese dhe funskionale të Partisë Demokratike dhe analiza e këtyre përgjegjësive, pa këtë nuk mund të ketë proces të ringritjes së PD-së. Kjo është e sigurt. Por, nga ana tjetër është e qartë se forcat e mazhorancës aktuale kanë ardhur me një paketë premtimesh të cilat jam i sigurt që ju i dini dhe i keni evidentuar po kaq mirë sa edhe ne si opozitë. Dhe sot pyetja kryesore në buzët e çdo qytetari shqiptar, besoj është: Çfarë po bëhet me këto premtime??? A është ky ndryshimi për të cilën ne kemi votuar? Sepse sot, afro 3 muaj nga dita që janë futur në zyrë asnjë prej çështjeve që kanë ardhur përpara qytetarëve dhe kanë marrë votën, nuk duket të jetë në rrugën e planifikimit apo të zbatimit. Nuk po kërkojmë rezultate sot, janë vetëm 3 muajt e parë por në këto 3 muaj vendosen disa piketa. Kjo mazhorancë jo vetëm që s’ka vënë asnjë piketë për të përmbushur premtimet me të cilat ka ardhur në pushtet, ulja e takave për 95 përqind të shqiptarëve, heqjen e TVSH-së për shportën e ushqimeve, heqjen e TVSH-së, e ka pasur heqje pastaj e ka bërë reduktim e shumë e shumë të tjera, por ka marrë një kurs tërësisht kundër premtimeve që ka mbajtur, pra në thelb, ka mashtruar votuesit, ka marrë votën, ka marrë pushtetin por nuk ka marrë përgjegjësinë e votës së 23 qershorit.

Ilva Tare: Mbetemi pak tek Partia Demokratike? Kur do të përfundojë procesi i zgjedhjeve?

Lulzim Basha: Procesi i zgjedhjeve do të ketë një kohë në dispozicion që të jetë një proces i vërtetë, gjithpërfshirës.

Ilva Tare: Ka afat? Keni pritshmëri se kur do të mbarojë?

Lulzim Basha: Jo, nuk ka afat. Besoj se një kohë 2 muaj e gjysëm është optimale, me e rëndësishme është që procesi të bëhet ashtu siç  duhet se sa për të mbetur brenda afatit kohor.

Ilva Tare: Po vijnë edhe zgjedhjet lokale së shpejti.

Lulzim Basha: Ne do të jemi tërësisht të përgatitur brenda 3 mujorit të parë të vitit të ardhshëm me forume të ripërtërira, me dyer të hapura ndaj çdokujt, veçanërisht brezit të ri që është gati të vijë dhe të japë kontributin në këtë luftë për Shqipërinë demokratike, për dinjitetin njerëzor, për Shqipërinë europiane dhe të jeni të sigurtë që do të përgatitemi seriozisht dhe me shumë kurajo për zgjedhjet e ardhshme lokale.

Ilva Tare: Do të sanksionohet në Statut zgjedhja e kryetarit të Partisë Demokratike me parimin një anëtar një votë siç ju u zgjodhën në fakt edhe pse binte në kundërshtim me Statutin aktual.

Lulzim Basha: Unë kam premtuar që anëtari i Partisë Demokratike do të jetë sovrani i Partisë Demokratike. Që nuk do të ketë më vendime të rëndësishme pa konsultimin e çdo vendimmarrje me anëtarësinë e Partisë Demokratike. Këto janë premtimet
e mia dhe natyrisht unë do të mbaj çdo premtim sikundër e kam mbajtur çdo premtim deri më sot në këto 8 vite të jetës sime active në politikën e lartë.  Sa i përket ndryshimeve statutore këto do të jenë ndryshime të cilat do të vijnë di rezultat i një analize dhe i propozimeve të grupeve përkatëse të punës por do të vijnë vetëm të sanksionuara me votën e sovranit të Partisë Demokratike, që është anëtarësia e Partisë Demokratike. Do të përfshijnë të gjitha, do të përfshijnë çështjen e kryetarit të Partisë Demokratike, mënyrën se si do të zgjidhen në të ardhmen drejtuesit lokalë, mënyrën se si do të funskionojë Partia Demokratike. Gjithçka është e hapur dhe në funksion të përmirësimit të mekanizmave të Partisë Deokratike. Kemi natyrisht shina mbi të cilat ecim, ne jemi pjesë e forcës më të madhe politike të Europës që është Partia Popullore Europiane dhe duket përfituar nga përvojat e tyre më të mira sigurisht që parë në kontektin shqiptar do të ngrejmë në piedestal kontributin por edhe pushtetin e anëtarit të thjeshtë të Partisë Demokratike.

