Kryetari i Grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Edi Paloka, bën përgjegjës kreun e parlamentit për degradimin që Rama u ka bërë seancave plenare

 

 

 

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta vuri dhe sot maskën e tij të hipokritit, duke u tallur me një cështje shumë të mprehtë të parlamentarizmit në vend, sic është përjashtimi i Sali Berishës.

Ilir Meta është në pozicionin që duhet të reflektojë thellë për përgjegjësitë e tij në këto kohë kur Kuvendi dhe salla e seancave plenare, janë ndotur më shumë se asnjëherë nga Kryeministri i vendit.

Nuk është një drekë njalash që mund të bësh gallatë, por është përgjegjësi direkte e Ilir Metës, përjashtimi i denoncuesit, i lajmësit. 

Eshtë përgjegjësi direkte e Ilir Metës rrahja e shpatullave të deputetëve dhunues, dhe ndëshkimi i deputetit të dhunuar.

Në parlamentin që drejtohet nga Ilir Meta, Kryeministri i vendit ka kërcënuar publikisht opozitën.

Në parlamentin që drejtohet nga Ilir Meta, Edi Rama ka përdorur fjalë që skuqin dhe horrat më të paturpshëm.

Në parlamentin e Ilir Metës, Kryeministri vizaton nga pas zonjat deputete.

Dhe cfarë bën Ilir Meta, qesh dhe lëshon batuta.

Kjo hipokrizi, është një maskë që mund ti shkojë Ilir Metës, por jo Kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë, duke e bërë këtë institucion qesharak dhe të papërgjegjshëm.