Kryetari i Partisë Demokratike deklaron në Kuvendin zgjedhor të Sarandës se kriminalizimit të qeverisë do i përgjigjemi me intelektualët më të mirë.

 

Kryetari i PD-së Lulzim Basha mori pjesë në kuvendin zgjedhor të PD, dega Sarandë. Në fjalën e tij në këtë Kuvend, zoti Basha ka shprehur mirënjohje dhe falenderim për të gjithë anëtarët e Partisë Demokratike, ata me teserën e dhjetorit të vitit 1990 si dhe ata me teserën e majit të vitit 2014, që morën pjesë dhe dhanë kontributin e tyre të çmuar. Këtë fushatë, zoti Basha, e ka konsideruar vendimtare për ringritjen dhe të ardhmen e Partisë Demorkatike si alternativa politike kryesore e qëndrës dhe qendrës së djathtë në Shqipëri. Kryetari i PD ka bërë të ditur se qëllimi i tij për një kufizim dhe papajtueshmëri të mandateve, sanksionuar në udhëzim, ka për qëllim një garë të hapur, qarkullim të elitave politike drejtuese dhe mbi të gjithë, delegimin e vendimarrjes së anëtarësisë të PD.

 

“Duke nxjerrë udhëzimin që ju të giithë e njihni, qëllimi kryesor i të cilit është kufizimi dhe papajtueshmëria e mandateve për të lejuar një shpërthim me të lirë të ambicieve, për një pasurim më të madh të alternativave për anëtarët dhe për një qarkullim më të sigurtë të elitave politike drejtuese në parti, unë kam zgjedhur garën e hapur me pjesmarrjen e gjithë kandidatëvë të propozuar që nuk bien ndesh me kërkesat e udhëzimit. Kuvendim i lirë, zgjedhje të lira, pushtetin votës- kjo është platforma, kjo është deviza ime”, tha Basha. 

 

Kryetari i PD Lulzim Basha, duke sjellë në vëmendje faktet tronditëse të emërimit në poste drejtuese të personave me precedent kriminal, ka theksuar se sot Shqipëria ka nevojë për një alternative të përfaqësuar nga njerez me vlera qytetare, intelektuale dhe morale. Këtë alternativë, tha zoti Basha, shqiptarëve do t’ua japin demokratët duke zgjedhur sot qytetarët më të mirë për të drejtuar PD-në në çdo qelizë të saj.

 

“Kudo ku Edi Rama dhe kundershtarët tanë politik të së majtës ngulin tashmë apo ka ndërmend të ngulin flamurin e zi të kriminalizimit të qeverisjes me njerëzit e ardhur apo të përgjedhur nga malavita, ne, kundërshtarët e tyre, do t’u përgjigjemi me intelektualët më të mirë, më demokratët më popullorë me bindjen se qytetarët shqiptarë janë me ne e do të jenë me ne, në këtë mision dhe asgjë nuk mund ta mposhtë forcën e bashkimi tonë”, tha Basha.