Ilva Tare: Meqenëse jemi tek anëtari i thjeshtë, në zgjedhjet e Korçës, u përmend pak më herët, Partia Demokratike arriti minimumin historik, vetëm 25 përqind, a mendoni se ishte vetëm nga arsyet blerja e votës atje apo edhe PD kishte problemet e veta. Nga burime të sigurta dimë që ju nuk gjenit as komisionerë në ditën e zgjedhjeve në PD atje.

Lulzim Basha: Nuk ka dyshim që zgjedhjet e mbajtura 3 muaj pas një humbjeje si ajo e 23 qershorit kanë vështirësitë e tyre, por këto zgjedhje erdhën me një kandidat jashtëzakonisht dinjitoz. Edhe vetë kundërshtari ynë politik nuk pati asnjë fjalë të thoshte për kandidatin tonë, ndaj ne e nderuam garën me një kandidat i cili mishëronte dhe mishëron vetitë më të mira të qytetarisë korçare.  E bëmë fushatën duke mobilizuar me sa mundeshim kurajën e njerëzve, natyrisht të tronditur nga zgjedhjet e 23 qershorit. E bëmë derë më derë e bëmë me town holle, e bëmë një fushatë qytetare. Çfarë patëm nga ana tjetër, pamë zbarkimin e qeverisë të premten në Korçë, qëndrimin e paprecedentë të qeverisë gjatë së shtunës në heshtjen elektorale, patëm të shtunën në darkë dhjetra telefonata qytetarët që na thonin, qeveritarët na merrnin në telefon në mënyrë sistematike, me lista, mësuesit e kësaj shkolle brenda këtyre orëve.

Ilva Tare: Sa mund të ketë qenë rezultat deformimi për shkak të këtyre që po thoni?

Lulzim Basha: Po ju them diçka shumë të rëndësishme. Nqse ke strukturat e shtetit që angazhohen e marrin në telefon votuesit që i identifikojnë si potencial i PD-së dhe i thonë: Mos dil nesër të votosh, madje arrijnë t’u thonë, unë mund të dal të votoj për Filon, jo jo më mirë rri në shtëpi, kemi një sjellje të organizuar të shtetit të shtunën në darkë, në prani të qeverisë, në prani të kryeministrit, në prani në Ministrit të Brenshëm që në fakt Ilva, duhej të ishte ai që t’i indentifikonte, policia t’i indentifikonte, jo opozita, porn ë fakt ishte aty për të mbuluar këtë pjesë të operacionit criminal, pjesën tjetër e pamë në videon e Top Channel. Dhe në këto kushte çfarë ndodhi në të ashtuquajturin “Rezultat”? pastaj është abuzive të thuash sa more dhe sa mori, e sa të hoqi, e sa të bëri që të abstenonin, e sa t’i bleu kjo është e gjitha spekullim, mund të spekullojmë por asgjë e vërtetë nuk del. Njkt tjetër. Në fakt tjetër. Në këto zgjedhje morën pjesë 30.5 përqind e votuesve, përqindja më e ulët ndonjëherë e zgjedhjeve bashkiake të Korçës, përiqindja më e ulët ndonjëherë në zgjedhjet e ndonjë bashkie të barabartë apo të krahasueshme me numër banorësh me bashkinë e Korçës, kjo është tmerrësisht shqetësuese, sepse në fakt ky ishte refuzimi që qytetaria korçare i bëri dhunës dhe shitblerjes së votës që qeveria bëri provën gjenerale në Korçë.
Ilva Tare: Ishte agresioni i kundërshtarit politik, jo problemet e Partisë Demokratike. Apo ishin të dyja bashkë? Ju e thatë, vini edhe nga humbja e 23 qershorit.

