Fjala ne Kuvend e deputetit te PD Kastriot Islami;

Zoti kryetar

Te nderuar kolege

Shqiptare e shqiptarë…

 

Përmes diskutimeve të sotme, në këtë seancë kuvendore ne synojnë te bëjmë transparencën e një marrëveshjeje të qeverisë shqiptare me FMN, një marrëveshjeje që qartësisht jo vetëm shtërngon në ekstrem rripin e cdo individi, famjljeje shqiptare e biznesi, për më shumë sakrifica në tri vitet e ardhshme, por mbi të gjitha për tju ndërgjegjësuar se pavarësisht këtyre sakrificave rreziqet jane shumë të larta, recesioni është shumë i mundshëm dhe kriza ekonomike nuk është e përjashtuar.

 

Shqiptarët duhet ti dinë të gjitha këto dhe nuk duhet as të flenë me ëndërra të bukura dhe as të mos zgjohen nesër të tronditur e të zhgënjyer e pastaj të thonë përse nuk na paralajmeruat.

 

Shpresoj të jemi të gabuar…

 

Por gjithcka them është vecse leximi i të gjithë atyre që janë shkruar në marrëveshjen e qeverisë shqiptare me FMN,

 

•natyrisht me një gjuhë të kujdeshme, 

•me nje stil te bute për të shmangur panikun, dhe 

•me një qasje që për gjithcka ndodh përgjegjësinë e ka qeveria, dhe

•për rrjedhojë zhgënjimet e pakënaqësitë nuk ka përse drejtohen as nga marrëveshja me FMN dhe as nga vetë FMN…por vetëm nga qeveria e cila nuk meritonte marrëveshje më të mirë dhe duhej shternguar me kushte te forta si këto që ka negociuar e nënshkruar…

 

Shqiptare e shqiptarë,

 

Perpara se te tregoj perse Marreveshja me FMN perben nje lajm te mire dhe dy lajme te keqia per shqiptaret, me duhet te pohoj se kjo mareveshje u negociua dhe u mbajt e fshehte syrit të shqiptarëve, e madje sot u pengua te diskutohej si marreveshje per te ulur kohen e diskutimeve te deputeteve te opozites, sepse:

 

së pari ajo është një marrëveshje që bie ndesh me shumicën e premtimeve populiste dhe të fryra, të deklaruara në fushatën zgjedhore, e kështu i vetedemaskon ato, prandaj sa më shumë kohë të kalojë e të harrohet aq më mirë do të ishte, dhe;

 

së dyti qeveria e paaftë për të realizuar një qeverisje efikase e të suksesshme ka negociuar e pranuar një marrëveshje me kushte të disfavorshme dhe shumë të rënda për shqiptarët,

 

•duke krijuar njëkohësisht komoditet per administraten fiskale që edhe po nuk i mblodhi të ardhurat nuk bëhet qameti se shpenzimet janë të garantuara nga deficiti dhe borxhi shumë i lartë dhe njëkohësisht;

•duke i krijuar vehtes të gjithë hapsirat dhe mundësite për shpenzime prej 4.5 miliard dollarë nga të cilat 1 miliard janë marrë borxh nga publiku.  .

 

Dhe për rrjedhojë kjo marrëveshje është menduar ti zbulohet publikut sa më vonë, ngadalë dhe mundësisht me doza të fragmentuara e të vogla që ai të mos e kuptojë, të mos e ndjejë dhe të mos zhgënjehet e të reagojë.

 

Kjo marrëveshje është një rrip i shtërnguar fort deri në marrje të frymës për publikun e biznesin, pas një përralle të bukur dhe një gjumi të thellë, pra kur shumica ishte në ëndrrën e bukur të 1 milion shuplakave…

 

4 muaj me pas, ka të përpjekje nga qeveria për të thënë se nuk ka ndodhur asgjë dhe nuk do të ndodhë asgjë… Jemi të detyruar vetëm të bëjmë transparencën pra te tregojmë të vërtetën…

 

Lajmi i vetëm i mirë është se kjo qeveri do të mbahet e monitoruar përmes kësaj marrëveshjeje nga FMN, nga ky institucion konservator ndërkombëtar që monitoron nxënës të dobët e në situatë midis kalimit dhe mbetjes në klasë, me shpresën që vendi nuk do të futet në krizë pavarësisht se rripi i shqiptarëve do të shtërngohet në ekstrem dhe rreziqet e kolapsit janë të larta e prezente.

