Ish-Kryeministri Berisha përballë gazetarëve në emisionin “Fakt”, nga Çim Peka

 

 

 

 

– Komenti i Kryeministrit Rama në momentin që zhvillohej kjo protestë duket sikur e çlironte pak nga njëfarë tensioni që ka shfaqur kohët e fundit në Parlament dhe shprehej tashmë si rrota e opozitës ra në sheshin “Skënderbej”.

 

Përkundrazi, në atë reagim i cili është copy paste në ndryshim të termave të reagimit tim te tribuna e mitingut, Rama dëshmon se ka interiorizuar të gjithë ngjarjen e sotme. Çfarë i thashë unë aty, së bashku me rrotën e avionit ra dhe Rama. Ky tani ka kompleksin e rrotës së thyer, rri te vendi i ngjarjes. Ndiqeni. Po të kesh kohë kërkojani gazetarëve deklaratën time. Rama faktikisht në prononcimin e tij dhe ai prononcimi im ishte skajor. Unë po largohesha dhe më dolën kamerat te makina dhe u thashë dy fjalë. Kur e pashë të riprodhuar te Rama pastaj kuptova se ç’llahtare shpirtërore ka patur ai nga protesta gjigante, Rama ik. Bëri ç’bëri u kthye te vendi i krimit, aty ku ndodhi thyerja e rrotës. Është në realizmin fantastik, spostimi i vendeve është gjëja më e zakonshme. Rama shembëllen më shumë me një personazh. 

 

– Si do ta përkufizonit ju kundërshtarin tuaj Ramën, i cili ishte edhe kundërshtari i vetëm në këto njëzet e ca vjet që ju mundi me zgjedhje të lira, si do ta përcaktonit psikologjikisht?

 

Unë mendoj se humbja pas dy mandateve nuk përbën një meritë të Ramës. Çfarë ka ai një element dallues, që në një shoqëri të qytetëruar kurrë nuk e kapërcen. Ai paraqiti një set mashtrimesh. Fushata elektorale para së gjithash dhe mbi të gjitha ndikohet nga premtimet dhe kjo është eksperiencë e jetës time. Fushata elektorale ndikohet nga premtimet programore dhe skandalet në një komb që ndjek fushatën më shumë se nga çdo gjë tjetër. Të dyja, premtimet e pranueshme dhe skandalet e papranueshme, deklaratat e papranueshme janë dy faktorët që ndikojnë më fuqishëm se çdo gjë tjetër në një fushatë elektorale. Të ndërtosh një fitore mbi mashtrimet siç e ndërtoi ai, unë gjykoj se kjo është fitore e …., unë jam njeriu i premtimeve dhe i premtimeve që unë i kam mbajtur në tërësinë e tyre. Unë jam mjek dhe do të doja shumë që të premtoja shëndetësi falas, por unë e di që është falimentim, e ka vetëm një vend i botës atë apo dy dhe ai sistem absolutisht është më i miri. Më i miri është sistemi gjerman, sistemi francez, sistemi italian, por me kosto më të lartë. 

 

– Meqë i humbët zgjedhjet për këto arsye pse e shpërqendruat fokusin te droga dhe nuk u morët kaq shumë me këto pika të qeverisë Rama në këto 8 muajt e parë?

 

Pyetja është shumë e drejtë. Ne si opozitë kemi influkset, informacionet tona jo gjithnjë kaq të bollshme apo krejtësisht të sakta, por ato ekszistojnë. Nëpunësit, punonjësit e administratës, mediat, qytetarët, kur nuk kanë siguri tek autoritetet zyrtare qeveritare ato kthehen dhe ja përcjellin opozitës. Kjo është e vërteta. Në bindjen time më të thellë situata me drogën është dhe do të bëhet gjithnjë e më dramatike dhe me këtë, unë nuk mohoj se ka patur trafik droge, nuk mohoj se është mbjellë drogë, është mbjellë kanabis, por një gjë ka. Cilido që merr statistikat, mbjellja e kanabisit në vitin 2010, 2009, 2008 e me radhë deri më 2011, ka shënuar rekordet minimale historike dhe këto janë fakte. Lazarati, ne vërtet nuk kemi përdorur forcën dhe nëse pyetem unë nuk këshilloj përdorimin e forcës dhe unë mendoj se shteti duhet të përdorë forma të tjera, respektive dhe kufizuese, të cilat dhanë efekt shumë serioz. 

