Kryetari i PD, Lulzim Basha merr pjesë në Kuvendin Zgjedhor të degës së Librazhdit 

 

 

 

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha mori pjesë në Kuvendin Zgjedhor të kësaj partie në qytetin e Librazhdit. Zoti Basha është ndalur tek  procesi i zgjedhjes së drejtuesve të rinj të PD nga vota e anëtarësisë së kësaj partie, duke shprehur bindjen se autoriteti që buron nga vota e lirë përbën kuotën më të lartë të përgjegjësisë të të zgjedhurve dhe zgjedhësve.

“Gjatë 23 vjetëve të jetës së saj, Partia Demokratike ka aplikuar gara me shumë kandidatë te zgjedhur nga baza dhe gara me kandidat të seleksionuar në qendër. Unë besoj se vota e lirë gabon më pak se subjektiviteti i një njeriu. Unë besoj se demokratët e Librazhdit dhe demokratët anëmbanë duhet të marrin dhe meritojnë të marrin përgjegjësit. Pushtetin dhe autoriteti që buron nga vota e lirë përbën kuotën më të lartë të energjisë të frymëzimit dhe përgjegjësisë së gjithsecilit, të atij që e kërkon, të atij që e jep dhe të atij që e merr votën. Vetëm me votë të lirë, PD do të mund të forcojë themelet mbi të cilat është ngritur që në ditët e Dhjetorit të 90’”, tha Basha. 

Zoti Basha theksoi se PD përfaqëson alternativën e lirisë dhe zhvillimit dhe këtë alternativë do ta zgjerojë dhe forcojë më tej duke përzgjedhur drejtuesit më të mirë për ta drejtuar këtë parti.

“Themeluesit e PD-së në 90 krijuan një parti me endrra të mëdha. Sot pas 23 viteve jemi një parti me histori të madha por jemi dhe mbetemi prap një parti më endrra më të mëdha. Janë këto ëndrra të reja por jo më të pak ta se ato të dhjetorit 90 që ndriçojnë dhe duhët të ndriçojnë rrugën tonë të rrënjosura në alternativën tonë dhe duke garantuar përmes njerëzve tanë më të mirë fitoren në përballjen e ardhshme politike”, tha Basha.