Tё nderuar kolegё,
Nё fakt nuk ka gjё mё tё turpshme sesa tё shohёsh kёtё sallё bosh, por ёshtё edhe mё e turpshme kur shef keto karrige kёtu tё gjitha bosh. Ndёrsa edhe mё e rёndё ёshtё, po tё pyesёsh cdo-njёrin prej deputetёve tё Partisё Socialiste apo qoftё dhe kёta tё dy zotёrinj Ministra qё kanё ngelur pasi qё tё gjithё kanё ikur, ku e kanё sot Kryeministrin?! Ku ёshtё sot Kryeministri?! Sepse nё rast se pёr Kryetarin e Kuvendit e dimё qё ka ikur nё njё vizitё zyrtare, Kryeminsitri ka humbur pa nam dhe pa nishan. As familja nuk e di se ku ёshtё e jo mё ta dini ju!!!Dhe pse iku.?Sepse e dinte qe vrasja e te ndjerit Santo dhe dorëzimi I shtetit do ishin ceshtja sot e nuk mund tё pёrballej.
Tё nderuar deputetё, Rezoluta e punёs sё prokurorisё pёrkon pikёrisht me kohёn kur njё javё mё parё ndodhi njё ngjarje shumё e rёndё, shumё e rёndё nё Tiranё. Sigurisht qё cdo kush prej nesh duhet ta kishte temё dite kёtё pikё, sigurisht qё cdo kush prej nesh do tё ishte shume I shqetёsuar pёr atё cka ndodhi dhe jo vetёm pёr atё cka ndodhi, sepsё ajo ishte vetёm kulmimi, pasojё e rёnies sё policisё nё batak si pasojё e inkriminimit tё kupolёs, i njё anarshie dhe paaftёsie totale nё Ministrinё e Brendshme pёrsa I pёrket rendit dhe sigurisё nё vend, ai ishte kulmimi I aktivitetit kriminal qё ka mbuluar vendin nё kёtё njё vit tё kёsaj qeverisjeje.
Kur ne para nje viti paralajmёruam qё po sillet rrotull nёpёr vend njё njeri qё vetёm mashtron dhe gёnjen dhe ky njeri quhet Edi Rama, sigurisht qё kishte nga ata njerёz qё nuk e besuan sepse pёrrallat dokrrat dhe mashtrimet I morёn pёr rezolut e pёr tё vёrteta dhe e votuan. Kur ne thame qe ky ёshtё I kapur nga krimi prej fyti shumё thonin qё ju I keni akuza politike.
Kur u formua kjo qeveri dhe Ne drejtuam gishtin qoft nga Kryeministri qё mbush hundёt qoft nga Ministri i tij gjygjyrym, qё kjo dyshe nuk ka pёr tё pas ndonjёherё shans tё vendos rend dhe siguri, tё mbёshtesё dhe tё ndёrtoj shtet ligjor nё kёtё vend ju tё nderuar kolegё tё mazhorancёs megjithёse nё njё pjesё tё mirё tuajёn ishit dakort me ne por publikisht reaguat dhe nuk e pranuat kёtё qё thamё.
Koha dal ngadal, nga dita nё ditё, vёrtetoi se gjithcka cka kishim thёnё ne ishte e vёrtetё dhe ndodhi sic ju paralajmёruam. Cfarё ndodhi? Jo rastёsisht ditёn qё u instalua kjo qeveri, filloi tritoli nga cepi nё cep, kaloi koha e tritolit filloi koha e maskave, kaloi koha e maskave..e cila nё fakt nuk ka kaluar por po vazhdojnё maska sepse edhe dje dy familje u lidhёn kёmbё e duar nga maskat nё mes tё drekёs. Njё nё Paskuqan dhe njё tjetёr nё njё fshat tё Tiranёs, u lidhёn nё mes tё drekёs, ku njёrёs I morёn 5000€ dhe familjes tjetёr u keqtrajtuan dhe ju vodhёn gjithё plackat e shtёpisё. Policia nuk ishte asgjёkundi.
