Zëdhënësja Vorpsi denoncon standardin e dyfishtë dhe vendim preferencial të gjykatësit Laze për zyrtarin e Ramës

 

 

 

Gjyqsori shqiptar ka dhënë sot një sinjal negativ drejt dorëzimit në duart e Kryeministrit Edi Rama, duke i kryer atij një shërbim politik.

Për të njëjtën akuzë, zyrtari i Edi Ramës lihet i lirë nga gjykatësi Artan Laze, ndërsa zyrtari i Bashkisë së Tiranës që drejtohet nga kryetari i opozitës, lihet në masë arresti.

Kjo drejtësi preferenciale, e diktuar nga urdhërat politikë të Edi Ramës është një zhvillim shumë negativ për vendin dhe një këmbanë alarmi.

Vendimi i sotëm i gjykatës, është parathënia e një kohe të errët ku po zhytet drejtësia, kur gjykatësi zbaton standard të dyfishtë për të njëjtën akuzë dhe për të njëjtat rrethana ligjore.

Gjyqtari Artan Laze është një shërbëtor i kahershëm i Partisë Socialiste, por me vendimin e sotëm haptazi preferencial, ai i ka dërguar sinjal të gjithë drejtësisë, se zyrtarët e Edi Ramës nuk mund të hetohen, nuk mund të arrestohen, nuk mund të gjykohen.

Edi Rama është prej kohësh në krye të një fushate sulmi, presioni dhe denigrimi ndaj drejtësisë. Dhe sot u dha prova e parë se përse Kryeministri po godet gjykatësit. 

Sepse Kryeministri kërkon të jetë i paprekshëm. 

Dhe të paprekshëm, kërkon Kryeministri që të jenë dhe zyrtarët dhe sejmenët e tij. Kjo është rilindje.