Prej  javësh  opinion  publik  shqiptar,  por  jo vetëm ai, po ndjek zhvillimin e një debati që për përmasat që ka marrë  dhe  për thelbin  e  tij,   tregon  që Shqipëria ka një problem të madh me veten e saj, me hapësirën europiane ku synon të shkojë  e për më tepër, që pushteti që na drejton e qeverisja që përpiqet me aq ngjyra të  duket se drejton Rama e Meta, shkërrmoqet me të pavërtetat, paaftësinë por  dhe pabesinë e vet, brenda  pak  ditësh  e  muajsh.

 

Kur  deputetet  e   PD   nga kjo sallë ngriten akuzat  që  në aerodromin e Gjadrit  dhe  kudo ku mund te ulej nje  avion  pa  lajmeruar ,bëhej   trafik  lëndësh narkotike, disa prej jush kolegë deputetë socialistë, por ndoshta dhe shumë të tjerë jashtë kësaj salle, menduan që ky ishte një  spekulim i pastër politik.

Gjithshka  rrodhi  më  pas  me  një dinamikë që  hutonte jo  pak  njerëz,  akuza e kundërakuza nga palët.

 Kujtoni  zv/ministrin  e  mbrojtjes  që  shkonte në Gjadër e bënte deklarata duke  na   kujtuar  që  ishim  pjesë  e   NATO-s;

– me  synimin  dashakeqës për të vënë opozitën përballë forcave  të  armatosura; 

– kokëfortësine  e mazhorancës që ministrja e mbrojtjes znj. Kodheli të mos raportonte në Komisionin e sigurise

-sulmet ndaj shërbimeve sekrete  dhe 

-ngritja më pas e komisionit hetimor me propozimin e mazhorancës…

tregonte   që  fundi  ishte  akoma  larg…

 

Diçka  po  synohej  të  fshihej pas gishtit, e gurët diku ishin lëvizur e me sa dukej …. po rrokulliseshin, me një shpejtësi që po soste durimin e një pjesë të kabinetit qeverisës, kryeministrit  dhe  sigurisht   bashkëqeverisësit, kryetarit  të  LSI-së.

Ka   sot  mundësi  në  këtë  sallë  për  të  thënë  pa fund, ka sot mundësi në këtë sallë të bësh politikë e të fitosh epërsi  mbi  kundërshtarin  tënd  politik, 

ka sot mundësi në këtë sallë të ngresh akuza e madje dhe të  kriminalizosh, 

por unë kam zgjedhur që sot nga kjo foltore t’i kërkoj kryeministrit Rama dhe kryetarit të Kuvendit  Meta, të  kenë  minimumin e  kurajos   qytetare dhe  të  ngrihen  e fillimisht   të   kërkojnë  ndjesë…

Të  kërkojnë  ndjesë, që një muaj më parë më parë por dhe më pas, në këtë sallë u tallën e qesëndisën jo opozitën, por  shqiptarët, 

u  tallën  dhe  qesëndisën  me Shqipërinë, europianët dhe  NATO-n, 

u  tallën   përballë një Shqipërie, që përtej gjithë halleve e kusureve të varfërisë së vet, tashmë ndodhet përballë një lufte dhe me krimin e organizuar apo me Shqipërinë si Kolumbinë e Europës.

 

Edi Rama dhe Ilir Meta, sot së bashku me ndjesën,duhet të na tregojnë të vërtetat e refuzimit të statusit të vendit kandidat në Dhjetor,

Edi Rama dhe Ilir Meta, sot së bashku me ndjesën, duhet të na sqarojnë për këtë rrumpallë qeverisje; ku njeri bën vetëm aktivitete me prezantime, ngjyrime dhe show të pavend, 

Madje,  bën show  dhe përballë strukturave të policisë, ku Didi  flet teknikisht  me prezantime grafike të aksionit përballë kamerave, ndërsa Tahiri e Rama, duket  sikur hera –herës  harrojnë  që  janë   në pushtet;

 

E ndërkohë  tjetri, Ilir Meta, akoma  s’ka  asnjë deklaratë publike mbi avionin e drogës, por në të gjithë këtë telendisje  të  shtetit e pushtetit duket se ai ka marrë rolin  e  një  të urti  , që  me shtetin e pushtetin ka bërë deri  më  sot  çfarë …dhe  si  ka  dashur…

 

Kolegë deputetë dhe të gjithë ju qytetarë shqiptarë që na ndiqni  përmes ekraneve..

