Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha analizon bilancin 6 mujor të qeverisë, duke evidentuar dështimet dhe përkeqësimet në ekonomi, siguri publike, e në gjendjen e demokracisë dhe institucioneve në vend.

 

Të nderuar deputetë,

Qeveria Rama-Meta mbushi plot gjashtë muaj nga dita e instalimit në pushtet.

Në qofte se i referohemi perceptimit të përgjithshëm të qytetarëve shqiptarë,  gjashtë muaj nuk janë akoma shumë, por nuk janë as pak për të patur një bilanc të parë  konkret në raport me pritshmëritë dhe premtimet e tyre.

Kësaj radhe, më mirë se sa opozita që e ka thënë në kohë fjalën e saj, flet vetë heshtja e qeverisë, e shoqëruar me disa përpjekje të përçmueshme për të mbuluar sadopak me shou mediatik apo me bojëra të dala boje mungesën e bilancit dhe dështimin.  

Asnjë qeveri nuk ka startuar me një dështim të këtyre përmasave gjatë 23 vjetëve të fundit, si qeveria e sotme Rama-Meta.

Dështimi në raport me premtimet dhe pritshmëritë është vetëm gjysma e keqes. Ne do ta pranonim si një aksident të fatit faktin që kemi një qeveri gënjeshtare dhe të paaftë, me mungesë skandaloze kompetence dhe ekspertize.

Por kjo qeveri që nuk ndërton dot asgjë, është ndërkohë  kampione e zhbërjeve, kampione e goditjes se ligjit dhe lirive, kampione e reprezaljes në administratën publike, kampione e shpunësimit të mijëra e mijëra njerëzve me një fjalë goje, kampione e ndalimit të  dhjetëra e qindra kantiereve të hapura apo në proces hapjeje me një të rënë të lapsit, kampione e babëzisë për të futur nën kontrollin politik të saj institucionet e pavarura. 

Për të bërë është e fundit.

Për të zhberë është e para.

Ekonomia që mezi po merr frymë në peshën e taksave të çmendura e të marra, që mund ta themi me gojën plot se vetëm marrëzia vendos taksa të tilla në kohë krize ekonomike;

ekonomia që po mbytet në klimën mbytëse të  qeverisjes propagandistike pa vizion, që prodhon vetëm papunësi masive, që mendon se qeverisja është vetëm task-forcë dhe vetëm reklamë televizive, të gjitha këto dhe sjellja e konsumatorit dhe qytetarit shqiptar që duke shtrënguar fort kursimet   e veta e tregon më mirë dhe me saktë se dhjetëra e qindra fjalime të vërtetën e qëruar të kësaj qeverie, e kanë venë në dyshim për të mos thënë e kanë rrëzuar moralisht atë.

Rendi nuk është më zgjidhja për problemet e sigurisë, por vetë problemi i pasigurisë në vend.

Statusi i vendit kandidat në Bashkim Europian ndodhet në udhëkryq si vetë demokracia, për shkak të papërgjshmërisë së kryeministrit dhe shumicës Rama-Meta.

Ekstremistët aty kanë qenë, në Europë, qëkurse lindi ideja e Europës së  bashkuar e aty do të jenë derisa ky projekt madhor të përmbyllet.

Individë apo subjekte që  nuk kanë dashamirësi ndaj Shqipërisë  ka patur e do të këtë. Të gjithë jemi dëshmitarë. A nuk patëm ne kundërshtarë në  pranimin e Shqipërisë në NATO?  A nuk patëm kundërshtarë  dhe skeptikë heqja e vizave për qytetarët shqiptarë?

Ka patur që ç’ke me të dhe shqiptarët e mbajnë mend. Sfida jonë ishte të mundim kundërshtarët.

Detyra jonë, sikundër detyra e çdo qeverie nuk ka qenë  të numërojmë apo të  vajtojmë numrin e kundërshtarëve, por t’i bindim edhe ata me punë të hapin rrugë. Në mos,  tua bëjmë të pamundur votën kundër nëpërmjet plotësimin një për një të detyrave tona.

Deri dje kemi menduar se Rama e ka punë fantazmagori apo halucinacioni këtë teorinë e tij sikur fajin ia kanë ekstremistët europianë.

Tani që nuk mbeti njeri pa ia thënë se e ka gabim,  është bërë e qartë si drita e diellit se e ka alibi, justifikim për sot dhe për nesër për të mbuluar paligjshmërinë dhe dështimet e tij në krye të qeverisë.

