Ndërhyrjet e ish-kryeministrit Berisha sot ne Parlament

 

 

“Zoti  bashkëkryetar,

 

Para se të filloj replikën, unë ftoj parlamentin të nderojmë me një minutë heshtje, të ndjerën Brunilda Meke, një punonjëse e shkëlqyer e shtetit shqiptar, viktimë e një persekutimi të pamerituar të këtij regjimi që vjen me drogë, me krim dhe me mafie.

I paharruar kujtimi i saj. ( deputetet e opozites ngrihen ne kembe dhe mbajne 1 minute heshtje)

 

Zoti kryetar,

 

Kjo foltore po përdoret nga kjo mazhorancë, e cila nuk ka asnjë argument përveçse sharjes, shpifjes e mashtrimit. Është bërë një foltore, që nxin çdo ditë dhe më shumë, sa here një ministër apo mbiministër del e flet këtu. Të flisni ju për viktimat e 21 janarit që i sollët  për të djegur kryeministrinë dhe për të ulur në karrigen e kryeministrit, edhe në këtë botë dhe atë botë shpirtrat e tyre do t’ju ndjekin ju. Të flisni ju për Shqipërinë që morët? Shqipëria që u dorëzuam ne ishte anëtare e NATO-s, Shqipëria që hoqi vizat, Shqipëria që për Komisionin Europian meritoi statusin, Shqipëria që nuk ra në recension, Shqipëria që kaloi në grupin e vendeve me rritje të mesme të larta. Kjo ishte Shqipëria. Po kush e mori Shqipërinë? Shqipërinë e morën bandat, Shqipërinë e mori droga, Shqipërinë e mori krimi, Shqipërinë e mori padija. Shqipërinë  e mori kleptokracia. Ju doni të mohoni drogën në aeroport, por nuk e mohoni dot.  Fakti që ju nuk e lejoni ministren të paraqitet në Komision  për të ballafaquar dokumentet tregon se krimi ka ndodhur. 

 

**

 

Të dashur qytetarë dhe qytetare,

 

Ajo që dëgjoni ju nga këta qeveritarë me porosi të kryetarit të tyre, është një mashtrim i paskrupullt. Lidhur me çështjen e avionit dhe të trafikut të drogës në Gjadër, unë dua t’ju informoj ju me përgjegjësi të plotë se Shërbimet Inteligjente të Ushtrisë dhe shërbimet e tjera ushtarake, sipas burimeve të pa kundërshtueshme të Forcave të Armatosura, të cilët urrejnë mashtrimet dhe krimin që po i kaplon, kanë informuar me kohë të përbetuarën këtu para jush (Kodhelin) mbi gënjeshtrën. Ky përbetim është  i një njeriu të papërgjegjshëm, i Edi Ramës, i cili ka filluar të gllabëroje pronat e ushtrisë në mënyrë të paimagjinueshme. Unë ju garantoj ju se këtu do të vijnë dosjet e vjedhjeve tuaja, por tani kemi problem tjetër, kemi problemin e drogës që ka kapluar bazat ushtarake të ushtrisë dhe që po e merr vesh gjithë bota. Përsa u përket të tjerave këtu do të vijnë.

 

Në qoftë se zonja është kaq e sigurt, le të pranojë të paraqitet në Komision ku asaj do ti jepen të gjitha të dhënat dhe të provojmë se me çfarë papërgjegjshmërie i lejon vetes të mashtrojë këtu shqiptarë, le të pranojë të konfortohet me dokumente të pa kundërshtueshme dhe jo me deklarate boshe. Ti nuk e mohove herën e parë. Le ta shohin shqiptarët fytyrën e vërtete të këtij burri qe mashtron. Pra do të provojmë dhe ju faktojmë shqiptarëve se çfarë po bëni ju. Merrni paratë e komandove dhe shkoni e pastroni plehrat poshtë e përpjete dhe i lini dy muaj pa rroga. Kthehen ne atdhe dhe nuk del askush tu shtrëngojë dorën. Detyra dhe ju jeni si nata me ditën. Vijnë nga fronti dhe asnjëri nuk del ti prese për një mirëseardhje, se kanë punë të tjera, janë lëshuar si lukuni në pronat e ushtrisë.

