“I nderuar zoti kryesues i seances,
zonja deputete,
zotërinj deputetë,
të dashur qytetarë dhe qytetare, problemi që trajtojmë sot përbën për fat të keq, për këtë vend, që në një vit ka njohur shpunësim masiv të qytetarëve të saj, që në një vit nuk ka regjistruar një kilometër rrugë të re të ndërtuar, një shkollë, kopsht, azil, të ndërtuar apo të rindërtuar, nuk ka shënuar gjë tjetër veçse rritje pafund të listave të ushqimeve në dyqane, përsëri tema e të gjitha temave, tema më themelore është droga dhe kjo jo se e them unë këtu, jo se e thotë opozita. Jo! Por sepse prej dy muajve në Shqipëri, në çdo media, në çdo ekran televizivë, në çdo valë radio, në çdo gazetë, në çdo rrjet social, në çdo kafene, klube, restorant apo vatër familjare, në një vend ku qeveria dominon 80% të mediave, flitet për drogën më shumë se për çdo gjë tjetër, flitet dhe flitet si çdo të mund të flitej vetëm për bukën po të kishte pllakosur zija e madhe e saj vendin.
Në debatin e përgjithshëm shoqëror, që zhvillohet në mediat televizive, gazetat, rrjetet sociale, kafene, klube, restorante e vatra familjare, droga është temë e të gjitha temave për të gjithë shoqërinë, të majtë, të djathtë, të pa parti, të rinj, të moshuar, çdo shqiptarë, brenda dhe jashtë Shqipërisë. Tek të gjithë mbizotëron një shqetësim, se Shqipëria po shket drejt Kolumbisë së dikurshme.
Otrantoja, kjo ngushticë që afron dy vende po shndërrohet në autostradën e drogës. Sasi kolosale droge kapen në vendet fqinje çdo ditë. Vetëm bilanci i një jave, i javës së fundit, është mbi 11 tonë drogë në Gjermani, Greqi, Itali.
Në qiellin shqiptar, në territorin e tij, shfaqen si lugetër avionë të drogës. Në pikat më të sigurta të kufirit, aty ku nuk kalon pa kontroll as Kreu i Shtetit, kalon lirshëm pa asnjë vështirësi trafikantët e drogës. Aeroportet ushtarake të vendit përdoren për trafikun e drogës, portet, ishujt po ashtu. Ministri mban super-skafin në Vlorë dhe më lejoni qytetarë t’ju lexoj pak mesazhin e fundit nga Vlora çfarë më thotë; – “Zoti Berisha, pyete njëherë Saimir Tahirin se kush i kishte 1500 kg të hashashit që u kapën ditën e djeshme me anije në Siçili, se do ti dhëmbë shumë, sepse gjysma ishte e tij, gjysma tjetër e kushëririt të tij.” Në disa raste këto fakte i keni quajtur të paqena, po ato janë faktuar të vërteta sa vetë e vërteta.