Ne kemi detyrimin politik, moral dhe qytetar t’u themi shqiptarëve të vërtetën për qeverisjen gjashtëmujore dhe në lidhje me të, të vërteten për fatin e statusit të vendit kandidat në BE. Perspektiva në këtë rrafsh nuk mund të jetë optimiste kur shohim qartë se qeverisja e dyshes Rama Meta, karakterizohet nga:

•dhunimi i demokracisë dhe shtetit ligjor.

•asfiksimi i ekonomisë. 

•përkeqësimi i rendit dhe rritja e pasigurisë publike.

Këtu me poshtë kemi një raport më të detajuar të bilancit gjashtëmujor të kësaj qeverie në katër shtyllat kryesore të veprimit të saj, që janë Rendi dhe Siguria publike, Ekonomia, Demokracia, Integrimi. Do të prek telegrafikisht vetëm disa aspekte për tua lenë raportin e plotë secilit prej deputetëve, për ta trajtuar në aktivitetin tuaj dhe të grupit parlamentar.

I. Rendi dhe siguria publike

Vetëm ne dy javët e para te marsit 2014 numri i vrasjeve dhe i të vrarëve është me i lartë se i gjithë shkurti 2014, shumë më shumë se i gjithë marsi 2013.

Numri i vjedhjeve dhe grabitjeve të pronës ka njohur rritje te pandërprerë nga muaji ne muaj te kësaj qeverie – nga diçka më shumë se 500 raste në muaj në tetor e nëntor, ne mbi 700 në muaj në dhjetor, janar e shkurt. Vjedhjet janë më të larta edhe ne raport me një vit më parë, dhe këtu nuk llogaritet ajo pjesë e vjedhjeve që nuk raportohen sepse nuk pranohet raportimi i tyre, ndërsa shkalla e zbulueshmërisë ka ardhur në rënie.

Trafiku i drogave ka njohur rritje të shpejtë aq sa autoritetet policore e gjyqësore të Italisë dhe Greqisë janë në alarm pasi kalimi i tyre përtej kufirit është mbi dyfishuar. Kurrë më parë kufijtë e Shqiperisë nuk kanë qënë kaq të hapur deri të shqyer ndaj trafikut të drogës.

Është fakt se në këto tre muajt e dytë të kësaj qeverie shqiptaret janë më të rrezikuar për jetën dhe pronën dhe kjo nuk është një rastësi por pasoje e dy faktorëve:

E konceptit te gabuar, te rrezikshëm e te keqpërdorur “një shtet një polici” duke e çorientuar aksionin e policisë, duke e larguar atë nga lufta kundër kriminalitetit e duke e orientuar atë drejt fushave e sektorëve të tjerë për të cilat shteti ka plot institucione dhe mekanizma.

E dekapitimit te drejtimit të Policisë dhe mbushjes me militante të paaftë e njerëz të inkriminuar e shndërrimit të policisë në një repart të bindur jo ndaj ligjit por ndaj urdhrave politike. 

Referojuni fakteve dhe argumenteve të shumta të evidentuara jo vetëm nga ne si opozitë, por nga njësërë institucionesh ndërkombëtare, ekspertësh, autoritetesh, me emra konkrete, veprimtari konkrete politike apo anti-ligjore dhe efektet qe kjo po jep, si autostrada e drogës ku pjesë kyçe e
veprimtarisë kriminale janë vete te inkriminuarit e rikthyer nën uniformë nga kjo qeveri. Komisioni Hetimor Parlamentar po hedh e do të hedhë dritë më shumë në këtë realitet të zymtë. Por nuk është e rastit që puna në këtë komision po pengohet me urdhër politik.

III. Ekonomia, punësimi dhe mirëqenia e qytetareve

Pas gjashte muaj te kësaj qeverie, papunësia dhe shpunësimi janë në lulëzim të plotë.

-Mbi 97% e tyre paguajnë më shumë taksa e jo më pak.

•qytetaret i paguajnë më shtrenjtë ushqimet dhe transportin, 

•në spitale po i blejnë vetë barnat dhe këtë nuk e themi vetëm ne por edhe deputetet e mazhorances dhe media me zë e figurë. 

