Deputeti Ristani denoncon emërimet kriminale të Kryeministrit. I arrestuari në 2006 me superaksion të policisë, bëhet Drejtori Rajonal i Transportit të Sarandës.

 

Emërimi në poste kyçe të personave me precedent të rrezikshëm kriminalë, është një nga arsyet pse trafiku i drogës ka lulëzuar në çdo cep të Shqipërisë.

Edi Rama ka treguar me të vërtetë vendosmëri në përfshirjen në administratë të këtyre personazheve, që shpesh kanë bërë bujën e kronikës së zezë në vend.

Klemend Balili është arrestuar ne korrikun e vitit 2006, me 750 kilogramë kanabis.

Aksion  i suksesshëm i policisë në atë kohë, pasi i arrestuari dyshohej se drejtonte një klan kriminal në Sarandë e përreth.

Sot, Edi Rama, njeriun e 750 kilogramëve kanabis, e ka bërë Drejtor të Drejtorisë Rajonale të Transportit në rrethin e Sarandës.

Ja pra kush është modeli i qeverisës së Edi Ramës.

Ja përse droga ka shpërthyer ngado.

Sepse Kryeministri jo vetëm u ka hapur rrugën trafikantëve, por u ka dorëzuar edhe zyrat e rëndësishme të shtetit.