Fjala e deputetit të Partisë Demokratike Edmond Spaho

 

 

 

Te nderuar kolege,

E drejta per te ngritur komisione hetimore parlamentare buron nga Kushtetuta e vendit, neni 77, pika 2 e saj si dhe ligji 8891, date 2.5.2002 per organizimin dhe funksionimin e Komisioneve hetimore te Kuvendit.

Gjykata Kushtetuese nepermjet nje numeri vendimesh, eshte shprehur per ceshtje qe kane te bejne me krijimin dhe funksionimin e komisioneve hetimore parlamentare.

Eshte ne detyrimin tone si ligjevenes qe te respektojme plotesisht vendimet e Gjykates Kushtetuese ne vendimarrjen per ngritjen e nje komisioni hetimor parlamentar.

Gjykata kushtetuese ne vendimin nr.18 date 14.05.2003 eshte shprehur se: “Interpretimi i nenit 77 pika 2 te kushtetutes behet me nje analize e vleresim mbi disa ceshtje kushtetuese dhe norma nderkombetare te gjithepranuara te cilat duhet te respektohen nga kuvendi. 

Ne kete kuptim gjykata Kushtetuese shprehet se: e drejta e nje te katertes se deputeteve per te ushtruar hetimin parlamentar nuk mund te  konsiderohet  e pakufizuar por I vetmi kufizim i saj eshte i lidhur me detyrimin qe, objekti i hetimit, te jete ne perputhje me respektimin e parimeve te sanksionuara nga Kushtetuta.”

Me tej ne Vendimin 20 date 4.05.2007 Gjykata Kushtetuese shprehet se: Kuvendi mund te ngreje komision hetimor parlamentar kur permbushen te pakten tre kushte kryesore: 

 1) Ceshtja duhet te kete te beje me funksionin ligjvenes dhe funksione te tjera per te cilat eshte i autorizuar te marre masa ligjore; 

2) Objekti i hetimit duhet te fokusohet ne ceshtje ose ne subjekte konkrete; 

3) duhet te ekzistojne te dhena ose indicie te mjaftueshme qe deshmojne per ekzistencen e nje ceshtje, per te cilen eshte i nevojshem hetimi.

A permbush kerkesa e paraqitur nga nje grup deputetesh te Partise Demokratike tre kushtet e mesiperme te evidentuara ne vendimin e Gjykates Kushtetuese?

Kerkesa i permbush kushtet ne menyre te plote.

Se pari: kerkesa ka te beje me nevojen per te hedhur drite mbi zbatimin e legjislacionit per emerimet dhe pastertine e figures se zyrtareve publike. 

Se dyti: kerkesa ka te beje me nje ceshtje te vecante, emerimet e nepunesve me precedente penale ne administraten publike gjate periudhes Tetor 2013 – Mars 2014 dhe efektet qe keto emerime kane prodhuar.

Se treti: Partia Demokratike tashme ka bere publike fakte te mjaftueshme te individeve me precedente penale, te denuar nga gjykatat e vendit ose te huaja sidomos per trafikimin e lendeve narkotike. 

Jane se paku 4 drejtore te rendesishem te emeruar ne keto detyra ne shkelje te ligjeve dhe rregullave per punesimin ne administraten publike me lidhje direkte me krimin e organizuar. Dje u be public nje rast tjeter flagrant dhe te tjere do te behen ne ditet ne vazhdim. 

Vec sa shpreha me siper gjykata Kushtetuese ne vendiminm 30 date 16.5.2014 per ngritjen e komisionit parlamentar per hetimin e serverit te tatimeve ka konkluduar se:

E drejta e pakicës parlamentare për ngritjen e komisionit hetimor nuk mund të mohohet apo të kufizohet nëpërmjet vendimmarrjes së shumicës parlamentare. Ajo është një e drejtë kushtetuese që çon detyrimisht në ngritjen e komisionit;

Per fat te keq shumica e ka bllokuar ngritjen e ketij komisioni nepermjet dy artificeve:

Se pari pretendon se formulimi i opozites shkel parimin kushtetues te prezumimit te pafajsise qe do te thote se nuk mund te hetohen individe per te cilet nuk ka nje vendim te formes se prere nga gjykatat e vendit per vepren qe akuzohet.

Sikurse deklaruam edhe ne konferencen e kryetareve kur u diskutua kjo ceshtje, opozita nuk synon te hetoje raste per te cilat ka dyshime por vetem ato  per te cilet ka prova qe do te thote individe te denuar me vendime te formes se prere dhe te emeruar ne administraten publike madje ne funksione drejtuese. 

