Fjala ne Kuvend e deputetit te PD Ridvan Bode:

 

Kerkesa e një marrëveshje specifike me FMN, kur bashkëpunimi me këtë institucion vijon në kushtet e marveshjes standartet sikurse dhe vendi jonë, sigurisht që kërkon një transparencë të madhe e konsultim të gjerë me publikun, mundësisht dhe një konsesus ndërpartiak, pasi efektet, reformat dhe angazhimet mund të implikojnë periudha afatmesme e afatgjata.

Kriza e fundit gloable, me shtrirjen dhe problematikën e saj komplekse ka detyruar shumë qeveri, dhe sidomos në rajonin tonë, që të nënshkruajnë të tilla marrëveshje bashkëpunimi, të shtyra nga nevojat e ngutëshme për financime përballë kolapsit të financave publike të tyre, por edhe për të ritur kredibilitetin e ekonomive të tyre në tregjet dhe sidomos në ato financiare.

Pra këto marrëveshje, nuk janë marrëveshje huazime parash, por në radhe të parë, memorandume bashkëpunimi ku qeveritë angazhophen për reforma strukturore, ekonomike e fiskale, ku bashkëpunimi i mëtejshëm kushtëzohet nga implementimi dhe rezultatet e angazhimeve të mara. Shpesh herë pritshmëritë e aktorëve ekonomikë dhe nevojat e tyre janë në konfrontim me angazhimet e qeverive, prandaj dhe reagimet publike mes tyre shpesh kanë qenë të ashpra dhe me kosto për vendet, sikurse e dimë të gjithë.

Opozita në shumë raste ka shprehur mbështetjen e saj, për zgjerimin e bashkëpunimt me institucionet financiare ndërkombëtare dhe posaçërisht me FMN. Mungesa e një programi të qartë ekonomik për vendin, premtimet jorealiste me të cilat erdhi në pushtet mazhoranca e sotme, kapacitetet e reduktuara qeverisëse të saj, na kanë bindur se qeveria aktuale ka nevojë për një monitorim e mbikqyrje nga afër e të rreptë, për të mos çuar vendin në kaos total. Por opozita sot ngre zërin kundër një sërë angazhimesh që ka marrë qeveria shqiptare në kuadrin e këtij bashkëpunime, si masa që do të japin pasoja të kundërta, të rënda dhe të papërballueshme për ekonominë dhe mirëqënien e qytetarëve të vendit. Duket FMN kuptoi më parë se opinioni i brendshëm publik se qeverija aktuale, premtimet i ka padoganë, mashtrimet sa një mal dhe punën konkrete shumë të pakët, prandaj ka avancuar kushte bashkëpunimi shumë më të rënda, brenda një kohe të shkurtër, të tilla që nuk ju imponuan as ndonjë vendi ku financat e shtetit ranë në kolaps.

Normalisht do të ishte jo reliste të kritikoje një qeveri 5-6 mujore si shkakun e degradimit të ekonomisë së një vendi dhe të destabilizimit të shpejtë të saj, por ne jemi në një rast të paprecedent, kur qeveria e sapozgjedhur, e trembur nga pamjaftueshmëria e saj dhe dështimi i sigurt, bëhet autore e një paniku ekonomik duke deklaruar të falimentuara financat e vendit, duke ritur me 10 pikë përqindje borxhin publik në harkun e 15 muajve, duke deklaruar borxh të keq të gjitha kontratat e biznesit me shtetin për furnizime e shërbime, duke refuzuar shlyerjen e këtyre detyrimeve me buxhetin e saj por me buxhet të veçantë për 3 vjet, duke shkelur sigurinë ligjore të investitorëve vendas e të huaj, duke ritur taksat pa konsultim dhe menjëherë, duke shndruar tritolin si guardian të sigurisë publike. Dhe të gjitha këto vetëm për më pak se gjysëm viti.

Por çfar thotë deklarata e Bordit Ekzekutiv të FMN në mbledhjen e pranimit të kërkesës së qeverisë shqiptare? 