 

– Pse me skafet përdorët forcë dhe me Lazaratin jo?

 

Heqja e skafeve a ishte një nga mekanizmat kryesorë të dekurajimit. Pikërisht pse u hoqën skafet? Skafet u hoqën pikërisht për trafikun njerëzor dhe të drogës. Dhe mbeti vetëm toka. Skafet ishin një nga mjetet, por përveç kësaj, dua të them një gjë, ne kemi bërë një politikë jashtëzakonisht kufizuese në nxjerrjen e drogës nga Lazarati. Lazarati është vizituar periodikisht nga oficerët e kontaktit të partnerëve tanë. Nuk hiqeshin vizat atëherë, që të gjitha këto kanë ulur në minimum. Çfarë ka ndodhur? Ka ndodhur një politikë inkurajuese dhe unë ja u argumentoj ju me fakte. Bërtitët Lazarati i cili është, por unë ju garantoj se, sipërfaqet e mbjella janë 10 herë më të mëdha se Lazarati. Tani që po flasim bashkë dhe janë të mbjella me serë. Jashtëzakonisht e rëndë, janë të mbjella me varietete. Unë kisha lexuar që ka varietete që e mbyllin ciklin me 60 ditë, por tani thuhet që varietetet dhe është 100 për qind e sigurtë kjo, sot kam bërë verifikimet, varietete të ardhura nga Vietnami, që e mbyll ciklin në 35-40 ditë. Pse kjo politikë inkurajuese? Merr ministrin, t’i marrim gjërat siç janë. Ju mund të pyesni si gazetarë, i gjithë rrethi i tij mbjell kanabis. Ku? Shkoni te teqja e Lazaratit, shkoni në zona të tjera dhe vetë kryekushëriri është me skaf. Për çfarë i duhet një ministri skafi, më thoni mua? Një ministër mund të blejë një kamion, por vetëm një skaf një ministër dhe deputet nuk mund ta blejë. Edi Rama çon në studiot televizive Mjaft-in për të bërë avokatinë e legalizimit të kanabisit, edhe Henri është, po ai është nga pozita akademike, nuk mund t’i them se po përzihet në politikë. Mjaft-i është politik. Tjetër, ne themi avionë, ata thonë mushkonja. Një gjë dua t’ju them, asnjë nga këto zhvillime nuk do të ishte në këtë mënyrë në qoftë se Edi Rama ditën që u rrëzua avioni në Divjakë do të qëndronte me fuqinë e ekzekutivit ndaj këtij akti. Ka një pikë që është më e sigurta në kontroll, e sigurtë sa është postblloku i presidencës apo i kryeministrisë dhe ky është pikëkalimi kufitar në Rinas. Ajo pikë është e kontrolluar me personel, me sistemet dixhitale, me kamera dhe çdo gjë. Ky njeri kalon pa u regjistruar, edhe aty ku e regjistrojnë kamerat nuk i regjistrohet emri. Një shef ekzekutivi përpara këtij fakti jashtëzakonisht të papranueshëm merrte po të mos ishte i implikuar vetë një, dy, tre, katër masa. Por çfarë bëri? Në vend të një mase të vetme ma atribuoi mua. Ai Riformato, që Zoti ia dha edhe me emrin e Ramës, ku i ka lidhjet. Ky është gjithë problemi.

 

– Nëse mund të qëndrojmë një moment te statistikat që ju përmendët. Ekziston një raport i OKB, raporti i trafikut të drogës i vitit 2013, i cili i referohet shifrave të vitit 2011 dhe 2012. Në këtë raport Shqipëria renditet në vendin e 4 përsa i përket kanabisit dhe në të 10 përsa i kërkon prejardhjes së kokainës. Ju keni qenë Kryeministër i këtij vendi në këto vite, a ndjeni përgjegjësi që Shqipëria ka marrë medalje në këtë aspekt?

