Te nderuar kolege deputete,

ne keto muaj keq-qeverisje, vendi eshte shume me keq se c’ishte me pare; ekonomia eshte me e rrenuar dhe familjet shqiptare jane me shume ne veshtiresi; 

borxhi i marre nga qeveria eshte duke kaluar limitet dhe shqiptaret sot jane edhe me shume borxhlinj se me pare; 

 

 

rendi dhe siguria jane perkeqesuar ndjeshem, se paku dy here me shume se nje vit me pare, sipas kryeministrit te vendit, ne sms-ne qe i dergonte ministrit te cunave; 

pa futur ketu kartolinen e vitit te ri te rilindjes, tritolin qe ne muajt Janar, Shkurt e Mars ishte i perditshem; 

pa futur ketu as trafikun e droges, qe po kap kulmin e tij dhe ka shkuar aq ne ekstrem sa transporti ka filluar te behet me aviona, gje qe u vertetua nga rilindasi italian, Riformato, i cilit i ngeci avioni me droge ne mes te dites ne plazhin e Divjakes, duke i lene qeverise ne dere, rroten ne vend te mushkonjes;

imazhi i vendit sot ne Europe, fatkeqesisht eshte persire pas shume vitesh ne nivelet me te uleta, ku shkrimet negative ne gazetat me te medha europiane nuk mund te mbulohen nga artikuj te paguar nga qeveria me parat e shqiptareve, te tipit ‘a do me per Belulin’. Sepse artikuj te tille kur nuk ka shqiptar qe i beson, europian s’ka e s’ka.

Jeta dhe ekonomia e shiptareve sot eshte edhe me e pa sigurt, sepse policia dhe qeveria jane jo thjeshte ne sherbim te partise, por ne sherbim te nje grushti te vogel njerezish, e akoma me keq, ne zbatim te asaj qe dikur quhej lufte klasash.

Sot, shkaterrojne e hedhin ne ere mundin e djersen e shqiptareve, edhe te atyre qe kthehen nga emigracioni per te investuar mundin e tyre ne vendin e vet, ku ne rastin e mallakastres u rrahen e dhunuan nga policia e shtetit, ndersa vete shteti u shkaterronte me fadroma mundin e gjithe jetes se tyre. Apo ne rastin e koleksionistit Gjergji Thimio i cili sheh sot nga pas hekurave te burgut, se si shteit i grabit per interes te shtetareve veprat e artit te koleksionuara me mundin dhe djersen e vet. Apo ne rastin e qindra familjeve qe fitojne buken e gojes duke shitur produketet e tyre ne aksin Lushnje-Rrogozhine, te cilat prej ditesh terrorizohen nga policia e shtetit se do t’u prishe ato tezga me drunje e me kashte, a thua se gomari calon nga veshet!

Po te vazhdoj, rastet jane te panumerta dhe situatat nga me absurdet, qe te bejne te besosh qe nuk jetojme ne nje vend ne mes te Europes, qe vetem pak vite me pare u be edhe anetar i NATO-s apo qe iu hoqen vizat, por ne nje vend larg civilizimit, ku vendimet e gjykatave nuk kane vlere, ku ligji ekziston per t’u shkelur e jo per t’u zbatuar, ku pushtetari punon per t’u pasuruar ne kurriz te qytetareve te vet, te cilet i shkel me kembe sa here ka mundesi apo sa here i nevojitet!

Por pse ndodh kjo? Arsye ka shume, qe nga menyra e ardhjes ne qeveri, me vote te blere, e deri tek mentaliteti i atyre qe qeverisin!

Por besoj qe nje nga arsyet kryesore eshte edhe ajo te cilin ky komision hetimor per “verifikimin e ligjshmerise se emerimeve ne detyre ne administraten shteterore, entet publike apo shoqerite tregtare shteterore” ka si objekt hetimi!

Qe do te thote, verifikim me te gjithe personat e emeruar jo thjeshte si militante te Partise, se ata ky kryeminister e ka vertetuar qe nuk i perfill edhe aq, por te gjithe atyre personave qe si rilindas e kane sjelle vendin dhe situaten ne vend ne kete pike te ulet qe eshte sot!

Te gjithe atyre personave qe sot po e shkaterrojne Shqiperine jo sepse nuk dine si te bejne punen, por sepse dine si te punojne vetem per veten e tyre dhe jo ne sherbim te qytetareve. Jo sepse nuk dine se c’thote ligji, por sepse u intereson me shume ta shkelin ate, sic kane bere ne te kaluaren e tyre! Jo sepse kane qene te larguar nga puna me pare per arsye politike, pjesen me te madhe i kane larguar nga puna vete qeverite e meparshme socialiste. Jo sepse jane larguar ne shkelje te ligjit, por pikerisht sepse e kane shkelur ate! Jo sepse kane qene ne burgje per kavalishence, por sepse kane shkelur ligjet e shtetit shqiptar dhe vendeve te BE-se!

E per rrjedhoje sot, rilindasi italin, Riformato, fluturon si zog i lire dhe me leje nga shteti shqiptar, duke transportuar droge i qete, derisa i ngeci rrota ne Divjake! Ai mund ta bente kete, sepse ata qe duhet te jene duke e luftuar e parandaluar, jane rilindas shqiptare, riformato ne llojin e tyre, qe pas 23 Qershorit kryerilindasi i vendosi ne krye te strukturave shteterore.

Nje fjale e urte popullore qe do ta pershkruante shume mire kete situate eshte ‘Edi Rama i vari melcite, ujkut ne qafe’!