Bordi thotë se Shqipëria mënjanoi me sukses rënien e ekonomisë në recesion gjatë krizës globale dhe pati një rënie të ritmit të saj të ritjes më të lehtin në rajon. Dhe këtë gjë vetëm qeveria aktuale nuk e ka pranuar, përkundrazi e shndroi këtë sukses në një gogol për të trembur investitorët dhe konsumatorët.

Bordi i FMN thorë se pozicioni fiscal i qeverisë u dobësua ndjeshëm gjatë vitit 2013, ekonomia po reagon dobët dhe çballancimet makroekonomike janë thelluar. Dhe kjo është një gjë e kuptueshme në kushtet e vitit elektoral, ngadalësimit të reformave dhe dobësimit të administrimit në disa raste. Por në vend të angazhimit nga mazhoranca e re, për të rikuperuar çballancimet momentale, vendi u përball me platformën e çbërjes të gjithçkaje: të reformave që e bënë Shqipërinë një histori suksesi në bashkëpunimin me institucionet financiare ndërkombëtare; të sistemit më të ulët dhe të sheshtë fiskal që e bëri vendin atraktiv dhe e mbajti jashtë krizës globale; të sigurisë ligjore të investitorëve që e kishte kthyer vendin në më atraktivin në rajonin e Ballkanit Perëndimor; të skemave mbështetëse në bujqësi që po jipnin rezultate shumë të mira; të përpjekjeve për të mbajtur një borxh të ulët. Kurrë më parë nuk kishte ndodhur që një qeveri e re, pas rotacionit politik, aq më tepër me një shumicë të dukshme, të mos ketë mundur të përfitojë nga energjitë që çliron rotacioni, sikurse ndodhi me qeverinë Rama-Meta. Përkundrazi si anjëherë tjetër, kjo qeveri prodhoi pakënaqësi e dekurajim kaq të madh në një afat kaq të shkurtër pas ardhjes në pushtet.

Bordi i FMN thotë se është dobësuar besimi i investitorëve, është përkeqësuar klima e biznesit, është ritur risku i sistemit bankar. Dhe këtu, sigurisht, është është fjala për periudhën paszgjedhore dhe për arsye që tashmë njihen. Borxhi u rit me lehtësinë më të madhe dhe dy kompanitë e rejtingut botëror deklasifikuan ekonominë e vendit një shkallë më poshtë. Kontratat e lidhura nga kompanitë investuese me qeverinë e mëparshme, u deklaruan të pavlefshme ose objekt i rishikimit, taksat mbi korporatat u ritën me 50% dhe po ashtu tatimet mbi të ardhurat. Siguria publike u kthye shpejt në makth për jetën. Vendi humbi papritur avantazhet me rajonin dhe më gjerë.

Qeveria sot këtu u mundua të justifikohet se ka sjellë për miratim jo një marrëveshje, por thjesht një kredi me kushte shumë të favorshme. Ky është mashtrimi tjetër që qeveria i bën opinionit publik, pas mbajtjes për një kohë të gjatë të fshehur të termave të marrëveshjes. Para badjava nuk ka dhe nuk mund të ketë, aq më pak FMN.

Çfarë angazhohet qeveria në memorandumin e saj të bashkëpunimit me FMN?

