Shpjegim i përmbledhur i të dhënave që përmbajnë dokumentat.
Në Dokumentin nr 1: 2013.09.30 Letter to Albania State Attorney/ Letra e Hamid Gharavi, konsulentit ndërkombëtar drejt Qeverise Shqiptare:
·Në këtë letër tregohet plotësisht shqetësimi i avokatit ndërkombëtar për mosprocedim të hapave që janë rënë dakort me qeverinë Shqiptare që në Nëntor 2012 dhe këshillave të tij për përgatitjen dhe përfundimin e 2 raporteve nga 2 kompamitë ndërkombëtare, përkatësisht BBO dhe BBH.
Në dokumentin Nr.2, GAR- Albania settles with CEZ
·Në faqen 2 paragrafi i parafundit, jepet deklarata e Hamid Gharavi që shprehet se ai personalisht ka qënë i përjashtuar nga negociatat.
Në dokumentin Nr. 3, BBH Report:
·Ne kapitullin 5 (Evaluation of investments) perkatësisht në pikat 3/4/5/6/7/8, provohet vlera shumë e ulët e investimeve të CEZ në rrjetin e shpërndarjes, në kundërshtim me kontratën dhe me detyimet e tij kontrakltuale dhe me aprovimin e ERES, në me pak se 50% të investimeve të aprovuara.
Në dokumentin Nr.4 , FINAL BDO Claims Report 10 Feb 2014 – Final Report
·Në faqen 15 tregohet problematika financiare e CEZ deri në çastin e marrjes së liçensës.
·Në faqen 16 tregohen investimet e munguara në rrjet nga ana e CEZ.as.
·Në faqen 17 jepet vlerësimi për humbjet e kompanisë CEZ.as si rezultat i menaxhimit të dobët të saj.
·Në faqen 18 jepet vlerësimi për borxhin e keq në rritje të CEZ.as.
·Nga faqja 18-21, paragrafi i fundit e në vazhdim, janë pretendimet financiare të Republikës së Shqiperërise ndaj CEZ.as të përllogaritura nga konsulenti ndërkombëtar BDO, në vlerën 3 Miliard USD.
·Në faqen 20, pragrafi 2.25 tregohet qartë se qeveria Rama, nuk ka bërë asnjë përpjekje për të vlerësuar dëmet që CEZ i ka shkaktuar konsumatorëve shiqptarë dhe ekonomisë shqiptare.
Në dokumentin Nr.5, FINAL BDO Valuation Report (CEZ Sh.a.) 10-02-14 (1)
·Ne faqen 6 paragrafi i fundit, provohet nga Konsulenti Ndërkombëtar BDO se vlera e kompanisë në çastin e heqjes së liçensave ishte negative.
Në dokumentin Nr. 6, SPA Memorandum December 31 2012 Final Draft:
·Dokumenti i hartuar nga konsulenti ndërkombëtar që tregon hapat që duhet të ndërmarrë qeveria shqiptare për të paditur në arbitrazh ndërkombëtar CEZ .as dhe Cez shpërndarje.
Në dokumentin Nr. 7, Raport Ministrit të Energjisë:
·Është letra që Kryeavokatja e Shtetit i ka dërguar Kryeministrit dhe Ministrit të Energjisë, duke e vënë plotësisht në dijeni për çështjen e CEZ dhe hapat që duhet të ndërmerreshin, sipas kërkesave dhe këshillave të konsulentit ndërkombëtar.
Kopjoni linkun e mëposhtëm për të aksesuar dokumentacionin e plotë: https://www.wetransfer.com/downloads/fd910e5a2d5f33c94e5ec9d4a67554ad20140731124541/6c6957