Fjala ne Kuvend e deputetit te PD Eduard Halimi:

Zoti kryetar,

Te nderuar kolege,

Prej dates 20 shkurt opozita ka mbajtur nje qendrim te kushtezuar me parlamentin pasi ajo qe ndodhi ketu ne 20 shkurt, zevendesimi duke zaptuar drejtimin e institucionit qe do kontrolloje pasurine e qeverise,  ishte dhe mbetet nje nga nga aktet me te antikushtetues te kryer ketu ne parlament. 

Parlamenti eshte vendi ku kushtetuta dhe ligji duhet te respektohen me shume se kudo, vendi ku duhet te sundoje ligji. 

Por ne vend qe te ndodhe kjo, parlamenti eshte kthyer ne gijotinen e ligjit, kushtetutes dhe drejtuesve te institucioneve. 

Per 8 vjet qeverisje PD nuk nderpreu asnje mandat te drejtuesve Institucioneve te pavarura. 

Ne asnje rast te vetem asnje drejtuesi Institucioni nuk iu ndepre mandati edhe pse ishin emeruar nga PS. Kane qendruar ne detyre deri sa I ka mbaruar mandate, me vite, perfshi ILDKP ku qendroi deri ne 2008. Per nderprejen e mandateve duheshin vetem 71 vota. Dhe ne i kishim per 8 vjet.  Por nuk e beme kurre. Ndaj dhe 2008 ndryshuam Kushtetuten bashke me ju, per ta bere dhe Prokurorin e Pergjithshem me mandat, qe te mos shkarkohej, dhe mos vijonte historia e meparshme 15 vjecare. Dhe kemi vepruar mire.  

Vepruam keshtu se ne te gjithe ketu e dime shume mire se instit‎ucionet e pavarura jane krijuar jo per te kontrolluar opoziten, por per te kontrolluar qeverine qe mos shkele kushtetuten, te mos shkele ligjin, te mos jete harbut dhe arrogant me karigen e pushtetit,  te mos vere pasuri te kundraligjshme, qe te mos fshehe pasurine dhe para se gjithash dhe mbi te gjitha te jape llogari para ligjit dhe qytetareve. 

Nese nuk ekzistojne institucionet qe kontrollojne qeverine, atehere qeveria e kthen vendin ne nje CIFLIG PRIVAT, ne nje prone private te saj, qe mund te beje cte doje me pasurite e vendit, dhe nuk i jep kujt llogari. Mund te beje korrupsion dhe pasuri pafund nga korrupsioni dhe nuk i jep llogari askujt.

Sepse institucionet e pavarura jane gardiani i Kushtetutes, ligjit,  te drejtave te qytetareve, i pasurise se qytetareve, jane “roja i vreshtit” sic thote populli. Sepse frika nga roja, rruan vreshtin. 

Kur rojen e vreshtit e KAP KRYEMINISTRI, e FUT NE XHEP, dhe kete e ben me arrogance, ne kundershtim me ligjin dhe kushtetuten atehere, vreshtin e merr lumi, vendin, Republiken, demokracine,  e merr lumi dhe rreshket ne humneren e diktatit. 

Kur zaptohet institucioni dhe drejtuesi i institucionit futet ne xhep, ta harroje kush se neser, si drejtues do kontrolloje pasurine e kundraligjshme te kryeministrit, ministrave, dhe ketu parimet e nje shteti demokratik jane shembur. Askush nuk e kontrollon me qeverine, dhe vendi kthehet ne oligarki, qytetaret jane asgje, te gjitha pushtetet i ka ne nje dore, ai qe eshte ne krye.  Dhe e gjithe kjo po ndodh ketu ne parlament.

Ndaj dhe opozita nuk mund te mbylle syte, kur vendi po rrezikon te rreshqase cdo dite drejt diktatit, sepse para se gjithash dhe mbi te gjitha kontrolli i qeverise i intereson qytetareve te vendit, demokracise.

Jashte kesaj salle, me mijera njerez, viktima te arrogances se KM jane hedhur ne rruge. Me shume se 7.000 burra, gra, prinder, te rinj e te reja, po perjetojme dramen e papunesise ne familje, jo nga ndonje fatkeqesi natyrore, por nga arroganca dhe lufta e klasave qe ka shpallur kryeministri. Nje drame qe po cudit gjithe boten mbare, dhe po alarmon partneret tane nderkombetare. Nje drame qe e shkaktoi ky parlement diten kur u kthye ne noter te kryeministrit dhe miratoi aktin famekeq normativ te 30 shtatorit per hedhjen ne rruge te tyre, dhe u kthye nga mbrojtes i kushtetutes, ne shkelesin kryesor te saj. 

Opozita nuk ka mbyllur dhe nuk do te mbylle syte para zaptimit te institucioneve dhe cuarjes se vendit në udhëkryq si vetë demokracine, për shkak të, arrogances dhe etjes per pushtet.

Po ia bejme te qarte cdo dite qytetareve por dhe partnereve tane nderkombetare se kthimi i kushtetueshmerise ne parlament, dhe ne institucionet e vendit, ne ILDKP, eshte dhe mbetet nje kerkese legjitime e opozites dhe qytetareve e vendit. 

Ashtu sikurse ngelet sundimi e ligjit dhe kushetutes, dhe me kete kuptohet kusht sinenkuanon ekzekutimi i vendimeve te gjykatave, ku padyshim parakusht ngelet ekzekutimi i menjehereshem i vendimit te Gjykates Kushtetutese dhe te drejtave te atyre 7000 burrave dhe grave qe jane jashte, derisa te kthehen ne pune, duke i dhene fund drames se vuajtjeve per shkak te luftes se klasave qe ka nxitur dhe po nxit kryeministri. 

Por, pa asnje dyshim, ekonomia e vendit eshte interesi madhor i cdo qytetari shqiptar, dhe shqetesimi po aq madhor i opozites se vendit. 

2 jave me pare, diten qe mediat bene te ditur nje marveshje te lidhur mes qeverise dhe FMN, ne kerkuam trasparence, shqyrtim te shpejte dhe transparent ne parlament.  

Ndaj dhe ne funksion te ketij interesi madhor, opozita do te qendroje sot parlament per te kerkuar transparencen e kesaj marveshje qe po sjell masa shternguese te skajshme ne qafen e qytetareve, konsumatoreve dhe biznesit shqiptar.

Ne do te bejme sot detyren tone parlamentare si opozitare, duke mos lene qeverine qe te livadhise lirshem mbi financat e qytetareve, te rrise borxhin por dhe zgjedhen per cdo qytetar,  dhe do te bejme debat ketu mbi kete marveshje, per te cilen ne do japim kontributin tone sesi kjo marveshje te jete ne te mire te cdo qytetari shqiptar, te cdo buri, gruaje, prindit te riu apo te reje, te cdo foshnje qe lind sot.

Qendrimi jone ngelet i qarte ndaj ketij parlamenti per shkeljen e kushtetutes dhe ligjit, per kthimin e sundimit te ligjit ne kete parlament dhe institucionet e zgjedhura prej tij, ndaj nuk do te marrim pjese ne diskutimet e pikave te tjera te rendit te dites, por vetem ne piken e 4, ne ate te marveshjes me FMN ne do te diskutojme dhe marrim pjese. 

Ne do te largohemi tani, per tu rikthyer ne diskutimin e pikes 4.

Ju faleminderit