Partia Demokratike denoncon qëndrimet qesharake dhe fyese të Ministrit ndaj punës së okulistëve.

 

Ministri Shpëtimtar Veliaj, doli fiasko në misionin e fundit të bamirësisë, duke bërë një akt, dhe një deklaratë që ka fyer komunitetin e mjekëve në vend.

Ministri Veliaj, thotë se për herë të parë, dhe vetëm në një spital privat në vend, është bërë një transplant i korneas në sy, dhe sigurisht ai vetë ka meritën kryesore për mundësinë që i dha një pacienti.

Por mjekët okulistë, e akuzojnë Ministrin se ka gënjyer, duke qënë se kjo lloj ndërhyrje sipas tyre, ka 20 vite që bëhet.

Mjekët okulistë, i kërkojnë Ministrit të kërkojë falje, pasi ka fyer mundin dhe përpjekjet e tyre të shumë viteve në këtë drejtim.

Mjekët okulistë, i bëjnë thirrje Ministrit të bëjë detyrën, dhe si anëtar qeverie të realizojë ato reforma për të cilat shëndetësia ka nevojë.

Partia Demokratike, i kërkon një prej ministrave më qesharakë të kësaj qeverie, Shpëtimtar Veliajt, që t’u kërkojë ndjesë mjekëve dhe të qëndrojë brenda fushës që mbulon.

Ekspedita e tij e fundit në shëndetësi, solli shumë probleme.

Ne i kujtojmë z.Veliaj, autorit të fabulës së Griseldës, se ka ardhur koha të tregojë seriozitet, e të shërohet vetë së pari nga sindroma e vitit zero.