Vrasja, le tё kthehemi tek pika qё tregon dorёzimin e shtetit qё ёshtё vrasja e tё ndjerit Artan Santo. Ku I kishe cunat Edvin? Ku I kishe cunat Saimir Mavria, qё tju thoje “bravo cuna”?! Ku I kishit cunat kur nё mes tё bllokut nё mes tё ditёs nё zonёn mё tё survejuar tё gjithё Shqipёrisё jo vetёm tё Tiranёs, nё zonёn mё tё populluar tё vendit, nё zonёn ku glojnё punonjёsit e policisё civil apo me uniforme u vra njё nga bisnesmenёt mё tё suksesshёm tё kёtij vendi. U vra nё sy tё policit ku nuk keni mundёsi ta mohoni, sepse tё gjitha pamjet filmike e vёrtetojnё. E vёrtetojnё qё njё orё e gjysёm motorri me vrasёsit, pa targa u vёrdallis nёpёr rrugёt e Tiranёs nёn hundё tё policёve dhe cunat e Sajmirit dhe tё Edvinit bёnin sehir. Motorri kaloi dy metra larg policit, dhe kёta bёnin sehir. U vra I ndjeri Santo, policia bёnte sehir. Thuhet se njё polic qarkullimi pati kurajo tё njoftonte dhe ta ndiqte me motor por dhe atij tё ziut iu fik motorri se nuk kishte karburant. Thuhet se polici njoftoi. Ku ishte shteti? Ku ishte Policia? Ku ishte Ministria e Brendshme qё nuk reagoi dhe la qё pёr gjysёm ore pas vrasjes nё Tiranё tё sillej rrugёve e rrugicave motorri me vrasёsit, dhe asnjё postbllok nuk u ngritё, asnjё polic nuk mori kurajon ti dilte para dhe ta ndaloj se pёr parandalim nuk flasim dot me kёtё gjёndje ku e keni zhyt policinё. Ku ishin pra cunat ?! Sepse kur vranё njё qytetar tё pa dёnuar mё parё e jo mё tё quhej kriminel, the “bravo cuna”, e kur kriminelёt janё nё mes tё bllokut dhe vrasin bisnesmenin ju te dy me Edvinin u meket. Meket ky qё na doli I gafurrur si lideri I Boco Haramit, me maska nё televizor dhe terrorizoi fёmijёt. Pse sdole me ato maskat kur u vra Artan Santo dhe tё kёrcёnoje kriminelёt, por u fshehe, u fshehe si miu nё vrimё, ti dhe shefi jot.
Pse ndodhi kjo vrasje ?! Sepse krimi e din mirё qё ёshtё shkatёrruar policia, se kёta kёtu janё peng e krimit. Sepse kёtu nuk ka Shtet. U premtua qё do na rilind thanё Policia. Cfarё ka ndodh? Cfarё flasin statistikat?! Ku ёshtё e vёrteta? Policia po gremiset me shpejtёsi marramёndёse. Policia ёshtё e shkatёrruar totalisht. Dhe kёtё nuk ёshtё se e themi ne. E thonё edhe dokumentat qё disponoj kёtu, tё vet policisё, ia ku I keni, tё gjitha dokumenta zyrtare tё policisё sё shtetit.
Cfarё thonё?! Se kёtu qёndron problemi. Tё tjera gjёra thoni publikisht qoft Edvini qoft ky mavria kёtu, por nё fakt policia materialet pёr pёrdorim tё brendshёm pranon tё vёrtetёn e dorёzimit tё saj. Dhe pёrgjegjёsit I ke ketu sipёr. Dyshja kёtu ёshtё shkatёrruese. Ja c’thuhet. Nё planin e masave ndryshe nga mburrjet publike thuhet sa vijon: “ditёt e fundit konstatohet njё intensifikim I veprimtarisё kriminale nё drejtim tё vrasjeve, vjedhjeve me dhunё me armё tё favorizuara kёto edhe nga situatat, ku objekt sulmi kanё qenё pikat e karburantit, lojrat e fatit, kazinot, shtёpitё, automjetet si dhe objekte tё ndryshme tё aktivitetit privat”. Ky eshte dokumenta zyrtar i Ministrisё sё Punёve tё Brendshme.