Lulzim Basha: Nëse kemi një të ftohur, kemi një grip në të njëjtën kohë të presin edhe këmbën me sharrë, paracetamolin për çfarë do ta marrësh për shërimin e kokës, apo këmbën e prerë? Është fare e qartë se kriza e demokracisë shqiptare në Korçë u demonstrua përmes presionit të qeverisë për të abstenuar ndaj mbështetësve tanë dhe shitblerjes së votës, masive.  Ajo që ka ndodhur me të rinjtë, është e tmerrshme, sepse është korruptimi i shpirtit rinor, është një faqe e saj, por blerja e votës është përdorur masivisht, është përdorur në zona le të themi, të margjinalizuara shoqërore të Korçës dhe këtë e dinë të gjithë korçarët, në zonat e popullsisë ballakano-egjyptiane, masivisht është blerë vota. Pra kemi pasur të bëjmë me një sistem klinik i cili u vu në funksion të deformimit të demokracisë lokalë më Korçë dhe kapjes së pushtetit në Korçë.

Ilva Tare: Do t’ju pyesja pak për stilin. E thash në hyrje të emisionit se ju ratë në sy kur u bëtë pjesë e KOP-it për fjalorin tuaj, elokuencën, stilin pozitiv, buzëqeshjen, mënyrën e komunikimit më tepër. Por, sapo jeni bërë kryetar Partisë Demokratike, keni ndryshuar shumë fjalorin, tonalitetin. Jeni bërë me një stil të ashpër, flisni për mina, për atentate, për vetëgjyqësi. Ju dëgjova që thatë Kuvend – Republikë. Po miratoni dhe një Rezolutë për integrimin dhe e dini shumë mirë se çfare i bën imazhit kur kryetari i i opozitës e quan vendin e vetë një Republikë – Banane. Pse jeni transformuar kështu?

Lulzim Basha: T’i ndajmë gjërat. Nëse e kemi fjalën për përqasjen tonë konstruktive për faktin që e propozuam ne Rezolutën për integrimin dhe jo mazhoranca, ky në fakt është një fakt gëzues për çdo shqiptar që opozita e vendit të tyre, pavarësisht nëse e ndjekin apo s’e ndjekin , e votojnë apo s’e vitojnë, po sillet në përputhje me interesin e shqiptarëve dhe jo në përputhje me interesin e vetë, sepse opozitae kaluar e bllokoi statusin, sot nuk besoj se ka shqiptar që nuk e di, e thanë dhe europarlamentarët që opozita e kaluar e bllokoi statusin për interesat e veta. Ne sot jemi të angazhuar instucionalisht me veprime konkrete jo me fjalë, me Rezolutën që propozuam dhe miratuam në parlament, para një muaj me Rezolutën që u miratua në Komitetin e përbashkët europarlamentar, kishte dy vite që nuk miratohej sepse e bllokonte ish – opozita. Ne nuk ishim dakort me mospërfshirjen e çështjeve tona në Rezolutë, por morëm një tjetër përqasje, thamë: Ne do të lëshojmë një sinjal që kjo opozitë është një opozitë europiane, që kjo opozitë nuk do të zgjedhë të bllokojë statusin dhe për tre ditë të shajë, por do të zgjedhë të mbështesë statusin dhe brenda dinamikës së integrimit europian të evidentojë ato çeshtje që janë shqetësuese jo vetëm për opozitën, por edhe për partnerët europianë që janë shteti ligjor dhe demokracia. Ju mund të nxirrni disa fjalë nga konteksti i fjalëve të mia, por kjo verbi politik nuk ndryshon aq lehtë dhe po të duash dhe besoj se prova më e mirë për këtë është dhe kundërshtari. Dëshira ime do të kishte qenë që ne të ndesheshim me Edi Ramën në kontekstin e ndryshimeve programore që kemi, të luftonim për alternativat e qeverisjes. Nuk ishte vullneti ynë që ne, ata që zgjodhëm një tjetër fushë beteje, ne e konsideronim fushë betejë të votës së lirë, të çështjeve kzistenciale. Ishte Edi Rama ai që vendosi të kthejë këto çështje në krye të axhendës.

