Fjala e ish kryeministrit Sali Berisha në seancën parlamentare:
“Së pari do të fillojë me një përgënjeshtrim. Në seancën e kaluar kreu i ekzekutivit, nëpërmjet zëdhënësit të tij për energjinë, deklaroi në këtë platformë se 8 vite nukështë investuar asnjë qindarkë në transmetim dhe shpërndarje të energjisë elektrike. Kyështë një mashtrim i rradhës, dëshmi flagrante se ju cdo gjë e bazoni në një model të sajuar nga ju vetë që nuk ekziston.
Të dashur qytetarë dhe qytetare,
Jam sot këtu për t’ju informuar se, vetëm në sektorin e transmetimit pa përfshirë shpërndarjen dhe prodhim, janë investuar në 8 vite jo më pak se 300 milionë euro dhe konkretisht në projektet; Rashbull-Porto Romano, Kuçovë-Berat-Uznovë; nënstacionin e Tiranës, në nënstacionin e Babicës në linjën Fier-Babicë; në nënsacionin e kontrollit dhe monitorimit në stacionin Tiranë-Elbasan; fuqizimin e sistemit të transmetimit në rajonin e Shkodrës; linja 220 kilovolt e Vlorë-Babicë, gjithsej këto 37 milionë euro. Projekte të realizuara më vonë janë; linja 400 kv Tiranë-Elbasan; linja 400 kv Tiranë-Podgoricë; nënstacioni 400 kv, 220-110 Tirana 3, me 24, 43 dhe 13 milionë euro respektivisht; rehabilitimi i nënstacionit 220 kv Burrel dhe 400 kv Elbasan 2; rehabilitimi i nënstacionit 220 kv Fierzë-Koman-Vau i Dejës; ndërtimi i qendrës së re dispeçer 22 milionë euro; linja me fond disponibël Tiranë – Kosovë, që ju e quani autostrada energjitike, 42 milionë euro; Unaza e Jugut, që ka filluar ndërtimi që në muajin qershor dhe që ka progresuar me importin e shtyllav,është 49 milionë. Pra këto janë investimet vetëm në fushën e transmetimit. Pse u ndala te këto?
Jo për të përgënjeshtruar gënjeshtrën e rradhës, por sepse sistemi energjitik shqiptar po shkon drejt falimentimit të plotë, nga një keqmenaxhim absolut dhe total. Po importohet energji me 1/3 e çmimit më lartë ndërkohë dekurajohen prodhuesit vendas, ndërkohë prishen kontratat me ndërtues të hidrocentraleve, ndërkohë shpallet luftë e hapur, me ata të cilët do të ndërtonin dhe do i shisnin shtetit me ato çmime importi që shteti duhet të blejë kur importon por gjithnjë më të leverdisshme. Po të lexoni raportin e fundit të BE thotë se po katandiset me shpejtësi të madhe bilanci i pagesave për shkak të rënies në pikiatë të remitencave. Atëherë leverdi kemi të blejmë me lekë këtu apo me euro në Europë me të njëjtin çmim? Sigurisht ata që duan të vjedhin, ata që duan të marrin me 1/3 më shtrenjtë, duke vjedhur, ata kanë interes importin dhe jo prodhimin.
Edhe një herë kërkoj të ndalet revanshi ndaj ndërtimit të hidrocentraleve, një revansh primitiv që vret, në rrethet tuaja ku jeni deputetë ju zotërinj, me qindra dhe mijëra vende pune. Mendoni pak. Cfarë kujtoni ju se do vinë 2/3 e Shqipërisë jug-lindore dhe veri-lindore e do ndërtohen uzina apo fabrika hi-techu? Jo zotërinj. Taniështë koha për tu ndërtuar hidrocentrale, që këta po i përzënë dhe po i përzënë vetëm për të vjedhur nëpërmjet importit të energjisë, po i përzënë duke rrënuar totalisht sigurinë juridike. Ky është një shtet zuzar. Kontratat kanë në vetvete sigurinë e plotë juridike. Ajo prishet nëpërmjet proceseve gjyqsore dhe nuk prishet asnjëherë me vendime ekzekutivi siç bëni ju me data të caktuara.