Kjo do te thote se parimi i prezumimit te pafajesise respektohet nga opozita qe me miratimin e krijimit te Komisionit. Vlen te theksohet se edhe ne drejtim te respektimit te parimeve kushtetuese Gjykata vlerëson se vetëm pasi komisioni hetimor të jetë ngritur, nëse Kuvendi ka rezerva lidhur me respektimin e parimeve dhe standardeve kushtetuese në objektin e hetimit duhen bërë përpjekje të përbashkëta për shmangien e tyre, deri në arritjen e një vendimmarrje.

Ne lidhje me kerkesen e shumices qe objekti i hetimit te perfshije edhe periudhen kohore midis viteve 2009-2013 kjo eshte kerkese e cila synon te krijoje nje artific per te bllokuar ngritjen e komisionit.

Shumica nuk mund te krijoje nje komision per te hetuar sjelljen e shumices se djeshme. Qeveria i ka te gjitha mekanizmat te verifikoje dhe anuloje te gjitha veprimet te cilat ne opinionin e saj nuk jane ne perputhje me ligjin. Ajo po ashtu mund ti drejtohet prokurorise per cdo rast te natyres penale.

Ne parim Partia Socialiste dhe aleatet e saj ne se desherojne mund te ngrene komision hetimor dhe te hetojne cdo gje qe ka lidhje me qeverisjen e djeshme por ato nuk kane asnje te drejte qe te perfshijne ne hetimin e kerkuar nga opozita ceshtje qe nuk jane ne objektivin e kesaj te fundit per me teper qe nuk eshte normale qe opozita te ngreje komision ku te hetoje vetveten.

Perse maxhoranca shkel kushtetuten duke mos lejuar te ngrihet komisioni hetimor i kerkuar? 

Logjika ta do qe shumica i trembet rezultateve te hetimit. Shumica eshte e ndergjegjeshme qe ne emerimet ne administraten publike jo vetem rastet e videntuara deri me sot, por edhe te tjera kane probleme me ligjshmerine, ka jo pak individe te tjere te cilet jane denuar me vendime te formes se prere per vepra te renda penale midis te cilave per pjesmarrje ne trafikimin e lendeve narkotike.

E ndodhur para nje situate te tille, e krijuar jo nga gabime te rastesishme por nga veprime te qellimshme per te shperblyer ata te cilet kontribuan me veprime jo legale per te sjelle kete maxhorance ne pushtet, zgjidhet rruga e shkeljes se kushtetutes, mohimit te nje te drejte themelore te opozites me synimin per ti mbyllur asaj gojen dhe opinionit publik ti mohoje te drejten per tu informuar nepermjet inisiativave te opozites ne Kuvend.

Komisioni hetimor parlamentar per shkarkimet dhe emerimet ne polici vertetoi me fakte jo vetem shkarkimin jo ligjor te dhjetra drejtuesve te policise, por cfare eshte me e keqja, me dhjetra raste emerimeshte reja ne poste kyce qe kane te bejne me kontrollin e trafiqeve, te individeve me precedente penale ose te shkarkuar nga vete qeverisja socialiste para vitit 2005 per shkelje te renda ose lidhjeme krimin e organizuar dhe trafiqet.

Te nderuar kolege,

Dje komisioneri per zgjerimin prezantoi raportin e Komisionit europian per Shqiperise dhe rekomandimin per dhenjen Shqiper

ise te statusit te vendit kandidat. Jo vetem ne raport por edhe ne prononcimet para medias ai theksoi rendesine e c’tensionimit te klimes politike ne vend dhe nevojen e bashkepunimit midis te dy kraheve te politikes.

Vetem 24 ore pas ketij apeli, maxhoranca me arrogancen e votave qe ka ne parlament, perpiqet ti mohoje opozites nje te drejte qe ja ka dhene kushtetuta, nje te drejte per te cilen Gjykata Kushtetuese eshte shprehur disa here me e fundit e te cilave eshte data 16 Maj 2014.

Natyrshem lind pyetja se kush e acaron klimen politike ne vend, opozita qe kerkon nje te drejte legjitime te saj, me ane te se ciles ajo ushtron funksionin si opozite apo maxhoranca e cila hapur fare, me arrogancen qe buron nga shumica qe ka ne Kuvend shkel kushtetuten dhe perpiqet ti mbylle gojen pakices.