Pra ky dokument zyrtar pёrcakton realisht gjёndjen sesi ёshtё, por ёshtё pёr qarkullim tё brendshёm. Publikisht na cicёrojnё Edvini me marvinё, dalin dhe cicёrojnё pёr mrekullinё qё kanё bёrё me rendin dhe sigurinё. Por ia ku ёshtё e vёrteta sepse kjo qeveri nё vend qё tё merret me punё dhe tё vazhdojnё tё inkurajojnё strukturat policore pёr rend dhe siguri merren me fallsifikim tё dhёnash dhe merret vetёm me propagandё. Merren cdo ditё me propagandё pёr ti fshehur shqiptarёve tё vёrtetёn, jo vetёm pёr sa I pёrket situatёs pёr rendin dhe kriminalitetin, por edhe me ekonominё dhe gjithcka.
Pra I kemi dokumentat. Ia ku janё. Ju nxjerrin tё palarat nё shesh. Por do vazhdojmё edhe mё tutje. Njё dokument tjetё, pёrsёri I Ministrisё sё Brendshme, nё tё cilin citohet: “mangёsitё dhe tё metat qё cojnё nё mosfunksionimin sic duhet tё strukturave policore konsistojnё nё marrjen e masave
tё pamjaftueshme nё drejtim tё parandalimit tё ngjarjeve kriminale dhe cdo veprimi tё kundraligjshёm” Dokumenti zyrtar vёren, “marrjen e masave tё pamjaftueshme nё drejtim tё parandalimit tё ngjarjeve kriminale dhe cdo veprimi tё kundraligjshёm”. Cfarё tregon kjo? Pra ёshtё shkatёrruar policia e shtetit. Kjo dyshe I ka vёnё minat Policisё sё Shtetit dhe e ka nxjerrё jashtё binarёve funksionar qё e pёrcakton ligji.
Ka dhe njё problem tjetёr, paaftёsi totale, corganizim total. “Mospёrcaktimi I sakt I zonave problematike tё krimit dhe aktivitetit kriminal ka sjellё zhvillim dhe rritje tё frikshme tё fenomenit tё vjedhjeve dhe vrasjeve. Duhet tё bёhet studim thotё dokumenti dhe tё pёrcaktohet qartё harta e zonave problematike tё ndara sipas tendecave kriminale si krimi kundёr pasurisё, vrasje, vjedhje tё hapura, armёmbajtje pa leje dhe zonёs ku frekuentohen nga kontigjenti”. Pra ka njё vit kjo qeveri, ka njё vit mavria Ministёr bashkё me drejtuesit e Policisё sё Shtetit dhe nuk janё nё gjёndje tё ndёrtojnё njё hartё te zonave me intensitet kriminal, pёr Tiranёn pa le mё pёr gjithё Shqipёrin, ku tё pёrcaktojnё zonat ku vepron dhe aktivizohet kontigjenti kriminal. Pra nuk janё nё gjёndje tё pёrcaktojnё hartёn e veprimtarisё kriminale dhe tё kontigjentit dhe sot ky funksionon me hartёn qё ёshtё bёrё kur ishim ne nё qeverisje.
–Koco sa pёr tё tё informuar, hartat pёrpunohen cdo gjashtё muaj sepse kontigjenti leviz dhe nuk janё konstante zonat me aktivitet kriminal, qё ta mёsosh ti meqё nuk e di!
Po marrё Tiranёn, gjatё katёr muajve thotё komunikata janё evidentuar 3355 vepra penale, vetёm nё Tiranё. Ndёrkohё njё vit mё parё 1938. Janё 1610 vepra vetёm nё Tiranё mё shumё se njё vit mё parё. Nёse ju kujtohet Edvini dhe mavria kur lёviznin nёpёr Shqipёri, cfarё thoshte? 26000 vepra pёr njё vit nё Shqipёri dhe kjo tregon qё kriminaliteti ёshtё rritur. Ndёrkohё nё aktualitetin e qeverisjes sё tij janё vetёm 1600 vepra mё shumё se njё vit mё parё pёr katёr muaj vetёm nё Tiranё. Sa do shkojnё numri I veprave kriminale pёr njё vit? Do shkojnё 35000 me kёtё ritёm qё keni ju. Cfarё do tё thotё pra, po tё ecёsh me logjikёn e kёtyre tё dyve, qё sigurisht personalisht nuk jam plotёsisht dakort, I bie qё ku po shkoni, ku po shkon ku vend?! Kush prej jush ndjehet I sigurt kur lёviz nёpёr Shqipёri?!