Duket qartë që Shqipëria dhe ne të gjithë, jemi sot përballë një krize të fortë ne teresi  që nis dhe përfundon nga mënyra, se si ne konceptuam dhe e ngritën këtë sistem politik;

Jemi  përballë një krize që reflekton si ne, po ne…. në këtë sallë, por dhe të tjerë bashkëpunëtorë e bashkudhëtarë  të pushteteve politike në këto 24 vjet bëmë  politikë, 

herë  vendosëm  dhe herë  hoqëm  tulla në murin e lartë të demokracisë sonë; 

bëmë ndoshta hera-herës dhe marrëveshje me “djallin”,  ndërtuam pushtete…që na sollën  pushtet  (te dy paleve) po  a  mundëm në këto 24 vjet të ndërtojmë  shtetin ? shtetin me ligje të forta në respekt të qytetarit,

 shtetin  që  e besojmë dhe jo nëpërkëmbim; 

shtetin ku ndërtojmë  pushtete që respektojnë pavarësinë e tyre;

 shtetin…atë  të vërtetin me standarte demokracie  e  që  të  hap  portat  e  Evropës?!

 

Përgjigjen  e kësaj pyetje e dime ne, e dinë dhe shqiptarët  që sot janë  më  të  zhgënjyer  e  të  pashpresë  se kurre  , tek  shohin  mediat e huaja  që tregojnë  hartën  e mbjelljeve të drogës, lajme mbi avionë transportues; shqiptarët e zhgënjyer sepse Rilindja e  Edi Ramës vetëm e tillë  nuk ishte; 

Rilindja  e  Edi Ramës ka në themel të saj 1 prillin e 2013, ka në themel të saj kauza të pastra korrupsioni dhe abuzimi  me  pushtetin e shtetin, ka  në themel  të  saj marrëveshje dhe pazare politike që ngrihen  dhe  mbahen  në këmbë  vetëm në sajë të ndarjes   së  pjesëve.

Avioni i drogës në mes të rërës së Divjakës, 

është  një  çangë  alarmi  që bie për shqiptarët; 

është një sinjal që paraja, jo ajo e pastra, ka hyrë në kapilarët  e shtetit dhe pushteteve  në  këtë  vend;

 është  një   pohim  në  mes  të së  dielës me diell nga dalin  paratë  e  si  blihen votat ; 

është një ulërimë për këdo që e do këtë vend që në se nuk  flet  e  nuk proteston sot, nuk do të mund të flasë më kurrë!

Avioni  i  drogës  dhe harta ku ajo mbillet, është një sirenë  alarmi  që  bie  për  Ramën  e  Metën,  që  duhet të  ngrihen  mbi  veten dhe pushtetin e tyre, dhe  në  se më  lart  u kërkova  të  kërkojnë  ndjesë,

 tashmë  po  u kërkoj  që  për  një  moment  të  jetës  së  tyre  politike   të  kenë  kurajon  të  pranojnë përgjegjësitë dhe të kërkojnë bashkëpunimin e të gjithëve për ta bërë shtetin…. Shtetin  me  ligje dhe  rregulla  … po perseri  lind  pyetja  ;  

a   mundet  dhe  a  janë  të  lirë  ta  bëjnë  këtë?!

“Shqipëria jo si Kolumbia”, duhet  te na bashkoje te gjitheve  nesër në  protestë …. ….

Ju faleminder