Kjo tronditje deri në palcë e shoqërisë shqiptare, vjen nga fakti sepse qytetarët po ndiejnë se një helm po prodhohet dhe invadon vendin dhe që kërcënon në mënyrë serioze sigurinë e tyre, jetën e fëmijëve të tyre, të ardhmen e fëmijëve të tyre, se ky helm po drogon liritë, po drogon fëmijët, po drogon votën, po drogon sigurinë, po drogon të ardhmen e këtij kombi në këtë vend, se ky komb, nga një komb i vuajtjeve mbinjerëzore gradualisht po shket drejt së cilësuarit kanabis-komb. Edhe ata që sot hedhin dorën dhe mbrojnë, do të jenë ata që do të tregojnë në të ardhmen me gisht. Problemi është ti dalim zot. Se kur ju thamë këtu për avionët, na thatë mushkonja, kur ju thamë për aeroportet, sulmuat se po diskreditoni Ushtrinë. Jo more zotërinj Ushtria nuk të dhimbset ty më shumë sesa mua pasi kam qenë unë Komando in chief, kam bërë gjithçka për të dhe e kam shumë të dhimbshme, por këta që patën turpin për të betonuar pistat, mos harro se trafikantëve ju lanë livadhet e aerodromeve. Këta vazhdojnë trafiqet dhe flasin për Ushtri. Qeveritarë trafikant dhe kërkojnë ti hedhin hi syve se ju vunë blloqe betony. Po livadhi anash, në të cilat ulen jo një por me dhjetëra aeroplanë të tjerë të atyre llojeve. Ca po ndodh këtu? A e kuptojmë apo jo. Ky vend nuk është më ai që ishte. Po pse? Sepse e tillë është forca e drogës. Po pse këtu po diskutojmë kaq shumë? Pse qytetarët diskutojnë kaq shumë? Se forca e këtij helmi është e tmerrshme. Se ajo ka fuqi të jashtëzakonshme në para e vendime. Vendimet merren nga droga këtu, merren në rrugë, merren në qeveri, merren kudo. Ku është liria e shqiptarëve? ! po pse kjo situatë! Dhe unë do të ndalem këtu në një moment. Unë nuk mohoj kurrë se ka patur trafik droge dhe ju them atyre të cilët përdorin këtë tezë, atyre miqve të mi që dalin nëpër ekrane, analistë, gazetarë etj dhe përdorin këtë tezë për të justifikuar gjendjen katasrofale të sotme, bëjnë një gabim fatal. Po more zotëri ka patuar drogë por statistika e fqinjit jugor, pa llogaritur këto dy ngarkesat e fundit, tregon se ishte 8 herë më e madhe në tre muajt e fundit. Se statistika e fqinjit perëndimor tregon se vetëm në prill është trafikuar drejt Italisë sa 50% e të gjithë muajve më pare të marra së bashku. Po more zotëri, këto janë të vërteta. Se kur ju thamë për avionë, na thatë mushkonja. Po dijeni more zotëri, se avionët nuk vijnë për kanabis, kanabisin e kanë si punë rimorkio. Avionët transportojnë kokainë dhe heroinë dhe lëvizin për kokainë dhe heroinë.
Kur ju thamë se kishte në Bedat, na thatë se atje s’ka rrugë. Çfarë ndodh? Pse kjo situatë e tmerrshme? Kjo ka disa arsye, kjo nuk është rastësi.
Qytetarë dhe qytetare, do të më falni, por në mënyrë absolute do të them të vërtetën sado të më kushtojë, se kjo është detyra ime. Shkaku ndër më kryesor i kësaj është tek aleanca e qelbësirave. Para asnjë kombi nuk ka ndodh kjo që ndodhi me ne, kur një vit më parë mediat e opozitës editorialistët, analistët e tyre lëshuan moton, “qelbësirat e të gjitha llojeve bashkohuni për të përmbys Sali Berishën”, çka do të thoshte “trafikantë, vrasës, përdhunues, tradhtarë, horra, falsifikatorë, që të gjithë bashkohuni për të përmbys Sali Berishën”. Në pamje të parë për njeriun e zakonshëm, për socialistët e zakonshëm, kjo ishte një lajthitje elektorale, se morali i një njeriu se pranonte kurrë këtë, por është e shkruajtur e zezë mbi të bardhë, është e thënë në ekranet televizive nga ideologët tuaj.
Mirëpo çfarë ndodhi? Ata vërtet u bashkuan me ju për lidhjet që kishit. 23 qershori erdhi, ata kërkuan haraçin. Cfarë pësoi votuesi shqiptarë? Tani në zyrat e shtetit kishte horrin, falsifikatorin, vrasësin, kriminelin, trafikantin, pedofilin, maskarain, intrigantin, kishte pra të gjithë atë që përbën në çdo terminologji veçse llum të një shoqërie.
Parlamenti po kështu me vrasës, parlamenti me trafikant femrash, parlamenti me trafikant droge, në zyrat e qeverisë kudo. Çfarë ishte ai Ergys, Ergys, që i vuri kallëpin prapa Besnik Dervishit? A e morët vesh që u kap me targa trafikantësh dhe targa diplomatike në makinë?
