Prononcimi i Kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha pas takimit me strukturat partiake.

 

 

 

 

“Qëllimi i takimit dhe takimeve të tjera me opozitën, me Partinë Demokratike, me përfaqësues të shoqërisë civile, me rininë, është konsolidimi i linjës opozitare dhe aksionit opozitar që sot është një aksion patriotik dhe gjithëpopullor; Shqipëria drejt Europës, jo drejt Kolumbisë. Largimi i Edi Ramës si kryeministër i vendit, si njeriu përgjegjës për fshehjen dhe mbulimin e fakteve tronditëse për trafikun e drogës me suport dhe mbështetje qeveritare, është dhe mbetet kërkesë ultimative e opozitës, dhe besoj e jam i bindur është edhe i opinionit publik shqiptar që nuk mund ta pranojë kthimin e Shqipërisë në një kartel të drogës”