Berisha: “Gjykoj se për opozitën nuk ka më vend në këtë parlament. Unë gjykoj se ky parlament i mbushur me vrasës, trafikant, kriminel, përdhunues, që drejtohet nga kreu i meduzës së krimit të organizuar Edi Rama, është i papajtueshëm me ekzistencën e një opozite demokratike.
Pas diskutimit të deputetit Gent Strazimirit, me urdhër të Edi Ramës, një nga banditët e parlamentit e agreson këtu tek po pinte një cigare. Mendoj se ky është një akt i pashembullt, që dëshmon fytyrën e vërtetë të Edi Ramës dhe klikës që ka uzurpuar pushtetin.
Përfaqësuesit e popullit, përfaqësuesit e opozitës janë këtu për të mbrojtur interesat e qytetarëve, por në kushtet e krijuara në këtë parlament, mendoj se nuk ka më asnjë hapësirë për veprimtarinë e tyre. Ky ishte një akt i shëmtuar, i përsëritur, me të cilin Edi Rama do të tregojë se cilido që atakon atë, mund t’i ndërsejë horra, kriminel, vrasës, trafikant kundër tij.
Unë them se ka bërë një gabim fatal. Ky është një provokacion i ulët për çdo qytetarë të opozitës shqiptare. Ky është një provokacion i ulët për çdo qytetarë që beson në vlerat qytetare, në sjelljet, në dialogun, në debatin.
Ky është një provokacion i ulët për tërë demokracinë shqiptare dhe me këtë përsëritje, unë personalisht nuk shoh më hapësirë për opozitën shqiptare në parlament.
Parlamenti nga tempull demokracie është një strofull krimi dhe kriminelësh, me të cilin ne nuk na lidh më gjë.“