Jam këtu për të propozuar një amnisti të plotë për të gjithë kamatat dhe vonesëpagesat të atyre të cilët, janë në ndihmë ekonomike, të atyre të cilët janë në pensione, le të bëjmë një azero, të bëjmë një fillim nga zero me ta, në mënyrë që ti ndihmojmë. Unë do të mbështesë çdo përpjekje të qeverisë për të inkurajuar pagesat por qeveria e ka të qartë se ka qytetarë shqiptarë që as sot as pas 5 vitesh nuk do të mund të paguajnë dhe është e detyruar qeveria të paguajë për ta. Do të mbështesë çdo përpjekje për të paguar, do mbështesë çdo përpjekje për të vendosur parapagesën me sahate, në mënyrë që të arrimë në një disiplinë por mënyra se sip o ecni po shkoni drejt katastrofës. Vimë tek amnistia, pra te ligji tjetër. Ju bëni amnistri klasore. Ju thoni amnisti duke filluar nga 1 marsi. Po pse ata që ishin me 1 shkurt apo ata që u gjobitën më 1 janar cfarë janë ata? Nuk ndodh në botë kjo, kjo është filozofia e kaçakut, e atij që nuk ndjek asnjë princip. Të fal ty nga 1 marsi, stë fal ty nga 1 shkurti, stë fal ty nga 1 janari. Por po fale fal. Sic u bë amnistia, e që qe e drejtë dhe ne e mbështetëm, për të burgosurit, çdo shtet bën amnisti, çdo qeveri bën amnisti, falja është një dhunti e brendshme, ndaj ashtu duhet të bëhet amnistia për biznesin. Sidomos në këtë periudhë, e cila është katastrofale për investimet dhe biznesin. Unë po ju jap ju një të dhënë zyrtare tuajën, të cilat faktojnë se investimet e huaja këto 3 muaj janë 73% më të ulta se 3 mujorin e parë të vitit që shkoi, sepse ju rrini nëpër diskoteka. Nuk qeverisin këta. Këta rrinë nëpër diskoteka. Këta hapin dhe mbyllin diskotekat. Pse nuk bëni investimet?
Pra, keni investuar gjithsej, sipas Komisionit Europian në raportin e fundit, bazuar në të dhënat tuaja, 73% më pak, ndaj themi në se nuk keni krijuar një vend pune. Po jut ë paktën me fondet e buxhetit duhet të luftoni të krijoni 5 vende pune. Ju thoni se do krijoni vende pune por as që e keni mëndjen aty. Të bëhet amnisti nga viti 2011 pasi 2011 ishte viti i fundit kur u bë amnistia ndaj dhe nga viti 2011 deri në 2014 të bëhet. Ky është rregulli i tyre. Si rregull bëhen çdo dy vjet ose çdo tre vjet. Ju e keni future veten në një spirale nga e cila nuk do dilni dot kurrë dhe vetëm amnistia mund t’ju a lehtësojë. Ju keni deklaruar një borxh të parrëgjistruar që është dëshmi e një injorance të plotë e totale. Nuk mund të ekzistojë kurrë borxh i parregjistruar. Të thuash borxh I parregjistruar do të thotë të akuzosh veten tënde se po vjedh në mënyrë të parregjistruar. Me cfarë të drejte apo autorizim paguan ti borxhe të parregjistruara, kujt ja paguan? Kurrën e kurrës nuk paguhen e as nuk njiohen. Ju deklaroni se janë 720 milionë dollare borxh të parregjistruara ndërkohë që askush nuk ju a beson. Keni tundur këtu një copë letër se ju a ka njohur Fondi. Fondi ja u ka lënë tek dera atë që spo e përmënd. Fondi tha se, qeveria thotë se janë 720 milionë dollar por duhet një regjistër kombëtar për të faktuar sa janë, dmth Fondi ju nuk ju beson, dmth gjithshka keni ndërtuar e keni ndërtuar mbi bazën e mashtrimit, dmth me qëndrimin tuaj ju po shndërroni financat publike në piramida gjigande, dmth po ecni me shpejtësi të madhe drejt skemës së Papandreut dhe drejt falimentimit. Ndaj dhe duke e mbyllur, mbështës amendamentin e zotit Bode dhe në mënyrë të veçantë shtroj shqetësimin dhe për 50 ushtarakët tanë që janë në Spin-Baldok . ata janë në zonën më të nxehtë të Afganistanit, ata nuk janë në mbështetje por janë direct në linjën e parë. Ata janë në një nga zonat më të rrezikshme, ku u marterizua një koleg i tyre dhe çdo ditë e çdo natë ata janë në operacione të rrezikut më të lartë. Tani del që nga 12 mijë lekë që merrnin në ditë me këto taksa që keni vënë jut ë ardhurat e tyre zbresin në 7 a 8 mijë lekë në ditë. Kjo është një goditje shumë e rëndë, ndaj dhe mendoj që ata të përjashtohen. Pra mendoj që të vendosim në rend dite amnistinë e cila për biznesin të fillojë në vitin 2011, aty ku përfundoi tjetra pasi kështu është rregulli i amnistive dhe jo të fillojë më 1 mars të vitit 2013 sepse kshu i thotë (Ram
ës) zëri i brendshmën klasor sikundër të hiqet dorë nga sulmi ndaj ndërtimit të hidrocentraleve dhe të bëhet amnisti, të falen të gjitha pagesat e energjisë elekrike atyre që janë në ndihmë ekonomike, atyre të cilët janë me pensionistë, janë me të sëmurë në nevojë. Të bëjmë një rifillim në mënyrë të studiuar të krijohen mundësitë dhe rrugët e pagesës.
