Deklaratë e deputetit Gjergji Papa

 

 

Prej 16 ditësh, Edi Rama i fshihet përgjegjësisë që duhet të mbajë për organizimin dhe porositjen e dhunës në Parlament ndaj përfaqësuesve të opozitës.

Heshtja e Ramës edhe pas publikimit të dosjes së plotë me prova të pakontestueshme të inkrimiminit që ai i ka bërë parlamentit, e bën atë edhe më përgjegjës në sytë e mbarë opinionit publik.

Edi Rama kërkoi një emër dhe fakte.

Tani të gjithë qytetarët e vendit u njohën me emrin dhe me faktet, dhe mbarë opinioni publik flet për këtë rast.

Vetëm Edi Rama, ai që kërkoi emrin dhe faktet, hesht për deputetin Arben Ndoka dhe dënimin e tij në Itali me akuzën e shfrytëzimit të prostitucionit në rrethana rënduese dhe heqje të lirisë së tjetrit.

Heshtja e Ramës është e kuptueshme kur dihet se ai, me dashje të plotë, dëboi nga lista dy kandidate gra për t’i hapur rrugën futjes në parlament të Ndokës, i cili do të bëhej pjesë e skuadrave të dhunës ndaj opozitës.

Por kjo heshtje 16 ditore, e bën Edi Ramën 16 herë më shumë përgjegjës dhe fajtor në sytë e shqiptarëve, për inkrimimin e parlamentit dhe përpjekjen për ti mbyllur gojën opozitës.