“Duke ardhur në Parlament një qytetar më lutet nëse mundem ti bëj një përshëndetje qeverisë. Po i thashe, do ta bëj. Përshëndetja ishte: Mirëmëngjes shokë të qeverisë! A u lodhët duke vjedhur javës që kaloi? E shoh që kjo fjala vjedhje nuk është polite (e sjellshme) por këtu kam disa dokumenta që s’janë gjë tjetër veçse vjedhje.

 

Këshilltari i kreut të ekzekutivit dhe kryetari i INUK, atij që bën eksplozionet, një farë Alket Hyseni, kur ka qënë këshilltar dogane në kohën tuaj në vitin 2005, blen një vilë në Golem në fshatin e një regjizori të njohur, zotit Fatmir Musai. Aty marrëdhëniet qenë normale. Alketi paguante sipas kontratës. I kishin mbetur për të paguar edhe 15 mijë euro. Një ditë thërret Fatmirin (pronarin) dhe i thotë: a e di ti që jam kryetar i Task Forcës, jam këshilltar i kryeministrit, ato 15 mijë eurot ti shtyjmë se s’është koha tani por më duhen nja 300 metra tokë aty te vilat.  Jo, i thotë Fatmiri, tokë s’do marrësh asnjë metër, lekët do ti paguash një më një, i rrofsh kryeministrit e të të rrojë kryeministri sepse mua më duhen paratë. Si përfundim, Alket Hyseni këshilltar i Edi Ramës merr a pyetur fare, në emër të Task Forcës së INUK-ut, prish mure dhe stër mure dhe pushton jo 300 por 500 metra katrorë tokë në fshat në Golem. Fatmiri shkon tek Policia Kriminale në Kavajë dhe bën denoncimin të cilët e kthejnë mbrapsht duke i thënë se nuk merren me punët e tij. Si përfundim shkon tek INUK në Durrës dhe c’është e vërteta vepron. INUK në Durrës shkon dhe ja bllokon këshilltarit të kryeministrit. Dhe ky zotëria (Alket Hyseni) vazhdon kryeinspektor. A e patë dinamitin dje? Cfarë ishte ai dinamit? A u hodh në erë kampi i punëtorëve? Po kujt doni ti hidhni ju trutë e gomarit? Ishte pa leje thanë, prandaj po e hedhim. Cfarë fshihet mbrapa saj? Një korrupsion i mirëfilltë. Cdo gjë mund të thuhet por ajo është ndërtuar në kohën e Enver Hoxhës dhe s’mund të ishte pa leje. Po pse u vu dinamiti, ishte pronë private. Dinamiti u vu sepse pronari që e ka blerë pagoi INUK për tja prishur. Dhe me paftyrësi e paturpësi u thuhet shqiptarëve se ishte pa leje. Ajo ishte ndërtesa e sindikatave, e dhënë me dekret për 20 vite. Mbaroi afati dhe ai që e ka blerë e ka blerë në kundërshim me ligjin ai që e ka sot. Ka  pronar toke aty por tani rrofshin miqtë në qeveri se ma çmontojnë vetë, se angazhojnë INUK-un, se angazhojnë 2 ton dinamit, se paratë ja paguajnë Zyhdiut apo Alketit, apo mbi Zyhdiun e mbi Alketin.

Kjo është vjedhja e parë por vazhdojmë pak sa vjedh qeveria. Ja çme shkruajnë për Koçon, i cili më përmalloi kur tha se “nëna ime, kur të sheh ty në televizor trëmbet”. Pavarësisht se kam shumë respekt për çdo nënë por një gjë të them, që të mos e mërzizësh nënën mos vidh. Se ska nënë që i thotë djalit vidh. Ja ku e kam faktin (tregon letrën). “Jam një fshatar dhe dua të shpreh një shqetësim të cilin dua ta lexoni në Kuvend. Koço Kokëdhima me anë të mashtrimit se gjoja do të punësonte shumë punëtorë të komunës Frakull, rrëmbeu fshatin, gjënë më të bukur që kishte. Ky fshat mu në mes kishte fushën e futbollit dhe qendrën sportive, gjënë më të bukur ndërtuar në kohën e të parëve në afërsi 4000 metra dhe e ka kthyer atë nga park dhe qendër sportive ku argëtohej gjithë fshati në punishte inertesh në mes të fshatit. E nga të mos tmerrohen pastaj kur shef në televizor këto?  Kjo tokë e fshatit Kunac, tani është shndërruar në helm për fshatarët e Kunacit, nga punishtet e ndërtuara në fushën e futbollit.