 

Lajmi i parë i keq është se rritja ekonomike prej më pak se 2 përqind do të jetë krejtësisht artificiale, në kuptimin se ajo do të induktohet nga jasht, nga shuma prej rreth 200 milion dollarë e kredive të dhëna nga Banka Botërore dhe FMN në vit, shumë që realisht është e barabratë me1.5-2 përqind të PBB pra aq sa do të jetë rritja ekonomike. Në këtë kuptim rritja ekonomike, nëse do të realizohej aq sa është parashikuar në marrëveshje, do të jetë vetëm nga serumi i dhënë nga jasht nga këto dy institucione, duke pranuar se qeveria do të jetë e paaftë të sigurojë një rritje ekonomike nga rigjallërimi i brëndshëm i ekonomise dhe i sëmuri shqiptar nuk do të ketë mundësi të dalë nga koma artificiale për këto tre vjet.

 

Lajmi i dytë i keq lidhet me faktin se per tre vjet shqiptaret duhet te presin vetem lajme jo te mira për ekonominë e tyre familjare, të tilla si për shëmbull

 

•jo rritje madje ulje te pagave dhe pensioneve, 

•jo ulje madje rritje te rreth 10 tatimit mbi te ardhurat, 

•jo stanjacion madje rritje te tarifave per energjine elektrike, 

•jo ulje por rritje te rreth 10 taksave, per shtepine, për makinën e përdorur se të renë e kanë të pamundur ta blenë, e tjere…

 

E thënë ndryshe fjalët më frekuente që do të dëgjojnë gjatë këtyre tre vjetëve së bashku me shtërngimin e rripit, do të jenë papunësi dhe ulje e fuqise blerese pra më pak konsum që nxit pakënaqësi te publiku dhe falimentim të biznesit.

 

Shqiptare e shqiptarë,

 

Pakenaqesi dhe zhgenjim

 

1)Se Munguan ndryshimet dhe reformat e duhura;

2)Se qeverisja nuk ishte efikase ne punet publike; 

3)Se presioni ndaj sipërmarrjes me rritjen e barrës fiskale coi në rritjen e papunësisë,

4)Se taksat e larta ulën fuqinë blerëse dhe cuan në uljen e konsumit,

5)Se thellimi i krizës rriti padrejtësitë sociale, se arsimi e shërbimet shendetsore u perkeqesuan e sistemi i pensioneve u bë më i brishtë, pra të gjithë objektivat socialë u përkeqësuan dhe padrejtësitë sociale u rritën.

 

Këto ishin 5 arsyet kryesore që e majta në Francë, inkasoi disfaten me të madhe në zgjedhjet vendore, duke humbur jo vetëm 16 përqind të bashkive ose rreth 160 prej tyre, por duke humbur edhe bashki që për gati 100 vjet kishin qënë gjithnjë të majta.

 

Këto ishin 5 arsyet qe vete Presidenti socialist pranoi si mesazh nga zgjedhjet për të shpjeguar pakënaqësitë dhe zhgënjimin e votuesve që për dy vjet u rrudhën me rreth 8 përqind apo me rreth 2 milion votues, të cilët ose abstenuan ose shkuan te votojne per ekstremin e djathte nga deshperimi.

 

Këto ishin 5 arsyet qe tronditën opinionin publik vetëm dy vjet pas zgjedhjes së Presidentit të majtë në krye të vendit në 2012 dhe që sot ka arritur shkallën më të  ulët të popullaritetit në historinë e Francës prej 20 përqind.

 

I thashë këto,

 

•jo për të shuar kuriozitetin tuaj, 

•as për kulturë, 

•as për të këshilluar maxhorancën apo më pak qeverinë e Shqipërisë. 

•Dhe as për arësye politike në favor të opozitës pao disfavor të maxhorancës…

 

I thashë këto

 

•për të ndërgjegjsuar publikun e votuesin shqiptar sepse kjo që ndodhi në Francë me një maxhorancë, president e kryeministër të majtë, ka shumë gjasa të ndodhë edhe në Shqipëri. 

•Ose më saktë ka filluar të ndodhë. 

•Dhë vetëm e vetëm se në Shqipëri kjo mund të cojë në recesion e krizë.

 

Sepse zgjedhjet vendore që u kthyen në një referendum popullor goditën masat ekonomike, mesa duket ideologjikisht jo korrekte, që u premtuan fillimisht të suksesshme dhe më tej dështuan; masa të aplikuara në mënyrë të ngjashme per te mos thenen te njejta edhe në Shqipëri.

 

Dështimi detyroi presidentin jo vetëm të ndryshonte kryeministrin e qeverisë por edhe te deklarohej se nuk është më socialist dhe te vendoste në krye të qeverise një liberal të majtë…

 

Pra Presidenti i majtë pranoi dështimin e masave drastike ideologjike për rritjen e taskave dhe aplikimin e progresivitetit maksimal për të pasurit…

 

Pranoi se rritja e tatimit mbi të ardhurat personale kishte ulur fuqinë blerëse pra konsumin dhe kështu ishte ulur prodhimi dhe frenuar rritja…pra ishte rritur edhe papunësia…

 

Situata është e ngjashme për të mos të thënë e njëjtë edhe në Shqipëri…

 

Si rezultat i kushteve te keq-negociuara dhe rreziqeve të përmendura në marrëveshjen me FMN si dhe të zhgënjimeve eventuale gjasat janë të larta që masat shtërnguese të dështojnë dhe situate ekonomike të përkeqësohet.

