Deklaratë e deputetit, Eduard Halimi
Dje Edi Rama shkeli sërish Kushtetutën e vendit, vendimet e Gjykatës Kushtetuese, standartet europiane të ekzistences se shtetit ligjor të përcaktuara qartë në jurisprudencën Kushtetuese europiane.
Mazhoranca dje refuzoi sërish me dhunën e kartonave, kërkesën e opozitës për të bërë transparent për qytetaret, mekanizmin e emërimeve kriminale në administratë nga kjo qeveri, për periudhën shtator 2013-ta e këtej.
Vendimi i djeshëm i Kuvendit që refuzoi me arrogance zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese, vendim që i jep opozitës të drejtën legjitime dhe të padiskutueshme përngritjen e komisionit hetimor, implikon tërësisht përgjegjësinë e Kryeministrit, që personalisht ka bërë emërimet e administratës.
Mazhoranca veproi dje me arrogancë me ligjin, Kushtetutën dhe vendimin e gjykatës kushtetuese, vendimet e Gjykatës Kushtetuese të Gjermanisë, dhe vendeve të tjera Europiane, duke manipuluar kërkesën e opozitës me manipulimin që i bëri objektit të hetimit me qëllimin e vetëm për tiu fshehur përgjegjësisë dhe llogaridhënies
Vendimi i djeshëm që rrëzoi kërkesën e opozitës, kërkon të mbyllë mundësinë ligjore e parlamentare për të bërë transparencë në lidhje me emërimet që kanë degraduar administratën publike në vend, dhe i kanë hapur rrugën kapjes së shtetit nga elementë të rrezikshëm të botës së krimit dhe trafikut të drogës.
Me aktin e djeshëm Rama tregoi se ose është i kapur nga krimi që ka zaptuar zyrat e shtetit, ose është në krye të këtij klani të rrezikshëm që ka mbërthyer administratën.
Besnikëria e verbër që treguan dje Rama dhe Meta, duke ndaluar hetimin parlamentar, është një përkeqësim tjetër i gjëndjes së demokracisë dhe institucioneve në vend, dhe është një bekim dhe frymëzim i ri që kjo dyshe u jep personave të dënuar ose të përfshirë në afera kriminale, për të vazhduar në rrugën e tyre të kapjes së shtetit.