 

Meqë hymë te raportet, raportet më të sakta janë raportet e Departamenteve të Shtetit, edhe të OKB, por ka raporte të Departamentit të Shtetit për të njëjtën periudhë që flisni ju, i cili thotë se trafiku i drogave të forta nuk konsideron më Shqipërinë për shkak të vështirësive që gjenden dhe është spostuar nga Shqipëria. Kjo është një nga arritjet më të mëdha të Shqipërisë. Sepse përpara se të vinim ne, Shqipëria ishte rrugë kryesore heroine në qoftë se iu referohemi raporteve. Ishte rruga kryesore e heroinës që vinte një herë thoshin nga Turqia, pastaj nga Afganistani kur Turqia filloi ta lu

ftojë, nga vendet e Lindjes. Pra, ky ishte suksesi më i madh i saj. Kanabis mbjell Greqia, mbjell Italia, mbjell Shqipëria, mbjell Holanda. Holanda nuk e ka mbjelljen të ligjshme, e ka shitjen mesa di unë, mbjelljen nuk e ka të ligjshme asnjë vend i botës. Shqipëria ishte një nga këto, unë nuk mohoj se ishte, po do të them një gjë, ti nuk gjen një vit që të jetë eksportuar kanabis nga Shqipëria sa është eksportuar javëve të fundit, sasi kolosale, kjo është e vërteta. Shqipëria po të mos i jepnin një përgjigje kanabisit nuk i jepeshin vizat dhe kanë ardhur kanë bërë kontrolle dhe kontrolle rigoroze nga të gjitha anët, bashkë me ne.

 

– Pavarësisht qëndrimeve politike përsa i përket kanabisit, a nuk ju duket duket pak paradoksale që të kërkohet dorëheqja e një qeverie dhe opozita nuk ndihet vetë e aftë, e gatshme si alternativë qeverisjeje, gjë e cila nuk ndodh në opozita në vende të tjera, ku opozita ka gjithnjë një alternativë qeverisjeje, a nuk ju duket pak paradoks ky, që ju kërkoni që qeveria të japë dorëheqjen dhe t’i diktoni një mazhorance se kë të vërë Kryeministër?

 

Ne nuk i diktojmë asnjë mazhorance se kë të vërë Kryeministër. Por ne një gjë e themi, në këtë problem opozita absolutisht është disa hapa para në tërësinë e vet. Ka filluar përdorimi intensiv i avionit dhe të marrim ngjarjen si një hap cilësor në të. Kur ndodhi Rinasi? A ndodhi Rinasi pas një muaji debatesh, a ndodhi Rinasi pasi ushtria vajti dhe vuri betonet në Gjadër, dhe megjithatë kjo ndodhi. Çka do të them me këtë? Se ky ishte një fenomen i konsoliduar, se Vlora është absolutisht jashtë kontrollit. Dhe nëse unë them se ngarkesat nga Vlora nisen me 40 mijë euro skaf, unë këtë e kam të dhënë nga burimet më zyrtare të këtij vendi.

 

– Pse nuk kërkoni zgjedhje të parakohshme?

 

Do të vij edhe aty. Pra, ju jeni gazetarë. A ka ndodhur në 20-23 vjet që t’i hidhet kokë dhie apo gjeli ndonjë gazetari?

 

– Ka ndodhur dhe më keq…

 

Çfarë ka ndodhur?

 

– Janë rrahur gazetarë…

 

Rrahja është tjetër dhe kjo është tjetër. Rrahja është një akt i dënueshëm, kurse ky është akt tipik mafioz. 23 vite një herë i është hedhur një mafioz i ka hedhur tjetrit kokën e gjelit dhe një herë tjetër është koka e dhisë, pra është kodi i mafies. Cili qe reagimi ndaj këtij akti makabër, ndaj një njeriu të pambrojtur, i cili zbërtheu, është një nga investigimet më të shkëlqyera që bëri. Kemi se si kalonte me mikrobusa, unë e dija, ma kishin dhënë vetë ata, si kalonte me mikrobusa nga Lazarati në një magazinë të madhe të braktisur nga ushtria ku rrinte një roje, por akoma i ushtrisë, ngarkohej më pas në ora 1 të natës në kamion dhe shkonte në Seman. A e dini ju që avioni i parë i parë nga qytetarët shqiptarë daton më datën 11 dhjetor?

