Fjala në Kuvend e deputetit Flamur Noka:

 

Siguruam kufij tërësisht të sigurt me sisteme moderne dhe bashkekohore. Me siguri ne lam kufijt më të sigurtë në Ballkan dhe sot kemi kufijtë me të pasigurt në Ballkan dhe më
gjerë. Nuk ka si shpjegohet ndryshe që në Itali kapen çdo ditë mjete nga më të ndryshmet, Para dy ditesh u kap nje makinë e cila gomat edhe sarbatorin gjysëm benzinë e gjysëm
me drogë e kishte. Nga kaloi kjo?! – nga kufijtë. Greqia ka dhënë alarmin, për herë të parë pas ’97 ka hyrë Ushtria të monitorojë kufijtë me Shqipërinë sepse ne i kemi shpartalluar.
Italia ka dhënë alarmin! Pra, a mund të ndodhë ky shpartallim kufijsh pa një vullnet politikë?! Jo, sepse nuk ndodhi dje, dje kishte një vullnet të qartë politik për të menaxhuar kufijtë dhe për të zbatuar detyrimet qoft ndaj qytetarit të vendit tone qoft ndaj BE-së për të patur kufij tërësisht të sigurt. Sot ka vullnet politik. Pse e themi që ka vullnet politik, sepse siguria e kufijve nuk është thjeshtë dy letra, një strategji e hartuar në letër dhe hidhet në kosh, por është kryesisht vullnet. E them përsëri çështjen e vullnetit politik sepse shofim dhe bëjmë një
analizë. Rikthimi i të gjithë atyre që janë hequr dikur nga puna, nga qeveritarët tuaj, nga Ministri dhe Drejtori i Policisë së qeverisë së majtë para 2005. Po marr dy shembuj:

1. Xhevair Karaj, Drejtor Personeli, i larguar për pasaporta të falsifikuara dhe të bllokuara me motivacionin person i papërshtatshëm për të punuar në Policinë e Shtetit. I larguar me
motivacionin si i përfshirë në trafiqe të paligjshme, korrupsion dhe me motivacionin si i angazhuar në përfshirjen e skafistëve.

2. Sokol Çelaj, sot ky zotëria që me mustaqe këtu e ka emëruar Drejtor Kufiri. Ky do na e ruaj kufirin, Sokol Çela. Pse është përjashtuar nga policia Sokol Çela? Raporti i Policisë në
2004 thotë se Sokol Çela është eksponent i lidhur me persona të akuzuar për trafik droge dhe eksponent i rrjeteve kriminale.

3. Perlat Çullhaj, Drejtor i Policisë së Durrësit, i impliuar drejtëpërdrejtë në rrjetin e trafikut të drogës, i larguar me motivacionin për prishje të provave në vendngjarjet kriminale dhe
fshehje te krimit.Pra këta po na ruajnë kufijtë! Këta zotërinj që përmënda e shumë si këta, qeveria u ka ngarkuar detyrën të ruajnë kufijtë me çanta droge.