Ilva Tare: Në festivalin kombëtar të filmit të dy çiftet, ai opozitar dhe kryeministror jeni ulur bashkë, ju ndau një karrige dhe nuk u përshëndetët me njëri-tjetrin, nuk është pak e tejkaluar kjo? A nuk do ishte më mirë të takonit zotin Rama edhe për këto çështje që thoni ju?

Lulzim Basha: Kjo foto nuk demostron këtë. Lulzim Basha nuk ka ndryshuar, dhe unë jam ai që jam dhe kultura, mentaliteti im, qenia ime, gjithë ajo që unë dua të projektoj si vlera evropiane në Partinë Demokratike dhe shoqërinë shqiptare, janë identiteti im dhe unë di fare mirë të ndaj personalen nga jopersonalja.  Gjë që do të dija ta kishte dhe kundërshtari, po që për fat të keq nuk di t’i ndaj. Për çështje në interes të shqiptarëve, dhe jo të Partisë Demokratike apo socialiste, ne kemi qenë të gatshëm dhe kemi iniciuar hapa që i shërbejnë interesit të shqiptarëve dhe në këtë rast integrimit europian.

Ilva Tare: Komunikim të drejpërdrejt me kryeministrin Rama nuk keni. E kam pyetur kur e kisha në studio.

Lulzim Basha: Ka një rregull për këtë çështje, zotëria është kreu i mazhorancës dhe i takon atij , ka përgjegjësinë ai të iniciojë dialog, të iniciojë konsulta
Ilva Tare: Më ka thënë që ju ka ftuar një herë, ju ka bërë një ftesë

Lulzim Basha: Vullneti i kryeministrit është i qartë, po nuk është ky rasti i vetëm ku ai ka teguar vullnet në raport me opozitën. Në javën e tetë të tij të qeverisjes, në vend që të merrej me çështjet për të cilat ka premtuar para qytetarëve dhe ka ardhur në pushtet, merret me tani morën 84, tani do marrim 85 deputet.  Për fat të keq kryetari i opozitës sillet me verbin, mentalitetin e kryetarit të opozitës, të mbushur me mllef dhe urrejtje për kundërshtarin dhe me një ndjenjë revanshi hakmarrjeje. Ai na ftoi pasi kishte vendosur të shkelte Kushtetutën, të shkelmonte konsensusin dhe kishte firmosur zhbërjen e aktit konsensual të nëpunësit civil. Dhe pastaj na ftoi të flisnim. Për çfarë të flisnim? Dhe jo vetëm Partia Demokratike, jo vetëm unë, të gjithë formacionet opozitare i kthyem përgjigjen që meritonte.

Ilva Tare: Media, po dhe faktorë politik brenda apo jashtë politikës ju përceptuan si i zgjedhuri i Berishës. Madje disa e vënë në dyshim edhe lidershipin tuaj. Disa ju quajnë kryetar de juro, pasi de fakto është zoti Berisha. Ju bezdisin këto komente?

Lulzim Basha: Unë i dëgjoj me shumë vëmendje analizat, opinionet edhe të kundërshtarëve. Di të dalloj midis analizës edhe nga pozitat subjektive dhe luftës politike që kundërshtari e bën pa doganë, e bën dhe sot në Parlament, që është një diversion politik. Jo i pangjashëm me një sens vetkritike me diversitet që kemi bërë në të kaluarën. Këtu duhet të kemi një ndarje midis mendimit kritik që unë e dëgjoj me shumë vëmendje dhe luftës politike.

