Intervista e Ish-kryeministrit Berisha dhënë televitionit ABC News
Pyetje: Zyrtarët amerikanë, si znj Nuland apo Sek Kerry, kanë lëshuar mesazhe shumë të forta se vendet e Ballkanit Perëndimor vërtet kanë arritur një stad shumë të mirë përsa i përket qasjes së Bashkimit Europian, por theksojnë se korrupsioni, konfliktet politike apo etnike janë një rrezik permanent duke kërcënuar demokracinë në këto vende. Në deklaratën e z. Kerry përmendet edhe Shqipëria duke ju referuar edhe situates mbi mungesen e ambasadoreve. Si i shihni këto deklarata në kontekstin shqiptar dhe politikën shqiptare, e cila është në konflikte të vazhdueshme këtë kohë?
Ish-kryeministri Berisha: Këto deklarata janë një alarm që vijnë nga SHBA për të ardhmen e demokracisë në këto vende. Shqipëria dhe vende të tjera, para Shqipërisë, kanë bërë një progres të rëndësishëm drejt BE, por do të ecin këto drejt Europës apo do të ndërtojnë sistemin kleptokratik, sistem në të cilin jo vetëm vlerat e demokracisë, por në të vërtete edhe sovraniteti kombëtar rrënohen, dhe sistem që në Shqipëri po ndërtohen në mënyrë të vendosur nga dyshja Rama-Meta me bashkëpunëtorët e tyre.
Pyetje: Kemi një situatë bojkoti të PD, ndërprerjet e marrëdhënieve me parlamentin tashmë është deklaruar nga kryetari i PD z. Basha, ardhur kjo edhe nga dhuna e përsëritur ndaj deputeteve të saj për shkak të fjalës së mbajtur në parlament në disa raste. Jemi në këto kushte edhe të alarmit amerikan të shprehur për këto vende të Europës posaçërisht për Shqipërinë, ju jeni deklaruar por fakti që kemi edhe këto deklarata nga SHBA e bëjnë edhe më të besueshëm akuzat e opozites?
Ish-kryeministri Berisha: Sot më shumë se kurrë është jetike një vetëdije qytetare për zhvillimet në këtë vend. Ajo që ndodh në parlament, është përpjekje kriminale e Edi Ramës për të asgjësuar politikisht opozitën, për ta shndërruar atë në pseudo-opozitë. Le të marrim shembullin, Genti Strazimiri është njëri prej deputetëve më vokal të opozitës në parlamentin shqiptar. Rama për të dytën herë më radhë ndërsen bandat e tij në Parlament kundër Strazimirit. Rasti i parë nisi pasi Strazimiri mori fjalën pas një dalje të dezikuilibruar të Ramës, qartësisht për syrin e çdo njëriu i intoksikuar nga droga, dhe i tha se këtu foli para meje “miss kokaina” dhe mjaftoi për të organizuar atë që organizoi në korridoret e Parlamentit. Kurse rasti i fundit ishte evident dhe unë dua të falënderoj për meritën dhe kontributin televizionin ABC Neës që nuk bëri gjë tjetër veçse mblodhi segmentet e seancës non stop parlamentare ku faktoi se Edi Rama ishte njeriu që organizoi atë që ndodhi. Ai i dërgoi me mesazh deputetes Xhaçka të ngrihet të bëjë pyetje, që nuk ndodh kurrë në historinë e Parlamentit. Nuk ndodh kurrë që një folësi në Parlament të ngrihesh ti prapa dhe ti bësh pyetje. Pyetjet, në rregulloren e Parlamentit, janë e drejtë vetëm e ministrave dhe kryeministrit, por në këtë rast që i duhet ngriti një ndrikull, e cila i lejoi vetes të keqpërdorej në atë shkallë ekstreme dhe bëri pyetje. Çfarë pyeti? Emra. Sepse Strazimiri tha se rreth 19 deputet janë me precedent penale. Dhe i kërkoi emra. Natyrisht. emri dihet. I pari është Edi Rama. Dhe kur Strazimiri iu përgjigj, Rama urdhëron falangat e krimit në Parlament dhe godasin në korridoret e Parlamentit, në seancë plenare deputetin që sapo kishte diskutuar.
Së dyti, Kushtetuta e Shqipërisë dhe Gjykata Kushtetuese i njohin opozitës të drejtën e komisioneve parlamentare. Edi Rama me Ilir Metën të cilin e ka shndërruar në një vegël të vetën , absolutisht, për arsye të qarta, i cili sa here që kthehet nga jashtë i thotë se ata më kërkojnë “arrestojeni Metën”, pavarësisht se ata ma kërkojnë unë nuk të arrestoj ty, Edi Rama me Ilir Metën, në kundërshtim flagrant me Kushtetutën dhe vendimin e Gjyk Kushtetuese nuk lejojnë opozitën të krijojnë komisione hetimore parlamentare. Nuk lejojnë opozitën të krijojë edhe komisionin të fituar me Gjykatë Kushtetuese për serverat, nuk lejojnë opozitën të krijojë komision për emërimet e kriminelëve në të gjitha nivelet e administratës. Atëherë në këto kushte a ka vend në Parlament për opozitën? Ka vend në këtë Parlament ku janë futur kriminelë, vrasës dhe përdhunues dhe dhunojnë opozitën për fjalën e lirë, ku opozitës nuk i lejohet të krijojë komision hetimor? Opozita nuk mund të jetë stoli.
Pyetje: Është një vendim vetëm për këtë sesion apo edhe për sesionet e ardhshme parlamentare?
Ish-kryeministri Berisha: Të gjitha këto duhet kryetari i PD të japë përgjigje. Unë e kam përshëndetur këtë vendim.
Pyetje: Ju publikoni dosje me abuzime, ndërsa Rama bën një analizë 300 ditore sot, keni ndonjë mesazh lidhur me këtë analizë?
Ish-kryeministri Berisha: 300 ditët e qeverisjes së tij e kanë nxjerr Edi Ramën më lakuriq se çka dalë në plazhet e botës. Kjo është ajo ç’ka mund të them, të gjitha mashtrime kanë dalë dhe e vërteta është se ka dalë në shesh se ç’përfaqëson.