 

– Para kësaj kjo gjë, gjatë qeverisjes tuaj kjo gjë as që ka qenë e shtruar?

 

Kurrë, kurrë, kurrë.

 

– Kryeministri ka thënë se ka fakte të reja që do t’i nxjerrë.

 

Kryeministri ka një fatkeqësi të jashtëzakonshme, që çdo gjë përpiqet ta kalojë me trillime, është një ekip që po vjen këto ditë për të verifikuar 10 ngarkesa gjatë këtyre kohëve, i partnerëve. Avionët kanë fluturuar në të katërt anët e vendit. Çfarë përgjigje ka dhënë? Ka dhjetë Lazarate, tani lumi i Vlorës, Malësitë e Krujës, veriu, zona të tëra që të gjitha janë plantacione dhe ka filluar mbjellja e opiumit.

-Përse ju nuk këkoni zgjedhje të parakohshme por kërkoni dorëheqjen e Ramës?

 

Së pari tradita dhe dëshira jonë është dhe mbetet që të respektonim katër vite qeveri. Absolutisht. Ka një nen Kushtetuta që ky sistem bazohet në zgjehdje periodike por në mënyrë absolute situata është në emergjencë kombëtare dhe ky është fillimi i një beteje multidimensionale. Nuk nxirren dhe nuk mund të nxirren nga axhenda mashtrimet e tij elektorale. Pse? Nëse ne nuk qendrojmë ndaj tyre Shqipëria do të jetë vendi më gaztor i zgjedhjeve në Europë ku shko në Shqipëri gënje çfarë të duash dhe do të marrësh vota. Por ne do të qendrojmë. Ne do të qendrojmë në kohën më të parë, më të përshtatshme tonën, por atë ne nuk e heqim nga axhenda, dhe nëse e heqim atë nga axhenda opozita nuk mund të shkojë drejt zgjedhjeve.

 

-Pas zgjedhjeve ju dhatë dorëheqjen, por jeni ende shumë aktiv, përse nuk qendruan ende në krye të PD?

 

Unë kisha një vendim timin, të parapërgatitu. Nëse do të humbisja zgjehdjet qartësisht unë do largohesha. Unë i kamq endruar plotësisht këtij vendimi dhe as që e kam vënë kurrë në diskutim. Përndryshe unë vazhdoj t;iu sigurij një gjë. Unë kam qenë aktiv në ‘90 kur nuk kam pas asnjë parti, unë mbroj atë set parimesh, atë paketë parimesh dhe vlerash që unë u besoj.

 

-Po por nga çfarë pozitash. Çfarë kanë bërë kolegët tuaj në këto raste, psh Helmut Kol?

 

Helmut koli për mua është kancelari më i madh në historinë e tokës gjermane. Tony Blair ka një aktivit të fuqishëm tani bizneso-politik, unë kam zgjehdur të vazhdoj pasionin tim, politik. Pra, këtu nuk ka asnjë lloj problemi.

 

-Cili është vendi për lidershipin e ri të Partisë Demokratike?

 

Të drejtosh një parti, nuk është thjeshtë një punë e përditshme, por një punë rraskapitëse, tmerrësisht e ngarkuar  në rrafshin fizik, psikologjik, intelektual dhe të gjithanshëm. Absolutisht në atë parti cvcdo vendim e merr kryetari i saj me një grup që është ad hoc sa të bëhen zgjehdjet e tjera në mënyrën më të qartë. Të m,endosh se nuk këshillohet me mua siç këshillohet me të tjerë kjo ëhstë absurde por a vepron ai në iniciativën dhe në vetvetësinë e tij vepruese është e gabuar. Gjërat kryesore, kurrë nuk mund të jenë të maskuara, një gjë kryesore është e shpallur. Psh, opozita si e ka problemin me këtë punën e integrimit. Opozita e mbëhstet me të gjithë forcën integrimin dhe ai që  gjykon veprimet e opozitës se ka qëllime anti integrimit është gabim. Që në momentin që opozita bën dopjo lojë ajo asgjësohet, që në momentin që opozita i thotë një të huaji  që Shqipërisë t’i jepet statusi dhe shqiptarëve t’u thotë t’u jepet statusi e fut veten në zero. Akti i paerë që është kjo është forcë pa moral. Nuk ma imponuan, nuk ma kërkuar , ky është akti im. Përekushtimi im i palëkundur unë bëj gjithçka të mbroj parimet e mia. PD nuk është e detyruar kategorikisht t’i ndjekë ato.  Dhe është në atgrin e saj si ta gjykojë.