Ilva Tare: Po ata që bëjnë një analizë më të thellë, mendon se kanë të drejtë?

Lulzim Basha: Nuk është hera e parë që unë ballafaqohem me një paragjykim të tillë, në fakt Lulzim Basha si disa koleg, por jo shumë, ka kaluar pothuajse çdo vit në sitën e votës së drejtpërdrejtë. Kam garuar drejtpërdrejt dhe kam fituar, kam garuar në një nga zonat më të vështira dhe jam kthyer me 7 deputetë me rezultatin më historik. Kam garuar kundër kreut të opozitës për Bashkinë e Tiranës dhe kam garuar në një garë të hapur të parën të vërtetë dhe jo të lakrorizuar, një antar një vote, ku kanë marrë pjesë 42 mijë anëtarë të Partisë Demokratike dhe rezultati dihet.  Unë i mirëkuptoj, po dua të them se që nga përzgjedhja si kryetar çdo ditë dhe natë të jetës sime e kam marrë përgjegjësinë dhe seriozitetin e plotë që më ngarkon kjo detyrë e këtij formacioni historic, i historisë së shqiparëve në këto 23 vitet e fundit.

Ilva Tare: Si e shpjegoni që persona që shkarkohen nag puna për shkak se janë pjesë e opozitës i shohim përkrah zotit Berisha apo ankohen tek ai dhe nuk vijnë tek ju si kryetar i Partisë Demokratike për të kërkuar ndihmë?

Lulzim Basha: Nëqoftëse e keni fjalën për drejtorin e IT-së që denoncoi sjelljen banditeske, piraterike të shtetit , futjen dhe marrjen e serverave për shkak të së cilës ne sot me mijëra qytetarë kanë qëndruar në rradhë sepse nuk bënin dot deklarimet e tatimeve, të jeni e sigurt që unë e kam takuar zotërinë në fjalë, kemi marrë informacionin. Zoti Berisha është një opozitar i vërtet

Ilva Tare: Doja të ndalesha në një çështje për pallatin në Vlorë ku vjehrri juaj është një nga zhvilluesit. Ky pallat tashmë është drejt rrugës së prishjes dhe është akuzuar se leja është marrë në mënyrë të jashtëligjshme, thyerje të ligjit të urbanistikës. Me lejoni tu pyes drejtpërdrejt. A kanë përfituar këtë pallat nga pozitat tuaja të qenurit një njeri I rëndësishëm në qeverinë e PD. Me përfitim e kam fjalën që kanë marë lejen aty ku nuk duhet ta merrnin, kanë fituar gjyqe aty ku nuk duhej ta fitonin për shkak të influencës tuaj?

Lulzim Basha: Asnjëherë, për ansjë çast dhe për asnjë hap. E prerë.

Ilva Tare: Janë të rastësishme që machioranca pretendon se është dhënë leje në një vend ku nuk mund të jepet, ku ëhstë shkelur ligji I urbanistikës?
Lulzim Basha: A mund të ndalemi vetëm me dy fjali. Ju e dini që kryeministri Rama vjedhurazi ka marë një vendim më 27 nëntor, shpronësimi për këtë objekt, apo jo. Vjedhurazi sepse e ka bërë publike dje. Vjedhurazi sepse është dnarë me traditën tonë që një orë pasi mbledhja mbaronte vendimet publikoheshin në faqe. Ju i dini këto.

Ilva Tare: Di që ka një vendim të Këshillit të Ministrave?