Ku është ai ish ministri në hije se nuk e shof, i cili pati deklaruar se do të ndërtonte kudo fusha futbolli”!  Por po i prishin kudo. Tjetër denoncim kam për Koço Kokëdhimëm. Siç thotë informacioni tjetër, në objektin 16/1 të naftës bëri një vjedhje spektakolare me Alpetrol duke regjistruar bote bosh. Mirë thotë populli se muri ka sy, fusha ka sy, çdo gjë ka sy  e ju ndjekin në çdo hap që bëni. A kishte të drejtë ai qytetari që më kërkoi tju përshëndesja me shprehjen “Mirëmëngjës qeveri, a u lodhet duke vjedhur javën që shkoi”? Pra këto janë vetëm disa dhe këto janë vetëm kafetë se ato të tjerat vinë pastaj.

Unë jam këtu për të denoncuar në emër të grupit një problem tmerrësisht shqetësues. Agjensitë e lajmeve, shtypi më prestigjioz europian dhe amerikan kane shkruajtur se Shqipëria ka thyer embargo e naftës me Iranin. Agjensia Ndërkombëtare Atomike, watch dog-u i OKB-së për embargo e Iranit, në raportin e saj të fundit informon se embargo e kanë thyer Shqipëria dhe Siria me dt 20 ose 22 mars, pra ka dhe datën e ngarkesës.  Qeveria iraniane nëpërmjet një zëdhënësi të saj ka informuar se Shqipëria nuk ka marrë naftë në Iran. Por dua të them këtu se ajo që është më  e rënda është heshtja si fija e barit e qeverisë shqiptare, e cila për një gjë që cënon interesa të mëdha të shqiptarëve në botë ndërhyn në një nga proceset më të rëndësishme të paqes botërore. Pra është denoncuar nga watch dog-u i OKB-së se ka thyer embargon me Iranin. Qeveria ka heshtur si fija e barit ndërkohë aleati juaj e di mirë vizitat e shpeshta në Iran që janë zhvilluar gjatë viteve të kaluara nga eksponentët më kryesorë të opozitës për arsye të cilat pyesni zotin Meta, për arsye të cilat i dinë ata vetë. Kanë lidhje a s’kanë lidhje këtë nuk e di. Thyerja e embargos përbën një akt jashtëzakonisht të rëndë kombëtar dhe ndërkombëtar. Përbën një akt shumë të rëndë ndërkombëtar sepse thyhet ligji ndërkombëtar, në mënyrë të veçantë ndaj dy aleatëve tanë të shkëlqyer, SHBA dhe Izraelit.  Qeveria e mëparshme iraniane ishte një qeveri me shfaqje të qarta nazizte, pasi Ahmadinexhad ishte statisti i vetëm që mohonte Holokaustin, që bëntë thirrje “to wipe out” Izraelin dhe me rradhë. Potenciali nuklear i Iranit  është absolutisht rreziku numër një i paqes botërore.  Në këtë rast, qeveria tjetër iraniane, është treguar më e hapur, po bën negociata, ka një kuadër me fuqitë e mëdha me SHBA me të cilat po pranon në mënyrë të përshkallëzuar monitorimin për të plotësuar kushtet por përsëri procesi është në gjysmën e tij dhe të përpiqesh të lehtësosh Iranin për një leverdi imediate tënden është të bëhesh aleat më të, të rreshtohesh në aleancë me të vendosesh kundra SHBA dhe Izraelin. Por këtu dua të them edhe një gjë tjetër. Ne shqiptarët, me atë histori komplekse që kemi një gjë kemi më të çmuar e më të veçantë se të tjerër, qëndrimin tonë ndaj Holokaustit dhe ajo është trashgimi e shkëlqyer mbi të cilën ne duhet të ndërtojmë një miqësi dhe bashkëpunim të shkëlqyer me këtë komb të cilit, për vuajtjet e shkaktuara nga historia, i ngjasim jo në pak aspekte. Ndaj dhe Shqipëria duhet të ishte vendi më i fundit në botë që mund ti lejonte vetes një akt të tillë. Por ka dhe një moment tjetër të nderuar deputetë. Pse potenciali bërthamor i Iranit është rrezik për paqen botërore. Sepse Irani është një rrezik i madh për Arabinë Saudite, Emiratet e Bashkuara, Katarin, Kuvajtin, është rrezik madhor për vendet e Gjirit, për naftën dhe energjinë e botës. Imagjinoni ju një fuqi bërthamorë se si do u diktojë këtyre vendeve çmimin e naftës në gjithë botën. Edhe në këtë kontekst, Shqipëria, për shkak të lidhjeve miqësore që ka me vendet e Gjirit nuk mundet kurrë në asnjë mënyrë dhe për asnjë moment, të alinjohet me një armik të rrezikshëm siç është pote