A e dini ju kush është sekretar i përgjithshëm në Kryeministri? Ja u them unë. Sekretar i Përgjithshëm është avokati i klaneve më kriminale shqiptare në Itali. A e dini se çfarë bëri ky një ditë? Ja u them unë, dhe ja u them socialistëve të thjeshtë, atyre që u thonë nderit nder. Një ditë, ky zëdhënësi i mafies shqiptare në Itali, shkon në zyrën e Presidentit të Republikës.
I kishte kërkuar takim Presidentit dhe Presidenti, me njerëzi, e pret. Ulet mafiozi në zyrën e tij dhe i shtyn zarfin dhe i thotë – “zoti President, kam ardhur nga Kryeministri dhe kam ardhur që të të them se Kryeministri është shumë i interesuar që të bashkëpunojmë dhe të merremi vesh e të zgjidhim çdo problem. Në këtë zarf është një çështje që e kemi zgjidhur ne”. “Cfarë çështje?” – e pyet Pre
sidenti. “Merre”, – i thotë sekretari – “se e kemi zgjidhur problemin”. “Cfarë problemi keni zgjidhur?” – i drejtohet Presidenti. “Po ja, ka qenë çështja e një prone, se një njeriu juaj ka bërë një mashtrim me këtë pronë” – i thotë sekretari. “Zotëri, a e merr këtë zarf dhe e çon drejt e në Prokurori? Unë kam qenë ministër, jam president, e jam përpjekur gjithë jetën për ligjin, por që të kursej unë një njeri timin që të ketë tentuar të thyejë ligjin, atë nuk e bëj kurrë. Ndaj merre mbrapsht dhe çoje në Prokurori” – i kthehet Presidenti. Ai (sekretari), supermafiozi që na vjen si zëdhënës i grupeve mafioze italo-shqiptare, ngrihet dhe i thotë Presidentit se nuk po e merrte zarfin pasi dispononte një kopje tjetër. Presidenti i Republikës ka patur nderin dhe dinjitetin t’ia dorëzojë dosjen Prokurorit të Përgjithshëm.
Ja u thashë këtë shëmbull për të denoncuar paftyrësinë e Edi Ramës dhe mafiozëve me të cilët jeton. Po ja u kam thënë në këtë Parlament se ai po përpiqet që të rikatojë krerët e institucioneve më të rëndësishme të vendit , sigurisht se keni besuar. Dhe ja pra që është fakt, kjo është dosje dhe ajo dosje është dorëzuar në Prokurori dhe është informuar prokurori për këtë. Natyrisht Presidenti është shkëmb i pamposhtur dhe nuk mundet ta mposhtë mafia atë. A e dini ju si u kap se drejtori i gjobëvënies në Kryeministri? Me makinë me targa trafikantësh dhe me targa diplomatike bashkë. Për shqiptarët, qelbësirat u shndërruan në pushtetarë. Ja pse po ndodh kjo që po ndodh. Ata u bënë drejtorë tatimësh, doganash, portesh, aeroportesh e me rradhë. Unë kam ndjekur me shumë interes debatet televizive dhe do i them ndonjë analisti, pasi kam respekt për ta, se është fatale ajo që bëni për të ndihmuar Edi Ramën dhe të krahasoni situatën e tanishme me të kaluarën se veçse bëheni qesharakë pasi kjo situatë nuk ka ekzistuar kurrë në Shqipëri. Sepse, duke mos pasur asnjë dyshim se keni interesa droge, kjo situatë do njoh përkeqësime dhuë më të mëdha. Mendoni ju se i “refomuari” i Edi Ramës ka hyrë vetëm një herë në Shqipëri? Jo! Ka hyrë disa herë. Në kohën e duhur do ja u them dhe sa herë. Pse jo sot? Sepse ju çdo gjë mohoni, është e kotë. Në kohën e duhur do ja u them të gjitha se sa herë ka hyrë. Sigurisht qe sju pëlqejnë këto po ai (Rama) ka frikë që s’vjen këtu, ai është frikacak dhe burracak që s’vjen këtu ndërsa ti të paktën je këtu. Pra, qelbësirat morën pushtetin, vrasësit morën zyrat. Jo, thotë ndrikulla, Ushtria ska gisht. Po kujt ja thotë ajo këtë? I them ndrikullë sepse në gjuhën e mafies kumbarët dhe ndrikullat janë dhe i them ndrikull sepse ajo është tallur me ju o të mjerë. Ndrikulla, që na dha garanci se Ushtria nuk është e përfshirë. Po çfarë është ai që ka thënë se NATO ka folur se ska avionë renegatë? Po çfarë është ai që gënjeu në emër të NATO-s? Për interes timin gënjeu ai, Gjeneral Baze? Për interes të opozitës? Për interes të ndrikullës gënjeu, e cila për turpin dhe faqen e zezë vë blloqe betoni tani për të ndaluar trafikun. Pra ja pse sot janë rritur kanalet e drogës. Unë nuk flas për ju që jeni të pudrosur as për socialist të ndershëm të thjeshtë që s’kanë asnjë lidhje me drogën, që jetojnë në ndershmëri dhe që e duan këtë vend, duan shtetin ligjor, duan sigurinë e fëmijëve të tyre. Po për ju që jeni të pudrosur, nuk harxhoj asnjë fjalë.
