Fjala ne Kuvend e deputetit te PD Eduard Halimi:

 

Zoti kryetar,

Pak me pare ne perfunduam mbledhjen e rradhes se konferences se kryetareve.  Programi I punes se Kuvendit nuk u miratua me konsesus, ndaj dhe sipas nenit 26 te rregullores, cdo deputet ka te drejte te beje propozime dhe te diskutoje deri ne 3 minuta per kete ceshtje. Ashtu sikurse amendamentet qe kane paraqitur deputetet duhet te diskutohen dhe te miratohen ne kete séance.

Ne nuk ishim dakord me programin e punes sepse e kemi bere te qarte shqetesimin madhor opozitar ne lidhje me shkeljen e rende te ligjit dhe kushetutes ne kete parlament, dhe kemi kerkuar prej me shume se 2 muajsh qe ky parlament te anulloje vendimin antikushtetues qe morri ne 20 shkurt duke zaptuar institucionin qe ka per detyre te kontrolloje pasurite e qeverise dhe qeveritareve. 

Ky parlament nuk eshte ne mardhenie normale sepse respektimi I institucioneve eshte kusht sin ecuanon me konsolidimin e tyre, me shtetin e se drejtes dhe demokracine, dhe se e kunderta, sulmi dhe zaptimi i tyre, marrja e te gjithe pushteteve ne nje dore sic po ndodh ne kete vend, po e con vendin në udhëkryq si vetë demokracine, për shkak të, arrogances dhe etjes per pushtet.

Por edhe pas 2 muajsh mazhoranca nuk po ndryshon aspak qendrimin e saj. Perkundrazi eshte bere dhe me agressive. 

Pak dite me pare kryeministri ishte ne takim me kancelaren Merkel ashtu sikurse 1 muaj para vendimit te dhjetorit ishte ne Londer me KM Camerun. Une pashe fotot dhe nuk di cfare i tha kryeministri po ajo qe kancelarja i kerkoi ishte siguria juridike per invesitorret dhe reforma ne sistemin e drejtesise. Nuk di nese kryeministri I dha te drejte kancelares,  se siguria juridike ne Shqiperi ka marre fund, ku prej 7 muajsh, banesa, shtepi, biznese po shkaterohen me tritolin e qeverise dhe se gjykata kushtetuese e vendit i tha se je kryekeupt antikushetutes sepse shkaterove sigurine juridike te qytetareve shqiptare.

Nuk di cfare I tregoi per sigurine juridike te me shume se 4.200 bizneseve te cileve ua vodhi naten te dhenat, per ti perdorur personalisht dhe mohimi I se drejtes se opozites per te hetuar doli serish antikushetutes. Nuk di nese I tregoi Merkelit per sigurine juridke te me shume 7.000 burrave dhe grave, te rinjve dhe te rejave qe i hodhi ne rruge, I hoqi nga puna,  vetem se ndroi qeveria, dhe nese I foli per vendimin e Gjykates kushtetuese qe I tha po ashtu je antikushtetues, apo Gjykata e Strasburgut ku I tha se te gjithe ata qe I hedh ne rruge kane statusin e viktimes dhe duhen demshperbyer. Nuk di se cfare I tha per sigurine juridke te pronave shqiptare e cila po e detyron gjykaten e Strasburgut qe cdo muaj te gjobit qeverine nga 8 milion euro se nuk shohin vullnet.

Nuk kam pike dyshimi se Merkel ashtu si Camerun muaj me pare e kane lexuar mes rreshtave kryeministrin se asgje nuk ka ndermend te beje keto ceshtje. Sepse ata e dine shume mire se reformat behet me strategji, strategjite kane plan veprimi, planet e veprimit permbajne ligje, dhe jane ligjet ato qe reformojne institucionet dhe jo ndrimi I njerezve. Jane ligjet ato qe garantojne sigurine juridke dhe reformojne sistemin e drejtesise. Por kryeministri thote se strategjite e Sali Berishes nuk I njoh, se ligjet e Sali Berishes nuk I zbatoj, por nga ana tjeter strategji te Rames ne ketu ne Shqiperi per reformen ne drejtesi dhe sigurine juridike, nuk kemi pare. E nese nuk kemi pare ne,  sigurisht qe nuk kane degjuar as ata ne Gjermani e Britani. Ata e kuptojne shume mire se cfare reformash do beje KM deri ne qershor, per 2 muaj, kur nuk ka asnje strategji per drejtesine, asnje strategji per pronat dhe sigurine juridike. Edhe sikur sot ta kishte draftin gati, do duhet ta diskutonte, ta miratonte, pastaj te kalonte tek plani i veprimit, pastaj te hartonte ligjet, ti miratonte ligjet dhe te sillte impaktin para qershorit.

Asgje nuk ka, dhe asgje nuk ka per te bere qe te plotesoje ato qe I kerkoi Merkel, dhe qe I kerkojne te gjithe parteneret pervecse ka prodhuar propagande dhe eshte bere edhe me agresiv se me pare. 

Agresiv me institucionet e vendit, I eshte turrur presidentit te republikes duke kerkuar ti marre kompetencat, I eshte turur gjyqesorit duke I derguar fleterufe, I eshte turur administrates duke vazhduar me shkarkime edhe me massive se me pare. I thote militanteve se nuk do shkarkojme njerez deri ne korrik sa te shprehen per statusin se pastaj do I marre mbare, te gjitha institucionet dhe gjithte te punesuarit me fshese.

Perse kjo mazhorance dhe ky kryeminister bent e kunderten e asja qe kerkojne parteneret tani para statusit? Ata I thone uluni me opozite, dhe kryeminstri deklaron se ka votat dhe nuk pyet per opoziten as per reformen teritoriale dhe nuk jep konsesusin, ata I thone respekto insttucionet, dhe ai vijon edhe me keq sulmin ndaj tyre, ata I thone mos prek kompetencat e Presidentit sic ndodhi me ILDKP dhe ai prodhon nje ligj per ti marre komptencat edhe me tej, ata I thone bashkepuno me opoziten ndersa kryeministri agreson edhe me shume mardhenien me opoziten.

Pergjigjia eshte e qarte, nuk e do statusin e do vendin ciflig, te izoluar, me te gjitha pushetetet, per te vjedhur dhe grabitur pronat e shqiptareve.

Dhe opozita nuk do te mbylle syte dhe gojen para gjithe kesaj qe po ndodh. E kemi thene dhe e themi se cdo ligj e reforme qe duhet per statusin do te miratojme Brenda nje minute, edhe pse te gjithe e dine se te vetmit qe flasim dhe na intereson statusi jemi ne.

Ndaj dhe kerkuam qe ne programin e punes se kuvendit te futen raportimi I qeverise per strategjite per reformen ne drejtesi, per konsolidimin e institucioneve, per sigurine juridke, per mosprekjen e institucioneve, kthimin e kushtuteshmerise e te tjera ceshtje te cilat koleget e mi do ti shpalosin nje e nga nje.

Faleminderit.