Fjala e tij përpara protestuesve dhe kryeministrisë

 

 

Përshëndetje

 

Unë jam Fatjoni nga Lushnja

Divjaka është krenaria ime.

Unë jo vetëm jetoj, kaloj pushimet atje cdo verë, po kam dhe shumë shokë, e miq edhe nga qytete të tjera që vijnë në atë plazh.

Po në Divjakë kalohet bukur në cdo sezon, është mrekulli e natyrës dhe e ushqimit.

Personalisht janë shumë aktiv në Facebook. 

Dhe sot do të publikoj shumë foto të këtij publiku të mrekullueshëm. (kjo thuhet me një ton tjetër më sportiv më me humor dhe pa e lexuar në letër)

Sot jam vërtet i tronditur, se kohët e fundit, Divjakën time e kanë lidhur me drogën.

Kam parë dhe shumë të rinj, që kanë ardhur, kanë bërë foto në Divjakë, për të nxjerrë avionin e drogës.

Lajmet e gazetave, të televizioneve, edhe mediat e huaja, e kanë lidhur Divjakën me drogën.

Kam dëgjuar bashkëqytetarët e mi që kanë denoncuar në shumë kurajo edhe raste të tjera të uljes së avionëve të drogës.

Kjo është shumë e rëndë.

Eshtë si një sulm ndaj qytetit tim, ndaj Divjakës time.

Avionët me drogë janë pushtuesit më të këqinj, se të damkosin përjetë me vulën e rrënimit e të mjerimit.

Jam sot këtu me ju se nuk dua që Divjaka të identifikohet me drogën.

Nuk dua që në Divjakë të ulen avionë me kanabis.

Kam dalë në këtë shesh, dhe do të dal sërish sa herë që Divjaka dhe vendi im do të jetë në këtë rrezik.

Droga është shkatërrim.

E dua Divjakën pa drogë.

E dua Lushnjën pa drogë.

E dua Shqipërinë pa drogë.

Ju faleminderit