Fjala e deputetit te PD Eduard Halimi ne seance plenare;

 

Zoti kryetar

Zoterinj kolege

Sipas ketij procesverbali seanca e rradhes sipas nenit 27 te rregullores. Ky eshte episodi I fundit sesi parlamentarizmi shkelet dhe kushtetuta neperkembet. Ky eshte rasti I fundit por jo I parendesishem. Rasti i 20 shkurtiit kur u shkarkua ILDKP,  ishte nje episod i asaj ne ate ne te cilen ky parlament po rreshqet ne humneren e antiligjit. Jane episod te fundit, I ashpersimit te konfliktit politik jo I parendesishem, por ngelet nje episod I cili ndoshta mbush kupen ne menyren sesi ky parlament trajton rregulloren, kushtetuten dhe instictucionet e pavarura ne kete vend.. Kuvendi eshte perfshire ne konliktin politik dhe nuk e kerkoi opozita.  Konfiktin politik e sollet ju.

Tre ishin kushtet e BE, administrate, konsolidimi i institucioneve dhe drejtesia. Te gjitha jane kthyer mbrapsht. Dhe te gjitha I keni noterizuar ne kete parlament.

Gjithshka ne kundershtim te hapur me ligjin, ne kundershtim te hapur me kushtetuten, ne shkelje te cdo parimi..Gjithshka e bête vete, ku me akt normative antikushtuetsh, dhe ku me procedura antligjore si me rastin e institucioneve te pavarura, ku me urdhera te KM si shkaterimi I pronave dhe ku me urdhera ministrash si akti arbitrar si ajo e heqjes nga qarkullimi I furgonave, njerezit e te cileve ishin jashte para 4 ditesh.

Te gjitha I bête vete, anulloni seancen, shkelni ligjet,  pa pyetur per opoziten. Pa I lene asnje rrugedalje opozites.

Edhe sot vini ketu dhe kerkoni qe te sulmoni gjyqtare e prokurore e ti thoni shqiptareve se ata jane mafioze dhe se do ti trajtojme si mafioze. Kush e thote kete, keta zoterinjte mbrapa me kryemafiozin dhe bandat. Te gjithe I keni kunder, OPDAT -USA jane kunder, OSCE, gjyqtaret, prokuroret, ekspertet e BE, por ju vijoni vetem.

Antikushtuteshmeria eshte rruge e shkurter, etja per pushtet eshte njerezore, por marrja nen sqetull e insitucioneve te pavarura sic bête ju, eshte po ashtu rruge e shkurter dhe jo rruge drejt BE.

Kur kapen institucionet e pavarura ne menyere banditeske, si rasti I ILKDP, kur sistemi gjyqesor sulmohet si mafioz dhe trajtohet si mafioz, kur pronat e shqiptareve shkaterohen me tritol, kur 20.000 familjet e furgonave hidhen ne rruge dhe lihen pa buken e gojes, kur 5.000 burra, gra te rinj e te reja qe punonin ne shtet, hidhen ne rruge, dhe opozita dhe ky parlament eshte inekzistet, cfare te beje opozita, te beje SEHIR sipas jush??

Pyetja qe shtrohet ketu eshte: Pse kerkoni konfliktin politik? Pse kerkoni ta agresoni mardhenien me opoziten. Pse kerkoni konfliktin institucional me Presidentin? Ju I keni votat, por pse kerkoni konfliktin ne kete parlament? Pse shkelni kushetuten dhe rregulloren? 

Nderkombeterat thone bashkpuno se ndryshe nuk e merr statusin, ju e agresoni akoma me shume.

Ju e dini shume mire se kjo rruge eshte rruge drejt diktatit. Dhe jeni te qarte ne rrugen tuaj, edhe pse BE ju thote se kjo nuk eshte rruga drejt integrimit.

Ndaj per te gjithe shqiptaret duhet te bejm qarte synimin tuaj per te bllokuar procesin e integrimit. Me qellimin e vetem per ta bere ketu nje ciflig personal, pa I dhene llogari askujt se cfare po ndodh me demokracine ne vend, pa I dhene llogari per kapjen e institucioneve, per shkeljen e Kushtetutes dhe ligjit.

Ne e dime kete, ndaj dhe nuk lejme pa perdorur cdo rruge dhe mjet parlemantar.

Largimi padyshim qe eshte nje arme e forte per te sensibliuar qytetaret por dhe nderkombetaret per ate ne te cilen po ndodh ne vend. Por po ashtu e dime qe nje largim I mejehershem pa u shpjeguar me pare qytetareve dhe nderkombetareve se perse po behet, do tju sherbente si nje arme per te na thene se ne jemi nje opozite destruktive kur ne fakt nuk jemi.

Ndaj jemi sot serish ketu per tju thene. Kemi kohe akoma per integrimin. Kthehuni ne rrugen e BE. Riktheni kushtuteshmerine ne insitucionet e pavarura. Ktheni kushtetutshmerine ne administraten publike duke ekzkutuar vendimin e GJK dhe NC. Nderpsini konfliktin politik dhe institucional.

Ne do vijojme qendrimin tone, per tua shpjeguar shqiptareve dhe miqve te vertete te shqiptareve per tju kerkuar te ketheni ne rrugen e BE, dhe nese nuk ktheheni por vijoni rrugen tuaj, ajo rruge ka per te qene shume e shkurter, dhe sigurisht jo drejt BE. 

Ndaj jeni ne kohe per te reflektuar dhe te ndani mendjen per tu kthyer kushtetutshmerine ne parlament, ndryshe pergjegjesine per humbjen e statusit do te bjere ‎ mbi ju!