Kryetari i PD, Lulzim Basha merr pjesë në Kuvendin Zgjedhor të degës së Matit, ku u zgjodh kryetari i saj i ri

 

 

Partia Demokratike ka nisur mbajtjen  e kuvendeve zgjedhore në mbarë vendin për të kulmuar në fund me Kuvendin Kombëtar. Kryetari i PD-së Lulzim Basha ishte i pranishëm në Kuvendin e XI zgjedhor të degës së Matit ku u zgjodh dhe Kryetari i PD për këtë degë. Ky proces është paraprirë nga regjistrimit dhe riregjistrimi i anëtarësisë së PD të cilin Kryetari i demokratëve Lulzim Basha e ka cilësuar jetike për një parti që ka, e do të ketë në themel të organizimit dhe sistemit të saj të karrierës votën e lirë të anëtarëve të saj. Zgjedhjet në PD, theksoi zoti Basha, po sjellin forca të reja, energji të reja, frymëzime të reja, synime të reja.

 

“Me zgjedhjet në seksione, në bazë të statutit dhe udhëzimit të lëshuar, partia ka përjetuar në themelin e saj përtëritjen dhe qarkullimin e nevojshëm të  një numri të madh të zgjedhurish, duke sjellë në krye të seksioneve forca të reja, energji të reja, frymëzime të reja, synime të reja, pa të cilat një parti politike nuk ka jetë, nuk ka të ardhme. Qarkullimi  drejtuesve politike  të çdo niveli është një parim i partive demokratike moderne që zbatohet e duhet të zbatohet në vijimësi, në çdo kohë  dhe sidomos në kohën kur partia humbet zgjedhjet, siç i kemi humbur ne, kur kalon në opozitë siç kemi kaluar ne, kur fillon të përgatisë nisjen e re, siç po bëjmë ne”, tha Basha.

 

Ndryshe nga mazhoranca e sotme që promovon narkotrafikantë  dhe individëve  me rekorde kriminale,   Partia Demokratike, tha zoti Basha, ka kriter të panegociueshëm kapacitetet  politike –  intelektule të drejtuesve dhe të zgjedhurve, integritetin dhe imazhin e tyre pozitiv në publik. Kjo, sipas kryetarit të PD, është dhe mbetet e një rëndësie vendimtare për suksesin e PD-së në zgjedhje, në opozitë dhe në qeveri.

 

“Ne, Partia Demokratike kemi një sfidë dhe një mision  qytetar e kombëtar:  Të reflektojmë, nga një anë, për çdo rast të degradimit  dhe shkarjes nga parimi i meritës dhe  vlerave  në radhët tona. T’i dalim përballë nga ana tjetër dhe t’i përgjigjemi me vendosmëri, me njerëzit me të zotë që ka nxjerrë familja dhe shoqëria shqiptare, shkolla shqipe dhe shkollat e botës ku  kanë studiuar e po studiojnë shqiptarët,   projektit ogurzi  në veprim  të kundërshtarëve tanë të  provomimit   të narkotrafikantëve  dhe individëve  me rekorde kriminale  në politikë, në administratë, në drejtim, duke  poshtëruar  popullin e  duke rrezikuar seriozisht  të ardhmen demokratike të vendit”, tha Basha.