Të nderuar zotërinj, problemi është se pse akuzohet Edi Rama. E drejtë. Gazetarët thonë ku janë faktet. Akuzohet Edi Rama sepse ai në të gjithë këtë moçal është politikani më i lidhur me krimin dhe çdo njëri që shtron pyetjen se pse akuzohet Edi Rama i them se nëse ti je njëri me integritet atëherë më thuaj se cila është lidhja e Edi Ramës me drogën, me bandat, me bandën e rrugës së Kavajës, me Denis Ginën, me Dritan Dajtin, me Kadriofskin, cila ka qënë lidhja e tij me të gjitha këto banda? Kush ja kaloi Edi Ramës Reformatorin e tij (pilotin Riformato) jashtë sistemit TIMS? Mos ja kaloi opozita? Cfarë e deshi Edi Rama sallonin e VIP në Rinas? Salloni i VIP, që kur është themeluar aeroporti e deri sot administrohet nda drejtoria e shërbimeve qeveritare, e cila nuk di të ketë standarte droge por janë një grup punonjësish që punojnë e shërbejnë aty. Tani Edi Rama do ta merrte për ndrikullën Belinda. Kjo është e vërteta. Shkoni të Nasip Naço dhe dhe merr dosjen. Por Naço (Ministria e Drejtësisë), e pa që kjo ishte e pa imagjinueshme dhe i tha se kjo nuk bëhet. Donte ta merrte Albkontrol sallonin e VIP sepse ndrikull Belinda është më e besueshmja, sepse Belinda është ajo që djeg zyrën juridike 15 min pasi bie pikiatë Reformatori, sepse Belinda është ajo që përcjell urdhërin për ti ndërruar destinacionin avionit.
Pra, pse them unë për Edi Ramën? Më fal nëse gaboj, por ardhja e një grupi nga përtej Atlantikut shumë i afërt me të më bën për të dyshuar se solli flotën e avionëve, mund të jem i gabuar, sepse avionët janë të asaj pjese. Ky i Reformuari juaj ka ardhur disa herë në Kardhiq, në Bedat, në Divjakë, një herë ndodhi që u thye rrota. Se një herë që iu thye rrota vrapoi të thoshte se ai ishte një “operacion i shkëlqyer i policisë”. Pra meritë e madhe se avionit iu thye rrota dhe se makinës iu thye disku. Kur e kuptoi se kishte bërë gafë dhe kishte rënë brenda dhe kishte faktuar implikimin e tij, atëherë zoti Rama doli me tezën tjetër se këtë ma ka bërë Sali Berisha. Jo nominalisht, por aludoi me të gjitha për mua, se këtë pilot e paskam peshkuar unë apo dikush nga afër meje dhe se të gjitha këto i erdhën nga ne. Mjafton të lexoni komunikatat dhe deklaratat e Tahirit, të parën dhe të dytën dhe të shihni ju sesa të implikuar janë Rama me Tahirin e tij. Të shihni ju sesi i mashtrojnë shqiptarët se është regjistruar në sistemin TIMS, se në kamera është regjistruar por nuk është regjistruar fare në regjistër, të shihni ju se ishte një njëri dhe me një çantë apo me dy çanta, i shihni të gjitha këto. Po edhe ju që jeni këtu kam besim të plotë se shumica juaj nuk merret me drogë, por kjo nuk ka rëndësi fare. Në qoftë se ju tregoheni kaq tolerantë, në qoftë se ju tregoheni ka mbështetës midis atij që bën dhe atij që mbështet më i ligj është ai që mbështet, se ai ka frikë. Prandaj ju mos ia lejoni vetes këtë gjë, në interesin më të mirë tuajin. Historia është kjo, zhvillimet kalojnë në një dramacitet të paimagjinueshëm.