Lulzim Basha: E dini që ka vendim për shpronësim. Dhe e dini që e gjithë sipërfaqja e objektit ëhstë vendor të shpronësohet. Atëhere pyetja që unë do tu bëj është; A është I ligjshëm një vendim qeverie që vendos të shpronësojë një objekt që qeveria e pretendon të paligjshëm? Apo kemi të bëjëm me dy linja të qeverisë. Me letra shteti pranon që ky ndërtim, që çdo metër katror I këtij ndërtimi duhet të shpronësohet, për çfaëdo qëllimesh dhe këtu mund të hyjmë pastaj duhet apo nuk duhet ta bënte dhe është cështje inati dhe sa I kushton inati I Edi Ramës shqiptarëve.

Ilva Tare: Po mendoni se Edi Rama po e prish për inat ndaj jush?

Lulzim Basha: Unë po them të ndalemi dhe nuk ka ndonjë çudi sepse hakmarrja është një veset me të vjetra njerëzore. Nuk mund të shfruhet çdo gjë në një libër. Është një libër por prap mund të mbetet hakmarrja në shpirt. Por këto janë çështje që mudn ti diskutojmë në një format tjetër. Fakti është se shteti po fletme dy gjuhë. Më njërën atë ligjore dhe ka vendosur të shpronësojë çdo metër katror të këtij ndërtimi dhe nga ana tjetër pretendon që ndërtimi paska paligjshmëri. Ose ndërtimi ka paligjshmëri, ose ndërtimi shpronësohet. Këta kanë vendosur të shprnësohet dhe bie çdo alibi se ndërtimi ka paligjshmëri nga ana e zhvilluesve. Për çdo tjetër sigurisht ligji dhe drejtësia të bëjnë trasparent çdo aspect të kësaj çështje. Por kjo çështje dhe dhjetëra të tilla ilustrojnë një aspekt të kësaj qeversje, arbitrariteti, gadishmërinë për të shkelur me të dyja këmbët ligjin dhe abuzivismin si metoda të veprimtarisë së
përditshme.

Ilva Tare: Po të mos ishte pallat ku vjerri juaj ishte i përfshirë z. Basha si do ta shikonit këtë pallat në buzë të detit?

Lulzim Basha: Jo mendoj se është abuzuese. Nuk duhet të besoni çdo gjë që nga mediat e kontrolluara. Atë ekanëparë të gjithë, është shprehja revulucionare maoiste. Ne do të baskohemi ose në vlerat europiane ose në vlerat e populizmit. Ky objekt sikundër çdo objekt tjetër I ligjshëm ka një dokumentacion.

Ilva Tare: Do të binte në sy nëse ndonjë nga familarët e tu do të ishte i përfshirë?

Lulzim Basha: Pak rëndësi ka nëse do të më binte në sy, rëndësi ka është zbatuar ose jo ligji. Dhe siç u thashë vendimi i qeverisë që shpronëson çdo metër katrorë të këtij ndërtimi hedh poshtë çdo pretendim dhe zbulon natyrën demagogjike dhe politike të pretendimeve të tjera. Por siç keni vërë re, pikërisht për faktin se vjehrri im është një nga zhvilluesit e këtij vendimi me leje tashmë të shpronësuar me vendim qeverie si një ndërtim me leje, unë kam hezituar të shprehem në rrafshin politik. Natyrisht vendimi duket qartë dhe ia bën mu. Që është një veprim selektiv. Megjithatë pronarët, banorët po ndjekin rrugën e tyre ligjore, rrugë e cila padyshim do ti çojë drejt të drejtës që ata meritojnë. Shqetësimi im nuk ka të bëjë thjeshtë me këtë rast por shqetësimi im dhe I çdo shqiptari ka të bëjë me faktin se sot në vend ka një nivel pasigurie totale, jo thjeshtë për çështjen e rendit apo për aksidentet.Vetëm sot ka pasur dy aksidente vdekjeprurëse vetëm këtu në Tiranë. Njërika ndodhur vetëm një orë para se unë të vija këtu.

Ilva Tare: Por ministria e Rendit thotë se krimet janë 27 % më pak se më parë?