Po marr disa shembuj shume domethёnёs vetёm pёr Tiranёn qё tё shohim cbёhet nё polici Vetёm nё Tiranё kanё qenё 64 patrulla policie qё patrullonin zonat e ngarkuar tё saj. Sa ka sot mavria? Ka 24. A dini pse ska? Se te gjithё policёt e Tiranёs nё vend ti ngarkojё me ruajtjen e rendit e sigurisё, I ka turrur me bllok nё dorё tё vёnё gjoba qytetarёve e jo ti ruajnё ata. Makina tё prishura dhe tё ngelura nё oborre komisariatesh, nuk ka karburant pёr tё lёvizur. Ka lёnё policinё nё ditёn mё tё zezё, pa karburant dhe pa servis. Dhe pёr shёrbimin e njё makine policie duhet tё firmos Sajme mavria. Ja nё kёtё derexhe e kanё katandisur ndaj ju ka dalё gjithё situata nga kontrolli.
Tё nderuar deputetё tё maxhorancёs,
Kryetari juaj pretendoi dhe premtoi nё fushatё se pёr njё vit do tё heqin kontigjentin e krimit nga rruga. Cfarё bёri realisht? Hoqi njё pjesё tё kontigjentit kriminal nga rruga dhe I coi nё zyrё. Pra nga rruga kontigjentin e kaloi nё zyrё duke I bёrё drejtora, e pastaj thoni pse gjithё ky trafik droge, pse gjithё ky kriminalitet?! Por kontigjenti I zyrave sёbashku mё kontigjentin e rrugёs qё operojnё cdo ditё, bёjnё vrasjet, trafikun dhe kanё krijuar kёtё situatё kaotike tё frikshme pёrsa I pёrket rendit dhe sigurisё.
Ana tjeter, jo mё pak e rёndёsishme, zbulueshmёria, zero. 13 vrasje bisnesmenёsh. Sa janё zbuluar? Zero. Sa raste tritoli kemi? Sa ёshtё zbulueshmёria? Zero. Cfarё tregon kjo? Kjo tregon tё nderuar miq njё gjё. Paaaftёsi nё punё dhe mosbashkёpunim me komunitetin po pse nuk bashkёpunon komuniteti?! Sepse ka mosbesim tё thellё tek drejtuesit e policisё dhe tek ky mavria. Pse nuk I afrohen sot policisё informatorёt. Se nuk kane besim se shiten menjeher. Kush e vёrteton kёtё qe thua do thoni ju? Dokumenti I policisё e vёrteton. Ia ku e kam. Ky ёshtё dokumenti qё Nёndrejtori I Policisё Kriminale ju con vartёsve nё tё cilin shёnon: “9 nga 10 specialist tё krimeve nuk tёrheqin dot informator pavarёsisht mungesave organike (pra ka mungesa organike), nuk mendoj se pjesa tjetёr e specialistёve gjenё ndonjё justifikim bindёs pse nuk kanё tёrhequr informatorin”. Cfarё ёshtё informatori? Informatori ёshtё njeriu qё informon dhe personi numёr nji qё bashkёpunon me Policinё dhe qё tё operojё ai duhet tё ketё besim. Por cndodh sot?
Pra 1 nё 10 oficerё tё kriminalistikёs mund tё rekrutojnё dhe tё mbajnё tё angazhuar informatorёt. Kjo ёshtё gjёndja e rendit dhe e sigurisё le tё dali dhe ti mohojё shifrat mavria apo Edvini. Sa I kanё vrasje? Pёr 300 ditё qё pretenduan se do vendosnin rendin dhe sigurinё, kanё arritur 126 vrasje. Tё shofim sa do shkoj ku tё mbushin vitin!
Merreni me te qetё e mos bertisni, se nё fakt kёshtu e keni marrё tё gjithё ju, sepse askush prej jush nuk kёrcёnohet tё vritet, por vriten qytetarёt, prandaj e merrni kaq qetё ju e me tё qeshur. Sepse askush prej jush nuk ёshtё I shqetёsuar. Por ne kёtu nuk jemi pёr tё folur pёr shqetёsimin tuaj apo tonin, por pёr shqetёsimet e qytetarёve sepse tё kёrcenuar nuk janё deputetёt, kёrcёnohet qytetari, kёrcёnohet bisnesmeni. Dhe thirrini mendjes se me kёtё mavrinё kёtu, nё pus po e coni vendin. Rendi dhe siguria sot janё sinjali mё alarmant pёr kёtё qё them.