Replika e zotit Berisha pas fjalës së deputetit Braçe.
Berisha: Nëse ka shqiptar që beson se numëri i turistëve dhe vizitorëve në muajt korrik-gusht-shtator ka qënë 6% më I ulët se san ë muajt prill-maj-qershor, atëherë statistikat tuaja janë më të saktat në botë. Por përveç jush, që çdo gjë e bazoni në Shqipërinë e zezë që nuk ekziston, njëri tjetër me minimumin e intelektit nuk mund të besojë një dokërr të tillë. Po të më pyesni mua, si kundërshtar I juaj unë ju them gënjeni sa më shumë, sepse ju garantoj se çdo shifër për të cilën keni gënjyer dhe mashtruar ju kthehet kundër. Bëjeni. Ju që keni njohuri në financa, shkoni merrni statistikën e bujqësisë si e kanë përfshirë në rritjen ekonomike. E tëra është një falsitet. Vazhdoni falsifikoni. Për ne si kundërshtarë vetëm lehtësira na krijoni. Së dyti, keni mashtruar në mënyrë monstruoze për borxhin e parregjistruar 720 milionë dollar dhe mbi të ndërtuat piramida. Këtë borxh e quajtët borxh të përligjur nga FMN. Me dhjetra herë e deklaruat këtë këtu pork y është një mashtrim total. Së treti, deklaroni se keni 150 milionë dollar të ardhura më shumë. Në fakt, keni gjithsej 220 milionë dhe po të zbresim rimbursimet dilni me këpucë të kuqe, jo me kopmpjuter të kuq si ky që mban ai (Rama). Pra ju gjithshka e bazoni mbi falsitetin dhe mashtrimin.
Replika e zotit Berisha pas fjalës së ministrit Gjiknuri:
Në jetën tuaj të përditshme, mbi buxhetin tuaj familjar po luhet një dramë e paimagjinueshme, e cila u shkaktua nga rritja e 21 taksave dhe tarifave, të cilat po i shtynë të varfërit çdo ditë e më thellë në mjerim, po i shtyn ata të cilët janë buzë varfërisë dhe varfërisë së thellë. Por pa diskutim që në jetën e shqiptarëve të përditshme, një rol të caktuar ka energjia elektrike. Tani se kush drejton sektorin të dashur qytetar dhe qytetare gjykojeni vetë. Drejton një njëri që thotë se në 8 vite nuk është investuar 1 qindarkë në shpërndarje. Në 8 vite unë ju them ju se janë investuar në shpërndarje minimum 350 milionë dollar. Që të gjitah kredi. Injoranca nuk është kurrë argument, nihilizmi është fondamentalizëm në llojin e vetë. Nihilizmi është forma më totale e injorancës. Të drejtosh një sektor, dhe të thuash se nuk është investuar 1 qindarkë në shpërndarje do të thotë të mos dish c’është shpërndarja, c’është prodhimi, c’është transmetimi, të dish vetëm të vjedhësh në importe.
E di si bëjnë këta? Do tu tregoj një histori. Është historia e një ushtari japonez, i cili u gjet në xhunglat e Azisë pas 30 vjetësh dhe ai vazhdonte luftën me SHBA 30 vite me rradhë sikur ato ishin në luftë ndërkohë lufta kishte marrë fund. Njësoj si ai, edhe këta vazhdojnë këtu sikur janë në opozitë e jo në qeveri dhe gjithshka përpiqen ta zgjidhin duke fajësuar opozitën aktuale e cila për hir të së vërtetës dorëzoi një ekonomi jo pa problem por një ekonomi jo në recesion dhe po e zhysni me shpejtësi drejt recesionit. Po sigurisht që do rriten kreditë, se po të studiosh portofolin e tyre çfarë del? Del që pjesa dërrmuese e tyre janë në fushën e energjisë dhe del kryekreu juaj e thotë se sdo ju a paguajmë me atë çmim dhe se do prishim kontratat e do I rishqyrtojmë. Kur nxisni dhe bëni çdo gjë kundër tyre Bankat stepen, kreditë ngelen pa paguar. Ju s’kuptoni që vidhisni një system duke goditur hallkën e tij ndër më të fortat. Ndaj dhe edhe një herë unë ju ftoj të mos bëni ushtarin japonez i cili vazhdonte betejën në xhungla pa armiq përpara por merruni me qevverinë dhe jo me diskotekat. Në fund kam dhe një urim për ty Gjiknur. Të uroj për Panajotin (vëllain) për postin e shkëlqyer që mori si shpërblim si hacker i sistemeve shtetërore.