Lulzim Basha: Meqë hape statistikat. Shtator- nëntor 2012 dhe shtator-nëntor 2013, heroinë e sekuestruar në kilogramë. Pra krahasimisht për të njëjtat periudha, i sekuestruar vitin e kaluar ëhstë 32.8 kg dhe këtë vit 8.8 kg. Kanabis vitin e kaluar 7746 kg, këtë vit vetëm 6363 kg ose një Ton më pak. Aksidente gjithësej 398 vitin e kaluarpër të njëjtën periudhë, ndërsa tani 530. Aksidente me pasojë vdekje për të njëjtën periudhë shtator-nëntor, vitin e kaluar 57 ndërsa këtë vit 83. Plagosje e rëndë 78 vitin e kaluar, 127 këtë vit. Në shifrat e fundit, operacione special deportuese 71 ka krye policia vitin e kaluar, vetëm 4 këto 3 muaj. Shëbime konvencionale dhe teknike ishin 81 vitin e kaluar ndërsa tani janë 36. Arrestime në flagrancë në operacione speciale 31 në vitin e kaluar dhe vetëm 6 tani. Peracione ndërkombëtare të teknikave special hetimi janë 8 me 0. Çfarë tregon kjo. Kjo tregon atë që ne kemi thënë gjatë kësaj kohe që yryshi për ta vënë policinë e shtetit nën kapistallin politik, yryshi për të zëvëndësuar me shpejtësi të gjithë drejtuesit me njerës që përceptohen dhe janë në fakt militant të PS sepse kanë qënë mumërues të parë. Në rastin e drejtorit të personelit ka qënë kandidat për deputet I PS. Kjo politikë antiligjore e emërimeve. Së dyti përdorimi I policisë jashtë mandatit të saj ligjor.

Ilva Tare: Po këto thoshtë edhe Edi Rama në opozitë?

Lulzim Basha: Nuk pot hemi të njëjnë gjë. Që të heqësh 6 mijë policë nga detyra dhe të ruajnë kazino ne nuk e kemi bërë ndonjëherë. Të çosh policët të prishin shtëpitë meleje të qytetarëve pa një copë letër në dorë nuk e ka bërë kush dhe nuk njihet në Ballkan kjo. Kjo njihet vetëm në kohën e sherifit të Notingamit. Apo jo. Në kohën e Robin Hudit ëhstë bërë kjo por nuk bëhët ne Europë. Dhe unë këtë kam parasysh kur e denoncoj. Dhe ne e kemi paralajmëruar se keqpërdorimi i policisë dhe emërimet e paligjshme në krye të policisë çfarë do të bëjnë?! Po deligjitimohet policia. Po ulin moralin, po ulin forcën goditëse dhe ja çfarë ka ndodhur. Këto statistika dhe prova flasin qartë. Por më qartë se kjo flet gjendja e pasigurisë në vend e cila është rritur. Dy të treta e shqiptarëve në një sontazh online që pashë sot që vjen nga një faqe qe smund të akuzohet për afërsi me PD, ku dy të treta e shqiptarëve përceprojnë se siguria është siç ka qënë ose më keq. Kjo është një shifër alarmanete. ka edhe diçka tjetër që do e them nga përvoja ime si ish ministër I Brendshëm. Në fillimet e një qeverie është shumë e rëndësishme, veçanërisht në shoqëri kur krimi për fat të keq vazhdon të jetë një faktor jo I parëndësishëm, që krimi të marrë mesazhet e duhura nga qeveria, mesazhet e goditjes. Përndryshe po e përsëris situata me krimin nuk është një situatë ku të dy mund të rrijmë brinjë më brinjë. O policia mbi krimin o krimi mbi policinë. Nuk flejnë bri më bri. Nuk ka dyshim që njeri do jetë mbi tjetrin dhe deri më sot faktet po tregojnë që krimi po hipën mbi policinë dhe jo policia në kontroll të krimit. Kjo na shqetëson të gjithëve.

Ilva Tare: Deri më 23 qershor ka qënë nën kontroll?

