Zëdhënësja Vorpsi denoncon hakmarrjen e CEZ dhe Policisë së Shtetit ndaj emisionit investigativ.

 

Presioni ndaj medias dhe ndaj fjalës së lirë është manifestuar dje brutalisht në mes të Tiranës, nga strukturat qeveritare.

Një gazetar investigativ ka dalë në konkluzione një javë më parë se në operacionet e fundit që ka bërë CEZ, ka një dëm prej 5 milionë eurosh, që sipas konkluzioneve të drejtuesit të emisionit Ajsberg, kjo shumë është vjedhur.

Reagimi i CEZ është i menjëhershëm, dhe hakmarrja nuk vonon. Gazetarit Çani, i shkon në pronën e tij private një taborr i CEZ, dhe i heq energjikë elektrike.

Kësaj ngjarje i jep përmasat e skandalit, fakti se taborri i CEZ mbështetet në këtë aksion, nga një taborr i Policisë së Shtetit.

Gazetari investigativ që po hulumton mbi operacionet financiare të CEZ, thotë se u ka kërkuar edhe kompanisë edhe policisë dokumenta, letra apo autorizime, që sipas tij ata nuk i kanë paraqitur.

Partia Demokratike, e denoncon fuqimisht këtë sjellje banditeske, me stilin e hakmarrjes, që përfaqësuesit e CEZ të mbështetur nga Policia e Shtetit, ushtrojnë ndaj një përfaqësuesi të medias, ndaj fjalës së lirë.

Qeveria Rama po faktohet dita-ditës si një shtypëse e lirisë së medias me metoda të dhunshme.

Partia Demokratike inkurajon gazetarin Çani në rrugën e tij, dhe në denoncimin që ka bërë ndaj policisë dhe CEZ në Prokurori, për aktet e djeshme.

Partia Demokratike do të jetë gjithnjë në krah të medias së lirë, sa herë që ndaj saj të ushtrohet presion nga qeveria për t’i mbyllur gojën.