nciali bërthamor i Iranit. Por çfarë ndodh, pse kjo heshtje e qeverisë shqiptare? Pse qeveria shqiptare nuk merr mundimin të thotë se s’është e vërtetë, në një kohë që pasojat kanë filluar. Pasojat e kësaj kanë filluar dhe do thellohen. Qeveria shqiptare nuk merr mundimin, ndonëse në kanale të caktuara ka mohuar se di gjë për këtë, mirëpo a ka njëri në botë që di më shumë për njëri tjetrin se Edvin Rama dhe Besniku i tij famoz i Gulf-it? A ka sponsor më të fuqishëm se sa Besnikun e tij ky? Pra kush ja mbyll gojën qeverisë? Ja mbyll Besniku i Partisë, ja mbyll se është e pafajshme, ja mbyllin ato lidhje të vizitave të fshehta që bëheshin në Iran, cilat janë arsyet? Opozita nuk ka asnjë lloj mëdyshje në qëndrimin e saj të prerë dhe në kërkojmë një Komision Hetimor parlamentar dhe ne do ta ngremë atë sepse ne nuk mund të pranojmë që interest kombëtare të shiten në këtë mënyrë. Ne nuk mund të pranojmë që Shqipëria të bëhet një shtet zuzar, të bashkëpunojë me armiqtë e kombit shqiptar. Ne nuk mund ti pranojmë këto. Absolutisht. Dhe kjo është gjëja më e rëndë, më serioze. Cfarë qëndron mbrapa këtyre veprimeve? Cështë kjo dashuri persiane në një kohë të papërshtatshme. Unë kam respect për kombin Persian dhe qytetërimin Persian por përsëri potenciali bërthamor I Iranit është rreziku numër një i paqes botërore dhe kjo është absolutisht e vërtetë. Dhe Izraeli ka të gjithë potencialin e vetë për tu vetëmbrojtur por problem është se vendet e Gjirit jnë shtete të gjitha tmerrsisht të kërcënueshme. Se ai thotë “to wipe out Izrael”. Po flas për Ahmadinëxhad ai miku i këtyre, se eksponentët tuaj bënin vizita te ai, kjo është e njohur. Pyesni Ilir Metën tju raportoj, pyesni Ilir Metën.

(Ndërhyn deputeti Braçe). Përsa i përket akuzave tuaja për ato që janë blerë ja u them këtu. Meqënëse unë kurrë në jëtën time nuk nxjerr sekretin, por ai ishte një zyrtar i një vendi tjetër, faqezi, jo luajal ndaj vendit tonë që nxorri sekretin por ju them se ai ishte një nga opoeracionet më të shkëlqyera në historinë e këtij vendi kundër forcave terroriste në botë. Ai ka qënë një nga opoeracionet më të shkëlyera të shërbimeve inteligjente shqiptare me shërbimet inteligjente partnere kundër forcave terroriste në botë. Kurrë nuk do ish nxjerrë ai sekret në qoftë se një zyrtar faqezi nuk do të jepte, në kundërshtim me interesat e vendit të tij, duke menduar se do më dëmtonte mua, të dhënat e atij operacioni top sekret. Kemi bërë shumë mirë. Kemi vepruar pro interesit jetik të një aleance anti terroriste botërore. Ndaj dhene do krijojmë një komision hetimor parlamentar, i cili do merret me qartësimin në të gjitha aspektet. Ka një kompani të akuzuar e të përfolur e cila quhet Gulf Albania.  OKB-ja është një institucion i besueshëm plotësisht. Watch dog-u i tij është institucioni më I besueshëm në këtë fushë. Në asnjë rrethanë ajo nuk ka gabuar dhe nuk ka dizinformuar. Ka ndjekur në shkallën e përgjegjësisë më të lartë botërore zhvillimet e potencialit bërthamor të Iranit dhe ju që reagoni në këtë mënyrë gaboni shumë rëndë sepse Shqipëria smund të ndërhy kurrë në kah tjetër veçse në mbështetje të plotë dhe totale të SHBA, të BE dhe të aleatit të saj Izraelit.”