Nuk kapërcehet kështu. Opozita çfarë kërkon? Kërkon të hetojë të gjitha këto, bashkë me ju dhe ju ti thoni jo dhe ju të faktoni çfarë nuk qëndron në këto që thotë opozita. Po ju nuk guxoni. Po ai nuk guxon, nuk guxon të hetohet. Nuk guxonte të sillte Mimin këtu kur ju rrinit dhjetë orë duke diskutuar. Ai nuk guxon se ai është i implikuar deri në palcë. Çfarë kërkon opozita? Një të drejtë kushtetuese. Po a e merrni me mend se ku e çoni vendin në këtë mënyrë? Sot ne nuk largohemi nga Parlamenti. Ju shkelmoni një të drejte tonë shumë të rëndësishme kushtetuese por ne nuk ikim nga Parlamenti dhe jua them këtu. Nuk ikim vetëm për një arsye sot, sepse jemi në prag të statusit dhe nuk do të japim kurrë shkas, që kush ta përdorë kundër Shqipërisë largimin tonë nga Parlamenti. Jo do të jemi këtu, do të mbështesim statusin, e mbështesim dhe do ta mbështesim, sepse Shqipëria e meriton. Por me këtë që bëni ju, ju çoni vendin drejt përbaltjeve shumë të mëdha. Si mund ti mohohet opozitës e drejta kushtetuese e komisionit, se qeveritarët tuaj bëjnë trafiqe. Si mund ti mohohet opozitës, e drejta për të hetuar në një kohë kur ata Rama dhe Meta në një zë flasin për mushkonja kur ne flisnim për avionë.
Si mund ti mohohet opozitës e dre
jta kur përdornit NATO-n me deklarata të paqena të saj në një kohë kur prapa dyllosnit dhe vulosnit pistat e aeroporteve. A bëhet kjo kështu? Ju duhet të ishit të parët që duhet të hetonit me opozitën. Edhe njëherë them, ne nuk ikim, ju i bëni opozitës një dhunim të paprecedent, opozita për një interes më të madh madhor, që është statusi, të cilin Shqipëria e meriton dhe duhet ta marrë pa tjetër, do të qëndrojë në Parament. Një gjë është ama.
Qytetarë dhe qytetare, ju bëj thirrje, nesër që të gjithë në protestë, ju bëj thirrje të konsolidoheni, të zotoheni, për betejën më të fuqishme qytetare që ka njohur Shqipëria. Ju bëj thirrje të shpëtojmë Shqipërinë nga kjo e zezë e madhe, nga ky helm kombëtar, nga ky helm i fëmijëve tanë, nga ky helm i lirive tona, nga ky helm i dinjitetit tonë. Mos dëgjoni ata që diskutojnë legalizime dhe stër legalizime. Ju them unë se kombe të tëra i ka shkatërruar droga, merrni dhe lexoni. Ata që kanë më pak sesa kjo që kemi ne.
Në dorë e keni ju qytetarë. Ne kemi mundësi t’ju themi juve të vërtetën, dhe në mënyrë absolute nuk do të heshtim kurrë para mafies, nuk do të heshtim kurrë para maleve të drogës por këtu është jashtëzakonisht e rëndësishme fjala e qytetarëve. Me ju do ta fitojmë këtë betejë. Kemi fituar mbi të këqija të mëdha, por kjo është një e keqe që kërcënon qënien tonë. Ndaj dhe unë ju ftoj nesër dhe ne vazhdim të vazhdojmë betejën. Përshëndes grevistët e urisë, frymëzues për çdo qytetar që kërkon ti respektohet e drejta. Përshëndes shqiptarët kudo që janë!
