Zëdhënësja Vorpsi denoncon ndërhyrjen e Kryeministrit në vendimin e gjykatës dhe emërimin e dyshimtë në krye të sistemit tatimor
Në Krujë, sot ai ka seancën e radhës ku gjykohet për vjedhje.
Në Tiranë, me Edi Ramën është bërë përgjegjës i verifikimit në terren, për Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve.
Kryeministri i ka dërguar kështu një sinjal të qartë gjykatës së Krujës, duke i kërkuar që ta shpallë të pafajshëm të pandehurin Klodian Durmishi.
Duke i besuar verifikimin në terren për Tiranën, Edi Rama i ka bërë dukshëm presion Gjykatës së Krujës duke i treguar vendimin që duhet të marrë.
Prej muajsh, në Gjykatën e Krujës zhvillohet gjyqi ndaj të pandehurit Klodian Durmishi, i akuzuar nga prokuroria për vjedhje të kryer me shpërdorim detyre.
Pak kohë më parë, edhe pse nuk merr dot një vërtetim gjyqësor që nuk ka ndjekje ndaj tij, Durmishi ka arritur të rilindë e të bëjë karrierë në sistemin tatimor të Edi Ramës.
Ky është morali qeveritar i Edi Ramës.
Ky është modeli i Edi Ramës për administratën.