Qeveria angazhohet se do të rritë arkëtimin e të ardhurave përmes mirëadministrimit dhe rritjesë taksave të bëra në dhjetor dhe në rast pamjaftueshmërie në marrëveshje me Fondin do të identifikojë masa të reja shtesë. Në fakt ecuria e dy muajve të parë të vitit flet për të kundërtën. Edhe pse një sërë taksash u ritën mbi individët dhe biznesin, të ardhurat e 2 muajve të parë janë në të njëjtin nivel me dy mujorin e parë të vitit të kaluar që po etiketohet si problem. Ose më saktë janë 2.5 mld më shumë nga 10 mld që duhet të ishin sipas angazhimeve të qeverisë, dhe këto 2.5 mld lekë rritje vijnë nga të ardhurat nga ndihmat e huaja apo nga pagimi me 1 mld më pak i TVSH për bizneset që presin të marrin rimbursimin. Parada e deklarimeve bombastike, profesion i njohur i Ramës, për shka të vendosjes së një plani që është më i ulët nga fakti 2013, nuk mund ta fshehin dot këtë të vërtetë. Për këtë arsye drejtorët e Bordit Ekzekutiv të FMN kanë deklaruar në dt 19 mars se : “Për të arritur angazhimet e marra qeveria është e nevojshme që
të ndërmarrë hapa të tjerë të qenësishëm në politikat e taksave dhe të shpenzimeve, në shtesë të atyre që u ndërmorrën në fund të vitit 2013 për buxhetin 2014, përtej menaxhimit më të mirë të financave publike dhe taksave.” Dhe për këtë, sigurisht në bashkëpunim me qeverinë shqiptare ka identifikuar rreth 10 rritje taksash apo taksa të reja që i bashkëngjten memorandumit. Dhe e gjitha kjo, sepse efekti i përllogaritur i rritjes së taksave nuk po materializohet, se qeveria nuk po vendos disiplinën fiskale, se evazioni dhe korrupsioni po rriten dhe se ekonomia vijon rënien e saj të lirë drejt recesionit. Kjo është e padrejtë, është e pandershme: biznesi dhe konsumatori shqiptar nuk mund të paguajnë taksa në rritje progressive e taksa të reja për shkak se qeveria ka ritur informalitetin. 

Qeveria angazhohet se do të ndërmarrë një reform të pensioneve. Edhe pse i rruhet si djalli temjanit, publikimit të projektit apo e mohon atë, qeveria është e vendosur për të ritur moshën e pensionit, për të hequr disa të drejta pensionale dhe për të ritur masën e kontributit duke ritur kufirin maksimal të pagesë së kontributit. Kjo nuk është reform. Ky është marifet për të nxjerrë përfitime afatshkurtëra për qeverinë. Qeveria ka venë tellallët se po paguan më shumë para buxhetore për skemën dhe kërkon që skema të jetë e vetëmjaftueshme. Gjithmonë ka financuar buxheti për skemën e pensioneve, pasi është vetë shteti përgjegjës për këtë skemë të detyrushme pensionesh. Nëse defiçiti po ju ritet, këtë le ta shikojnë te administrimi i të ardhurave nga taksa e punës. Qeveria riti tatimin mbi të ardhurat personale nga 1janari i këtij viti. Dhe e dini çpo ndodh? Për dy muajt e parë janë rreth 200 mln lekë më pak të ardhura krahasuar me dymujorin e parë 2013. Informalitet i ritur në tregun e punës, fshehje e pagave, apo rritje drastike e të papunëve? Sidoqë të jetë, kjo është paaftësia e kësaj qeverie dhe është e papranueshme që për shkaqe të dobësisë së qeverisë tu kërkosh qytetarëve 3-4 vjet pune më shumë për të dalë në pension, apo kontribuesve pagesa të shtuara progresivisht. Ne për këtë nuk jemi dakord.

Ne nuk jemi dakord as me masën tjetër të premtuar nga qeveria FMN-se, për ritje nga qershori të çmimit të energjisë elektrike, për ta afruar atë me çmimin e tregut ndërkombëtar. Ne jemi të dytët në rajon për nga niveli i çmimit të energjisë për konsumatorët. Rritja që propozon qeveria është thjesht për të detyruar të paguajnë edhe më shumë ata që paguajnë. Rreth 60% e energjisë nuk arkëtohet, ose humbet (vidhet në rjet) ose nuk paguhet. Këta tregues kanë qënë shumë më të përmirësuar në periudhën para privatizimit. Rritja e çmimit të energjisë në kushtet e një administrimi kaq të dobët, është një zullum i madh nga ana e qeverisë.