Unë mbroj pikëpamjet që besoj. Edi Rama ka pasur mundësi t;i jepte një rrjedhë krejt tjetër.

 

-A keni fakte të reja përsa i përket drogës dhe pilotit italian? Cilat janë këto të reja?

 

Së pari ka qenë Riformato në Shqipëri për këtë mision të paktën dhe pesë herë të tjerë. Në këtë periudhë. Ai që guxon të vijë në kjulmin e debatit, dhe ti kishte rrugët e shtruara. Kjo që po ndodh është tmerrësisht kërcënuese për Shqipërinë. Unë nuk po them se nuk është mbjellë kanabis më përpara, nuk po them se nuk ka patur trafik, por po jap të dhëna. Gjatë kohës sone trafiku ra në mënyrë dramatike, Departamenti i Shtetit, njofoti që Shqipëria e ka spostuar rrugën e drogës në qëllimet e saj, oficeri i qarkut të Fierit, tha tre herë jemi njoftuar për avionin në Bedat. Aktet, uljet e para. Në Kardhiq, avioni është ulur i mbrojtur nga policia, i rrethuar nga policia.

 

-A dispononi foto për Kardhiqin?

Dokumentat do të dalin në kohë. Por unë këto i them me përgjegjësi të plotë. Avionët që janë ulur më datën 11 dhe 12 dhjetor në Kardhiq janë ulur n

ë zonë të rrethuar nga policia. Po ju them një të vërtetë që nuk di si do tiu duket. Si President, si Kryeministër natyrisht unë kam patur shërbime por të jesh i bindur që informaiconet më kryesore unë i kam nga qytetarët. Në mënyrë më absolute. Nmë 98 % janë të vërteta. Unë i verifikoj. Psh më erdhi informacioni për Bedatin, i them gazetarëve shkoni verifikoni, kur i verifikuan ata thanë shumë e sigurtë.

 

-Gjithë kjo drogë që po transportohet tani në Europë e ka fillimin edhe kur ju keni qenë kryeministër pasi është mbjellë asaj kohe? A ndijeni përgjegjësi për këtë?

 

Nuk ka diskutim që ditët e zgjedhjeve është shtuar mbjellja dhe sidomos ka rënë mbjellja në qershor korrik dhe korrja në tetor. Pa diskutim që është diskutuar, sepse forcat e rendit dhe policia marrin detyra kryesore zgjedhjet. Por tani, çfarë duhet të bënte kjo qeveri. Lazarati vet si fshat brenda vijës së verdhë është 37 hektarë, nëse zbret trojet e shtëpive dhe muret e oborreve mbeten 27 hektarë. Lazarati, Dropulli dhe askërkush tjetër nuk mbjell në fushë qoftë edhe një bimë të vetme, aty smbjell dot. Ku mund të mbillet. Mbillet në kodra. A janë 800 hektarë ato kodra? Unë kurrë nuk e besoj por kjo nuk do të thotë janë s’janë. Ka një deklaratë që është nga helikopteri, nga një tjetër deklaratë që është bërë nga sateliti. Kjo nuk zhgjidhet në këtë mënyrë. Shkohet shkelet, toka, fshati është kalbur, kontrollo kodrat, dhe nëse këto dalin, unë me hetimet që kam bërë nuk janë kurrë më shumë   se 50-60 hektarë jashtë fshatit të mbjellura në gërxhe. Pse e them këtë sepse harrohen qindra e qindra në zona të tjera. Nuk është Lazarati vendi më i përshtatshëm, Lazarati ka një problem, ka ujin problem. Lazarat e kanë me kosto të lartë.  Aty nuk duhet të ndërhyhet me forcë aty duhet të ndërhyhet me metoda të tjera. Të eliminojmë sa më shumë që të jetë e mundur të mbjellat. Një gjë është e qartë këtu, që ta zhdukësh nuk është e mundur, nuk e ka zhdukur asnjë vend, një nga prodhuesit e saj janë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Meksika, India.

