Kryetari i PD Lulzim Basha mori pjesë në Kuvendin Zgjedhor të PD-së në Vlorë

 

Në historinë e re të pluralizmit në Shqipëri, theksoi zoti Basha, demokratët arritën të zëvëndësojnë sundimtarët dhe injorantët me intelektualë, të ndryshojnë vendin dhe të ndërmarrin reforma të mëdha. Ashtu si 24 vite më parë, shqiptarët keërkojnë sërisht sot, tha Basha, ndihmën e demokratëve për t’i shpëtuar nga sundimtarët, depresivët, delirantët  dhe bota e krimit në pushtet. Për këtë arsye ai i cilësoi zgjedhjet në PD të një rëndësie kapitale për të transformuar profilin e lidershipit kombëtar.

“24 vjet më parë ne hodhëm diktaturën dhe shembëm komunizmin. Ne zëvëndësuam sundimtarët dhe injorantët me intelektualët më të shquar. 10 vjet më parë ishim po ne demokratët që larguam nga pushteti qeverisjen më të korruptuar të Europës me një elitë politike dhe intelektuale me staturë perëndimore. Shqipëria na ka kërkuar për punë të mëdha dhe ne e kemi nderuar sepse në ADN tonë politike qendrojnë ndershmëria aftësia dhe liria. Kohët kanë ndryshuar por sfidat mbeten të njëjta. Dëgjojmë jehonën e vendit që thërret për ndihmë, na thërret ta shpëtojmë nga sundimtarët, nga depresivët nga delirantët dhe nga bota e krimit. Vendi kërkon dhe njëherë të mbështet në forcën, ndershmërinë dhe vlerat tona. Ja pse këto zgjedhje kanë rendesi kapitale. Ne nuk po zgjedhim thjesht disa kryetarë por një sistem që do të transformojë përfundimisht profilin e lidershipit kombëtar”, tha Basha.