•shumë prej familjeve të varfër dhe individët me aftësi te kufizuara nuk marrin, iu vonohet ose iu është pakësuar ndihma ekonomike dhe qeveria planifikon përdorimin e punës së detyrueshme si kusht për lëvrimin e ndihmës për të varfrit.

•pagat e mësuesve, infermiereve, mjekeve, nëpunësve të thjeshtë të shtetit janë ngrirë për një kohë të pacaktuar dhe as indeksimi nuk iu premtohet këtë vit.

•pensionisteve iu është premtuar indeksimi vetëm për inflacionin por edhe ky ende nuk është zbatuar.

•për të përndjekurit fondi i dëmshpërblimit është 40% me pak se ne vitin e kaluar, por qeveria e ka kaluar nga sqetulla e Naços tek ajo e Veliajt. 

•kthimi dhe kompensimi i pronave ka ndalur kush e di se për sa kohe dhe fondi për kompensimin e ish-pronarëve është pakësuar gramatikisht. 

•legalizimi i banesave ka ngrire, po rigjallërohet teza e urbanizimit para legalizimit e ndërkaq, legalizimi falas u provua një gënjeshtër e pacipë.

IV. Demokracia, Kushtetutshmëria dhe ligjshmëria

•Kjo mazhorancë ka ndërmarrë ofensive të mirëfilltë pushtuese te institucioneve jashtë pushtetit ekzekutiv dhe legjislativ, duke shkelur haptazi ligjet e vendit dhe Kushtetutën. 

oi këtillë ishte rasti i ILDKP i cili u be me mënyrat me te paturpshme dhe me sajesat me te pabesueshme, njëherazi duke anashkaluar e uzurpuar kompetencat e Presidentit. 

orasti i INSTAT, ku për shkarkimin e drejtueses, u shkel ligji dhe injorohet vendimi i gjykatës për kthimin e saj ne detyre;

o rasti ne vazhdim e sipër i AMA-s

oe po kështu edhe sulmi frontal që ka nisur kundër Shërbimit Informativ Shtetëror. Janë vetëm disa prej shembujve që flasin qartë para publikut dhe partnerëve tanë ndërkombëtarë. 

•Presidenti dhe institucionet e drejtësisë janë vënë nën sulmin propagandistik të kësaj mazhorance, 

•Kjo është arsye se pse opozita ka vene alarmin se demokracia është e rrezikuar dhe ofensiva antidemokratike dhe antikushtetuese e kësaj supermazhorance duhet ndalur me çdo kusht para se të jetë tepër vone.

Si pasoje e akteve dhe sjelljeve te kësaj qeverie, tashmë të perceptuara e te kuptuara mirë, edhe nga faktorët politike europiane, përparimi i vendit dhe rruga në integrimin evropian është vënë më ne pikëpyetje se kurrë më parë.

Opozita ka ofruar bashkëpunimin pa kushte per integrimin. Qeveria jo vetëm nuk krijon mjedis bashkëpunues por ndërmerr nisma antikushtetuese njëherazi kundra modeleve europiane ne lidhje me çdo prioritet për anëtarësim të vendit në BE.

Ne përfundim,

Mund të themi që nuk ka ndodhur kurrë që një qeveri të mos ketë asgjë serioze për të treguar në gjashtëmujorin e parë, asnjë të mirë konkrete që ta kenë parë qytetarët, ta kenë prekur qytetarët, që të  mund të thonë “po, këto të mira i solli qeveria e re”; asnjë reformë, asnjë kantier, as progres, as përmirësim.

Kjo është qeveria “asgjë” në fushën e përmirësimit.

Kjo është qeveria “zero” në  fushën e investimeve.

Kjo është qeveria “nën zero” në fushën e punësimit dhe mirëqenies në përgjithësi.

Kjo është qeveria e rrezikut sa i takon demokracisë dhe integrimit europian të vendit. Në këtë rast përsëris thirrjen tonë ndaj qeverise te ndryshoje menjëherë kurs, të heqë dore nga ofensiva kundër Kushtetutës, kundër institucioneve, nga dhunimi i te drejtave te qytetareve e sipërmarrjes.

Opozita është dhe do të vazhdojë të jetë përballe bashkë qytetaret për mbrojtjen e demokracisë, ligjit, Kushtetutës, te të drejtave themelore, ne veçanti te punës, sipërmarrjes, pronës se gjithsecilit dhe të ardhmes europiane të vendit.