Kryetari i PD Lulzim Basha mori pjesë në Kuvendin Zgjedhor të PD-së Kukësit.

 

 

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka marrë pjesë në Kuvendin Zgjedhor të kësaj partie në Kukës. Zoti Basha ka sjellë në vëmendje diskriminimin që qeveria po iu bën zonave që nuk votuan për të, ndër të cilat është edhe Kukësi i cili ka përfituar zero fonde gjatë këtij vitit. Por jo vetëm kaq, në 10 muaj kjo mazhorancë, sipas zotit Basha, nuk ka sjellë asgjë të mirë për vendin, vetëm përkeqësim në çdo fushë. Pushteti në filozofinë e  rilindjes, tha Basha, është mall që blihet dhe shitet. 

 

“Halli i madh që ka zënë këtë vend është fakti se Edi Rama dhe ilir Meta, siç e faktuan edhe këtu në Kukës, e para çdo shqiptari nuk e kanë ndërmend të prodhojnë asgjë të mirë për këtë vend . Nuk e kanë pushtetin për qytetarët, për shqiptarët, për të bërë diçka për të përmirësuar diçka në fund të fundit, për të lënë një gjurmë, e kanë vetëm për veten e tyre, e kanë mall prandaj e blejnë. Se blejnë votat,  se blejnë kryetarë bashkie, se blejnë vullnete, është një krim i rëndë, është korrupsion politik. Po nuk ndalen me kaq. Pasi kanë marrë pushtetin kanë promovuar nga Parlamenti e deri në postet më të larta drejtuese njerëz të lidhur kokë e këmbë me krimin”, tha Basha.

 

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka uruar nga kukësi siç e do zakoni edhe kryeministrin per ditëlindje.

 

“Meqe ka ditëlindjen, le t’i urojmë gëzuar nga Kukësi sipas zakoneve tona fisnike. Dikush kishte vënë re se është më i moshuari mes Presidentit, Kryetarit të Kuvendit dhe shefit të opozitës. Këtë që është i vjeter, e më i vjetri, kush nuk e di, por kilometrazhin se kishte treguar deri tani, e paska dhe kilometrazhin”, tha Basha.