 

-Nisur nga ky argument zoti Berisha, droga ka pasur dhe do ketë, ju po thoni se problem është inkurajimi dhe lidhja. A nuk është pak si shumë që një kryeministër që sapo ka ardhur dhe sikur të dojë ai dhe ta ketë që qëllim bazë, për kaq pak kohë që të futej në këtë sistem dhe çështë më e rëndësishmja a nuk është një aventurë aq shumë e madhe sa për tu ëprfshirë për një situatë kaq shumë të monitoruar?

 

Problemi ëhstë ndryshe. Nëse ka një gjë që do të paralizojë këtë vend, vendimarrjen, do të bëjë që vendimarrjen ta marrë droga, të vendosë droga në rrugë, në  Parlament dhe kudo është kjo. Droga është në këto përmasa dhe në përmasat që po merr ëhstë faktor shkatërrimtar kanë vuajtur në mënyrë të tmerrshme kolumbianët, bolivianët etj, por ka patur një ushtri kundërshtare të trafikantëve të cilët luftojnë kurse këtu është qeveria që impilikohet drejt për drejtë me drogën. Tani, ne dimë që ai paguhet me shuma marramendëse nga Ministri i tij i Brendshëm, dhe ne e kemi thënë këtë, por atëherë çfarë e pengon këtë Kryeministër që të ngrihet kundër. Çfarë e shtyn këtë kryeministër të akuzojë opozitën? Po si mundet një kryeministër, i cili kishte folur një javë më parë për mushkonja, veporim publik i tij dhe që ato dolën aviona. Ai e ka të didktuar këtë. A e dëgjoni se çfarë thotë, më i shkëlqyeri ëhstë ministri Tahiri, është më i shkëlqyeri sepse i dorëzon shumën. Po të të vinte ty Shërbimi  Informativ të të thoshte shiko se kemi këto të dhëna, ky duhet të ishte i pari që do reagonte. Çfarë kanë bërë këta tani. U kanë hedhur hi syve shqiptarëve, kanë venbdosur  blloqe betoni mbi pista. por këta avionë mund të ulen edhe jo në pista. Gjykata Kushtetuese ka vendopsur se shumica në komisionin hetimor parlamentar i takon opozitës, dhe kjo vjen nga Gjykata gjermane kushtetuese e cila ëhstë për hir të së vërtetën gjykata që studion më shumë në botë jurisprudencën kushtetuese dhe frymëzon edhe Strasburgun. Dje nuk na lejuan që të ngrinim komisionin, kjo përbën një akt tmetërrisht të rëndë. Gjërat do i shohim siç janë. Nëse ti je aty je për të fol dhe nuk të repsektohet e drejta kushtetuese ti je kot aty?

 

-Do dilni nga Parlamenti?    

 

Jo nuk do dalim, jo ne kete periudhe. Është statusi dhe një dalje nga Parlamenti mund të ishte i vetmi moment që mund të ndikonte në mosmarrjen e statusit. Ne e kapërdijmë këtë. Kjo ëhstë shumë e përkohshme. Që ti t’i shkelmosh të drejtat Ksuhtetuese një opozoite ti i jep të drejtë opozitës që të përgjigjet me të gjitha mjetet për të mbropjtur të drejtat e veta dhe ky po çon drejt një konfrontimi të paimagjinueshëm.pa diskutim.

 

-Çfarë nënkuptoni me konfrontim të paimagjinueshëm?

Shkelja kushtetuese e tjetrit, atij i lind e drejta t;i mbrojë ato me çdo mjet. Absolutisht me çdo mjet. Nëse ata mendojnë se mund të shkeljmojnë të drejtat edhe atë “IK” do shohin se si do marrë pastaj, sepse ne kemi dhe mekanizma të tjera.