Fjala e ish-kryeministrit Berisha në Parlament për marrjen nga mazhoranca të kompetencës së Presidentit për propozimin e kreut të ILDKP.
Berisha: Po fusni në gijotinë institucionin më të rëndësishëm në luftën kundër korrupsionit për të fshehur vjedhjet tuaja, të kryetarit tuaj dhe kupolës suaj!
“Zoti kryesues i seancës, para së gjithash unë dua t’ju përcjell përshëndetjet më të përzemërta, grevistëve të urisë, që në mbrojtje të ligjit, të të drejtave dhe dinjitetit njerëzor, nisën sagën e vetëflijimit dhe po frymëzojnë me shembullin e tyre me dhjetera e qindra qytetarë të tjerë të këtij vendi në Tiranë dhe në rrethe, për të ecur të vendosur drejt rezistencës totale qytetare, ndaj regjimit të baronëve të drogës, krimit, regjimit që shndërron Shqipërinë çdo ditë në kartelin kryesor të drogës në Europë, regjimin që sposton Shqipërinë drejt hapësirave të dikurshme të Kolumbisë së Markez.
Zoti kryesues i seances,
Unë kuptoj mirë indinjatën e dy kolegëve të mi, zonjës Topalli dhe zotit Spaho, të cilët në respekt të këtij tempulli, kërkojnë që solemniteti i seancës plenare të Parlamentit të respektohet. Por idealizmi i tyre në këtë rast më duhet tu them se është një zë i vetmuar në shkretëtirë, pasi kjo mazhorancë, nuk meriton jo të tregojë respekt ndaj Parlamentit, por nuk meriton të jetë as në Parlament. E përbërë me një përbërje nga më të papranueshmet, natyrisht këtyre në çdo moment dhe në çdo çast ju vegojnë vetëm interesat dhe lidhjet e tyre dhe jo Parlamenti, jo solemniteti i tij, jo salla, jo sovrani, jo zgjedhësit.
Në normë, në traditë, në vite dhe shekuj është mazhoranca ajo, që përkujdeset më së shumti për autoritetin, reputacionin, funksionin e Parlamentit, kurse këta zotërinj bëjnë gjithçka për shkak të mëkateve të tyre, se si ti shpëtojnë si minj Parlamentit, se si të mbyllin gojën e opozitës, se si ta shndërrojnë këtë platformë në shtyllën e turpit, mashtrimit, gënjeshtrave dhe akuzave, se si ta shndërrojnë këtë Parlament në gijotinën e Kushtetutës dhe institucioneve të saj, se si ta shndërrojnë këtë Parlament, në avokatinë e klaneve kriminale, kombëtare dhe ndërkombëtare që operojnë në Shqipëri.
Ndaj dhe, miqtë e mi, unë e kuptoj se për ju parlamenti është tempull i demokracisë, por problemi është se për këtë shumicë, kjo sallë është thjeshtë salla e Old Major, të George Orwell, Napoleoni, Snowballi, kurse këta janë thjeshtë banorë të asaj ferme, ndaj dhe ti lëmë iluzionet. Këtyre Parlamenti ju duhet vetëm për një gjë, për të mbrojtur trafiqet dhe lidhjet e tyre me krimin. Dhe çështja që kanë sjellë sot këtu është dëshmia më flagrante e këtij qëllimi të turpshme, makaber. E dini ç’ duan të thonë këta zotërinj me këtë? Thonë vetëm një gjë: – Dëgjoni qytetarë, ju kemi vjedhur dhe do t’ju vjedhim sa të mundemi, do të trafikojmë sa të mundemi dhe ju nuk do të guxoni kurrë të bëni fjalë për pasuritë tona, sepse ato para do ti lajmë dhe kemi vënë në krye të larjes së parave, paralërësin e Partisë, se ato para do ti shndërrojmë në asete dhe pasuri të tjera, dhe po e vëmë në krye të institucionit përgjegjës të shtetit, përgjegjës para qytetarëve për të qëmtuar pasuritë e zyrtarëve, pasuritë e atyre që përdorin pushtetin në mënyrën më skandaloze, pasuritë e atyre që përdorin pushtetin për të vjedhur qytetarët, pasuritë e atyre që përdorin pushtetin për tu fryrë me parët e krimit, pasuritë e atyre që përdorin pushtetin, për të varfëruar çdo ditë qytetarët, pasuritë e atyre që përdorin pushtetin për të mbyllur qindra e qindra ndërmarrje, pasuritë e atyre që përdorin pushtetin e që me paratë e drogës helmojnë liritë e shqiptarëve, me parët e krimit të vjedhin votën, lirinë, lirinë e lëvizjes.