 

**

Ratë në kurth, sepse për gjera të tilla serioze, instikti më ka thënë dhe më thotë se duhet një superkujdesje. Mesazhi ka ardhur tre muaj përpara se ju të shqiptonit për here të parë termin spërkatje për mushkonjat dhe tani doni të mbroheni me spërkatësit e Beqes, kjo është qesharake dhe mesazhi është botuar, është hapur gazeta. Tre muaj përpara është hapur gazeta “Rilindja Demokratike”, ndaj dhe kësaj here kunupi nuk ju shpëton dot. Kunupi do t’ju hajë të gjithëve ju.

 

**

 

Së pari më dua të vlerësoj parafolësin, i cili përgënjeshtroi në mënyrë totale ministren dhe kryeministrin. Së dyti dua të informoj qytetarët se burimet e mia janë burimet inteligjente të ushtrisë. Burimet e mia janë institucionet e tjera të ushtrisë shqiptare. Asnjëri se akuzon ushtrinë për trafiqe. Asnjëri si akuzon fermerët e shkëlqyer të Divjakës për trafiqe.  Janë qeveritarët që drejtojnë balonat e trafiqeve dhe aeroplanët e trafiqeve. Këtu ndahen. Persa i përket Divjakës, tre muaj para kam bere denoncimin ndaj shko në arkiv dhe merr denoncimin që kam bërë publikisht  dhe se ka përgënjeshtruar njëri dhe nuk kam pasur asnjë dijeni që ekziston burim zyrtar. Gazetarët kanë verifikuar të vërteten. Nuk mund të jene fermerët me aeroplanë, janë qeveritarët, janë klanet me aeroplanë jo fermerët. Në qoftë se ti i thua opozitës për çdo gjë shko në prokurori duhet të mendohesh mirë, se ti përjashton opozitën nga parlamenti. Kjo opozitë një gjë ka me Kushtetutë, eme ligj, dhe s’ka asgjë tjetër përveç kësaj, të drejtën për të kontrolluar ekzekutivin. Por që ministrja të mos vijë dhe të përdoret vota për ta bllokuar, faktikisht zoti kryetar nëse ti bie dakord me këte i thua opozitës ik nga parlamenti. Dhe opozita ka dy rrugë ose të ikë nga parlamenti ose tu kërkojë mbështetësve të saj, të vijnë të zhbllokojnë parlamentin. Mos na shtyni në këtë drejtim.

 

**

 

Sharjet trillimet, nuk munden kurrësesi të mbulojnë avionët e drogës. Nuk mundet kurrësesi të mbulojnë tentakulat e krimit, nuk mundet kurrsesi të mbulojnë mashtrimin. Ndërkohe që shqiptarëve iu tha se tremujorin e parë të këtij viti janë 30% më të ulta vrasjet, vartësit të tij i thotë se janë dyfishuar. Ka ardhur koha të heqësh dorë nga gjuha e Nastradinit. Ka ardhur koha të përdorësh gjuhën e  realitetit zotëri. Nuk ecet me këtë mënyrë. Mos mendo ti se banorët e  Gjadrit nuk po të ndjekin tani. Mos mendoni ju se e tërë Ministria e Mbrojtjes nuk ju ndjek juve tani. Mos mendon ju se kur deklaroni  se në tete vite nuk është investuar një qindarkë në shpërndarjen e energjetikës, qindra e qindra punonjës të energjetikës thonë me mend e tyre ç’ mashtrues  ordiner janë këta. Hiqni dorë nga kjo gjuhë dhe kthehuni tek realiteti. Deri tani na thatë s’ka dokumente. Tani zëdhënësi juaj tha kemi dokumente. Ja pra që opozita nuk e ka ndërtuar mbi mashtrim akuzën e vet, por e ka ndërtuar mbi bazën e dokumenteve zyrtare dhe jo nga një burim por nga tre burime. Dhe kur të dojë zonja ia paraqesim. Në qoftë se mendon të na heqë ne të drejtën e kontrollit të ekzekutivit atehere i bie qe ju mendoni të përjashtoni nga parlamenti opozitën shqiptare.