Ne nuk e konsiderojmë se është masë eficiente dhe efektive, objektivin e propozuar nga qeveria për bllokimin e ritjes së pagave të administratës për 3 vjet, indeksimin e pensioneve vetëm me inflacionin për periudhën e marrëveshjes si dhe uljen drastike deri në përgjysmim të investimeve publike, në rrugë, shkolla e kujdes shëndetësor.

Dhe së fundi dy fjalë për përfitimet financiare të kësaj marrëveshje.

Qeveria po ngutet që marrëveshjen ta shesë si një domosdoshmëri për alibinë e ngritur me shumë zell, atë të borxheve për pagesa të prapambetura. Avancim kontratash për punë e shërbime publike, vonesa në pagimin e tyre, për vetë problematikën që krijoi kriza globale, ka kudo dhe do të ketë. Kujdesi për moskrijimin e tyre është i domosdoshëm. Mund ta dini se vende të veçanta të BE kanë të regjistruara në disa dhjetra apo qindar miliarda euro nga këto detyrime. Asnjë qeveri deri më sot, e re apo ekzistuese, nuk i klasifikuar detyrimet kontraktore në të sajat dhe jo të sajat siç bëri qeveria Rama, me qëllimin djellëzor për të ritur nivelin e borxhit. Borxhi u rrit me 400 mln USD në tremuajt e fundit të vitit të kaluar, pikërisht me këtë justifikim, por qeveria pagoi rreth 100 mln USD më pak nga e njëjta periudhë respective e qeverisë së mëparshme punime e shërbime në investimet publike dhe 20 mln USD më pak për rimbursimin e detyrimeve për TVSH. E njëjta situatë edhe për këtë vit. Ka programuar 930 mln USD borxh me alibinë e detyrimeve të prapambetura dhe për dy muajt e parë ka paguar 2.6 mld lekë (vetm 600 mln leke me buxhet) nga 9.4 mld lekë paguar për 2 muajt e oarë 2013 se për rimbursim TVSH shumat janë qesharake. Kjo qeveri nuk e ka hallin te shlyerja e detyrimeve kontraktore. 

Shuma 330 mln euro që po reklamohet sot me saze të mëdha nga qeveria si zgjidhje, nuk është zgjidhje. Kjo shumë do të disbursohet në 9 transhe, për 3 vjet dhe vetëm kundrejt plotësimit të kushteve të mësipërme, të cilat do të detajohen me objektiva të matshme nga FMN për çdo transh. Çka do të thotë se pa realizuar këto objektiva, qoftë dhe me ritje taksash apo taksa të reja, nuk ka pagesa. Edhe nëse ato realizohen, pagesat do të bëhen për 3 vjet. Një ligj të tillë kanë sjellë për diskutim në parlament. Ky është qëndrim klasor ndaj ekonomisë dhe biznesit, i padëgjuar kurrë më parë. 

Përfundimisht, ne deklarohemi se nuk jemi kundër miratimit të kësaj kredie me terma të përshtatshëm dhe besojmë se ajo do të japë një impakt modest në përmirësimin e financave të qeverisë. Ne përshëndesim FMN, për gatishmërinë e tij për të ndihmuar vendin në kushtet e mungesësë së një qeverisje kompetente e eficiente. Ne mendojmë që objektivat e domosdoshme të propozuara prej tyre janë të mundëshme, bile toleruese për qeverinë. Por ne nuk mund të jemi dakord që këto objektiva, lehtësisht të mundëshme për tu realizuar brenda nivelit aktual të taksave, që ndërkaq është më i larti në rajon, të bjerë në kurriz të biznesit dhe konsumatorëve, vetëm e vetëm se qeveria është e pazonja apo zullumqare. Qytetarët shqiptarë nuk mund të paguajnë ekstra për ti krijuar komoditet qeverisë së tyre. 

Jo, për këtë nuk mund të jemi dakord.