Sot po grevojnë për bukën e gojës punonjës dinjitoz të administrates. Janë 20 mijë shoferë furgonash dhe i ftoj të gjithë ata të nisin rezistencën qytetare ndaj një bande që ju heq liçensat vetëm për t’jua shitur përsëri të tjerëve. A e patë çfarë ndodhi me Shega-Trans. 100 punëtorë pa kafshatën e gojës edhe aty. Po pse? Sepse ndrikulla e Aeroportit, gris kontratën sikur të ishte një letër higjienike dhe jo një dokument ligjor i një shteti. Ndaj dhe kjo që ndodh në Parlament është dëshmi e tërësisë së vendit. Ka zgjidhje, vetëm një. Protesta, greva, demonstrata në të katër anët e vendit.
Kjo që ndodh sot, që rrëmbejnë edhe kryetarin e ILDKP, përmbysin një ligj që socialistët vetë e kanë hartuar me ndihmën e ish-drejtorit federal të SHBA për këto çështje. Çfarë ndodh me këtë? Ndodh që ne atë njëri do ta kemi siç kemi atë të larjes së parave, kujdestarin e shkeljes së pasurive tona.
I merret Presidentit emërimi dhe zhvillohet doktrina e injorancës totale, e paturpësisë së paimagjinueshme, të thuhet se presidenti nuk është pushtet. Nuk ka injorancë më të madhe se kjo. Nuk ka mashtrim më të madh se kjo. Si more nuk qenka pushtet Presidenti! Po ai është Kryetar i Shtetit dhe në qoftë se Shteti ndërtohet nga pushtetet, presidenti është Kryetar i Shtetit. Sa ka pushtet presidenti? Aq sa i jep Kushtetuta dhe ligji. Në disa vende presidenti ka fuqi të plotë ekzekutive, në të tjera ai ka fuqi të kufizuara shumë, ceremoniale dhe fuqi të tjera të kufizuara, të përcaktuara me ligj dhe Kushtetutë. Por kjo kompetencë që ia vidhni sot, për të shndërruar ILDKP në institucionin e fshehjes së pasurive tuaja, për të shndërruar ILDKP në institucionin e terrorit ndaj grupeve dhe kundërshtarëve tuaj. A e dëgjuat ju komunikatën e fundit? A mund të dëgjohet ndonjëherë mbi tokë në një vend të lirë që u nis hetimi për pasuritë e të gjithë gjykatësve të shkallës së parë dhe të dytë? Vetëm një mendje e mbrapshtë, e sëmurë si e Edi Ramës mund të bëjë një gjë të tillë. Vetëm një mendje e sëmurë që urdhërohet nga zëra të brendshëm mund të thotë një gjë të tillë. Për të gjithë Gjykatësit e Apelit dhe Gjykatësit e Shkallës së Parë e kërkon, në n
jë kohë kur atij i lartësohet vila 57 metër linear vetëm themelet. Pallati pesë katesh, në pajë, për të cilin nuk ka asnjë faturë të vetme bankare ndërtimore tatimore. Prandaj në duhet ILDKP. Sepse sapo ILDKP me datën 6 mars shpalli dhe thirri zotin Rama të japë sqarime për burimin e këtyre pasurive dhe thirri edhe zonjën Rama të japë sqarime për këto probleme, ajo mori një letër kërcënuese dhe jo që nuk u paraqit, por i tmerruar nga pasuritë e tij rendi me vrap pas zgjedhjeve për të montuar sulmin më të egër stalinist dhe për të shkarkuar në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjin, kryetarin e ILDKP që po bënte detyrën. Pra, e gjitha kjo që bëni ju këtu, që vini në gijotinë institucionin më të rëndësishëm në luftën kundër korrupsionit, ka vetëm një qëllim të fshihni vjedhjet tuaja, vjedhjet