Lulzim Basha: Policia e shtetit deri më 23 qershor ka qënë pjesë fondamentale e disa prej arritje më të shënuara për shqiptarët. Heqjen e vizave sepse nuk ra nga qielli. E di unë sa reforma duheshin.

Ilva Tare: Po kazinotë që u mbyllën?

Lulzim Basha: Kazinotë janë hapur të gjitha. Të dalim tani dhe ti shikojmë bashkë. Janë të gjitha të hapura. Tani dalim dhe merreni kameran me vete dhe kazinotë janë të hapura. Është keq tia mohosh këtë një force e cila një nga virtutet që arriti ishte depolitizimi. Ka qënë në thelb të arritjes së heqjes së vizave. 90 për qind e punës është bërë nga policia e shtetit. Nuk kam asnjë ngrurrim ta mohoj. Ka qënë ën thelb të reformave që mundësuan anëtarësimin në NATO dhe është në fokusin e progress-raportit të BE. Merreni progres-raportin e këtij viti dhe gjeni seç thuhet për policinë e shtetit.

Ilva Tare: Jeni përfolur si i afërt me kompaninë Belleair madje jeni akuzuar se e keni shfrytëzuar për të sjellë votues gjatë zgjedhjeve. Keni apo skeni lidhje me të?

Lulzim Basha: Absolutisht asnjë lidhje. Spekulime të pastra. Kanë qënë një bahskëudhëtar I jetës sime politike për faktin e thjeshtë se kjo kompani është licensuar kur unë kam qënë ministër Transportesh. Kërkesa është bërë kur paraardhësi im në atë detyrë ishte ministr transporti dhe çudia më e madhe mund të jetë që ndryshe nga traditat e mëparshme dosja nuk u mbajt në sirtar por u procedua sipas ligjit.

Ilva Tare: Ka qënë e zakonshme që një kompani në qeverisjen e PD të mos paguajë taksa për afër 5 vjet? Ka qënë e favorizuar Belleair?

Lulzim Basha: Nuk kam dijeni për detajet e rastit por natysisht që mospagesa e taksave është një akt I rëndë.

Ilva Tare: Z Basha a jeni në gjendje ta ktheni PD në pushtet?

Lulzim Basha: Natyrisht që po. Dhe PD do të rikthehet në pushtet jo vetëm që është forca kryesore e opozitës. Jo vetëm sepse është një process I natyrshëm. Por do të kthehet në pushtet sepse PD ka një identitet të fortë. Beson në vlera dhe parime që I ndan me shumicën e shqiptarëve, edhe me jo votuesit tanëdhe është e vendosur që mbi këto parime dhe vlera të ngejë ngrehinën e demokracisë të re ku në qendër do të jetë çdo qytetar, dinjteti i çdo individi e ku demokraci nuk do të thotë më që merr votën dhe harron votuesin por do të thotë që qy
tetarido të jetë Sovran në të gjithë vendimarrjen e rëndësishme gjatë gjithë kohës që i votuari qeveris votuesin.

Ilva Tare: Si është e vërteta për kandidimin tuaj të dytë në krye të bashkisë së Tiranës? në intervistën e fundit tek kolegu Fevziu gazetat u hapën qëju nuk do të kandidoni më?

Lulzim Basha: Jo të gjitha. Vetëm një gazetë afër qeverisë. Në qoftëse mendojnë se mund qetësojnë të tjerët duke vendosur ata për një vendim që i takon kryetarit të Partisë Demokratike dhe më gjërë në PD, atëherë kam frikë se do të duhet ta bëjnë gjumin pak më të çrregult edhe për një periudhë të gjatë kohore. Unë jam kryetar i Bashkisë, mandati im është i përcaktuar me ligj. Dhe në kohën e nevojshme duke u bazuar në konsultimet e nevojshme statore edhe për kandidimin për në bashkinë e Tiranës, unë do të marr dhe do bëj publike vendimet e duhura.