 

Problemi është më shqetsues për Shqipërinë.

 

Ekonomia shqiptare i ngjan një të sëmuri me serum dhe cdo përkeqësim e fut atë në gjëndje kome… praktikisht marrëveshja me FMN duket si një protokoll për një të sëmurë në koma artificiale….

 

Cfarë po bën e majta franceze për të frenuar rënien dhe ndaluar dështimin e mëtejshëm:

 

Së pari iu kthye masave liberale, kur Presidenti shpalli tri objektivat e qeverisë së re:

 

a)pakti i përgjegjshmërisë në ekonomi, që do të thotë me pak taksa për biznesin që të nxitet për të gjeneruar punësim; 

b)Pakti i solidaritetit që do të thotë më pak tatime mbi të ardhurat personale për të rritur fuqinë blerëse dhe konsumin.  

c) dhe një Francë konkuruese per të qënë e fortë në Europë dhe jo Francë që përzuri me taksën 75 përqind të gjithë bizneset e individet konkurues. 

 

Dhe së dyti vuri në krye të qeverisë një kryeministër me prirje liberale, një përfaqsues të krahut të djathtë të së majtës…

 

Kurse në Shqipëri po ecet me kokëfortësi në drejtimin e gabuar…

 

Po të lexohet marrëveshja e qeverisë shqiptare me FMN është njëlloj sikur të lexohet diagnoza që votuesit francezë i bën qeverisë së tyre. Jo 5 pesë por janë dhjetë karaktëristikat e ekonomisë shqiptare, dhe këto lexohen lehtësisht në marreveshjen e FMN qoftë në formën e konkluzioneve, qoftë në formën e rreziqeve apo të detyrimeve. Dhe në vend që të merret kthesa vazhdohet të ecet drejt dështimit, drejt greminës…

 

Konkretisht…

 

1)Ekonomia shqiptare rrezikohet nga mungesa e reformave të qënësishme e adekuate, deritani nuk ka asnjë ligj apo reformë të prodhuar nga kjo qeveri përvecse akteve normative për të zhbërë gjithcka është bërë më parë. Ndërkohë që në marëveshjen e FMN thuhet se Shqipëria iu shmang krizës nga reformat e qeverisë së mëparshme….

 

2)Marreveshja paralajmeron rritje të mëtejshme të taksave për biznesin, pra asnje nxitës për të gjeneruar punësim, e për rrjedhojë frenim të rritjes ekonomike e madje recesion. Falimentimi dhe mbyllja e tyre është perspektiva më probabël.  Të gjithë bizneset vuajnë nga ulja e konsumit dhe rritja e taksave… Sigurisht që rritjen e taksave disa prej tyre edhe mund ta përballojnë me evasion fiskal, kurse ulja e konsumit është fatale dhe e pamundur të shmanget.

 

3)Në aspektin e ekonomisë individuale apo familjare rreziqet janë më të mëdha: a) për tre vjet stanjacion e deri ulje pagash e pensionesh, b) rritje e tatimit mbi të ardhurat pra pagë neto më të vogël, c) rritjet e dhjetë taksave që lidhen direkt me ekonominë familjare, pra barrë me e lartë fiskale; d) rritjet e tarifave për energjinë, e tjerë e tjerë, Të gjitha këto ulin fuqinë blerëse për të gjithë shqiptarët, ulin konsumin ndërkohë që për të varfërit kjo do të thotë vecse thellim i varfërisë…

 

Nuk mund të mos përmend edhe rivendosjen e taksës per hyrje daljet nga Shqipëria…që shqiptarët do ta perceptojnë si një taksë që ju kujton kohën e izolimit dhe një menyrë indirekte për të frenuar levizjen e tyre të lire. Asnjë lloj argumenti nuk mund të rrëzojë pas kaq vitesh argumentat që janë konsumuar kur është hequr kjo taksë…

 

Shqiptare dhe shqiptarë,

 

Në përmbyllje, do të thoja se kjo marrëveshje e keqnegociuar, e mbajtur në errësirë, është për shkak të kostos shumë të lartë së detyrimeve

 

•një marrëveshje e shtërngimit të mëtejshëm të rripit për ekonomitë familjare dhe që gjeneron pabarazi sociale e varfëri;

•një marrëveshje që demotivon biznesin, e orienton drejt falimentimit,

•pra një marrëveshje që do të gjenerojë pakënaqësi e zhgënjime.

 

Të shpresojmë që në kontekstin e një ekonomie të brishtë dhe qeverisjeje të paaftë të mos gjenerojë recesion dhe krizë që duken shumë probabël…

 

Faleminderit për vëmendjen…

 

3 prill 2014 Kastriot Islami