e kryetarit tuaj, vjedhjet e kupolës tuja. Pse keni frikë ju more, nga pasuritë tuaja dhe shkoni deri në këtë veprim. A e dini ju se në mbarë botën, veprimi juaj është i dënueshëm. A e dini ju se keni dalë kësaj here më lakuriq se kryetari juaj në plazhe. Po. Po. Se në fund të fundit, ajo është dalje turistike, kurse këto jo. Jeni më lakuriq se kurrë në këtë sallë me këtë që votoni. Ju e bëtë ligjin, jua votuam. Nuk ishim në pushtet, ishim në opozitë. Nuk kishim asnjë frikë. Por juve droga, droga jua ka marrë mendjen. Ku ti çoni paratë e drogës dhe të prostitucionit që bëni?! Ku ti çoni paratë që mblidhni nga prostitucioni dhe droga? Ju duhet se nuk i gëlltisni dot, ju duhet shefi i pasurive tuaja, ju duhet paralarësi i parave tuaja, ndaj dhe dilni sot këtu. Ndaj dhe ikni si minj nga parlamenti dhe shkoni e merrni rrugët për të bërë komisione, komisione të tjera, gjithçka për të mos u ndodhur në këtë sallë. Ndaj dhe jeni të gatshëm të mbysni këtë sallë, jeni të gatshëm ta lini pa fjalën e opozitës, jeni të gatshëm për çdo gjë. Pasuria e krimit është e para për ju. Ku jeni? Ku shkoni kështu? A e kuptoni që ka disa rregulla dhe standarde. A e kuptoni që shkisni drejt destabilizmit të plotë. A e kuptoni se lidhjet tuaja me krimin janë universale. A i dini ju të gjitha këto. Të gjitha këto ju i dini dhe megjithëatë vini këtu dhe na thoni zonja të nderuara dhe zotërinj të nderuar se presidenti nuk është pushtet. Po këto, më falni, as edhe në një gardh lopësh nuk hidhen mendime të tilla. Është turp. Si mund të thuhen. Si nuk qenka presidenti pushtet! Pushtet aq sa i jep Kushtetuta. Aq sa i jep ligji. Si nuk qenka presidenti pushtet. Këtë teori e keni nga kryetari ju. Se për kryetarin tuaj pushtet është vetëm ai. Pushtet është vetëm ai dhe arrini deri aty sa verbërisht përsërisni këtu, u thoni shqiptarëve se presidenti nuk është pushtet. E paimagjinueshme kjo. Ju çdo gjë mund të bëni, po këtë mos jua thoni. Se shqiptarët e dinë nga më i madhi tek më i vogli, nga më i shkolluari tek i pa shkolluari, se e kanë kryetar shteti presidentin. E dua unë se dua unë, e do ti se do ti, ata e respektojnë për Kryetar Shteti dhe ju garantoj se është vetëm kështu. E di si ngjani apo jo? Si një lukuni vërsulur ligjeve dhe Kushtetutës, – oo burra të mbrojmë vjedhjet tona . E kuptoni ju çfarë situate krijoni. Oo burra si të mbrojmë vilat dhe pallatet, për të cilat nuk kanë deklaruar një qindarkë të vetme. Oo burra si të shpëtojmë nga pasuritë e drogës. Nuk bëhet kështu, sepse ju çoni vendin drejt konfrontimit të madh shumë. Unë ju garantoj juve dhe jam këtu t’ju them se po përgatitni një konfrontim që Shqipëria se ka njohur ndonjëherë. Jo. Mos mendoni ju se ky popull është i prirur të shkelmohet nga banditë dhe banda. Mos mendoni se ky popull nuk ka një kufi tolerance, përgjegjësia do të jetë shumë e madhe ndaj jush. Merrni çdo institucion që të doni, vazhdoni në rrugën tuaj kriminale, antikushtetuese, antiligjore, banditeske.