Ndaj sot droga kalon kufinjte pa asnje problem dhe per kete falsin shifrat e tonelatave qe kapen nga shtetet fqinje Itali e Greqi, apo edhe nga ato ne zemer te Europes, Gjermani!

Ndaj sot, justifikimi qesharak, nuk e mbollem ne, nuk ka vlere e rendesi! Sepse ne fund te fundit, rendesi ka kush e lejon te korret e te transportohet e lire dhe me mbeshtetje te strukturave shteterore; apo me mire te them, me mbeshtetje te strukturave te trafikut, sot pjese integrale e strukturave shteterore.

Them me mbeshtetje te strukturave te caktuara shteterore, sepse nuk besoj qe ka njeri aq te guximshem e kamikaz qe te ule nje avion plot me droge ne mes te dites, ne nje plazh publik, pa patur mbeshtetje dhe visto nga shteti! Sepsee nuk besoj qe ka trafikant aq te zgjuar e te zotin, sa te kaloje tonelata droge nen hunden e policise dhe doganave pa patur mbeshtetje nga shteti!

Por, nuk ka se si te ndodhe ndryshe, rilindja sot ka vene ujqerit qe te ruajne vathen!

Pikerisht kete ka per synim te hetoje ky komision hetimor, si e drejte e patjetersueshme e opozites dhe ne sherbim te zerit te qytetareve! Sepse po te mos ishin sot ne krye te shtetit persona te inkriminuar dhe me precedente penale, do te kishim me shume kriminele pas hekurave dhe me pak tritol rrugeve te Shqiperise!

Fakti i doreheqjeve te personave te denoncuar nga Partia Demokratike, eshte argumenti me i rendesishem ne favor dhe ne domosdoshmeri te ngritjes se ketij komisioni.

Por, te nderuar kolege e qytetare,

per medimin tim nuk duhet hetuar vetem fakti i personave te inkriminuar qe sot uzurpojne pozicionet kyce ne administraten shteterore dhe qe se bashku me kryeministrin qe mban pergjegjesi direkte per kete, si kreu i ekzekutivit, po shkaterrojne Shqiperine dhe po i veshtiresojne jeten qytetarit te ndershem, ndersa pasurojne veten dhe trafikantin;

por, duhet gjithashtu te diskutohet edhe emerimi i personave te paafte per te kryer detyren, sepse te gjithe se bashku jane pergjegjes per gjendjen qe ndodhen sot shqiptaret brenda vendit dhe Shqiperia brenda Europes!

Sepse, po te shohim, te paaftet me te medhenj, jane rilindasit e ulur sot aty siper, te vetekenaqur ne paaftesine e tyre. Dhe pa shkuar shume larg sa viti i kaluar ku gafat e qeverise ishin te shumta, duke kulmuar me armet kimike, vetem pak dite me pare shkelqeu paaftesia e ministrit dhe kryeministrit ne marredheniet me jashte;

kur u tha
ne Hollande se jo 90%, por 99%, e eurodeputeteve nuk e dine se cfare eshte statusi i vendit kandidat, a thua se po fliste ne mbledhjen e qeverise se vet;

shkeqleu gjithashtu paaftesia kur u tha qe krim te organizuar keni ju, qe prostitucion keni ju dhe ne ju sjellim prostituta! A thua se po fliste ne mbledhjen e grupit te tij parlamentar!

Turp! Duhet te jete kryeministri i vetem ne bote qe ofendon kaq rende vendin e vet dhe qytetaret e vet!

Shkelqeu gjithashtu paaftesia e ministrit dhe kryeministrit ne punet e brendshme te vendit, kur para nje jave e mbyti zonen te shkembi i kavajes me tritol, duke u bere gaz i botes, por fatkeqesisht duke i shkaktuar deme familjeve e shkaterruar bizneset dhe hotelet reth e rrotull. 

Shkelqen paaftesia e ministrit dhe kryeministrit edhe ne fushen e arsimit, ku drejtoresha arsimore e Tiranes, qe dje u kerkonte harac nxenesve, voten ne kembim te notes, sot i kerkon harac bankave per pagat e mesuesve!

Por edhe kjo eshte normale per kete qeveri, sepse per te nuk ka rendesi shkollimi, brenda vendit apo edhe ne shkollat me te mira jashte vendit. Per te ka rendesi dhe kete e deshmojne emerimet ne pozicionet e larta drejtuese ne administrate, jo institucionet arsimore ku te rinjte diplomohen, por institucionet e e vuajtjes se denimit ku trafikantet promovohen.

E per ta mbyllur, jo se shembujt apo problemet mbarojne, por sepse koha nuk eshte e mjaftueshme per t’i permendur te gjitha ne nje fjalim, megjithese jam i sigurt qe qytetaret i dine e i shohin me mire ne jeten e tyre te perditshme, nuk mund te le pa permendur edhe nje tjeter.

Shkelqimi i paaftesise se kesaj qeverie per te prodhuar ligje e reforma, kulmoi me iniciativen me te fundit per te legalizuar martesat gay. Qeveri shterpe e pasive ne cdo aspekt te reformave, pervec kesaj te fundit.

Megjithese besoj qe eshte nisme ligjore qe do te deshtoi, sepse pavaresisht deshires se ministrit apo kryeministrit, qe e kane shitur…. veten, tek disa lobe te caktuara, deputetet e ketij kuvendi dhe qytetaret e ketij vendi kane akoma vlera dhe moral per t’i thene Jo!